Ambasada shqiptare në Athinë: Nuk viktima nga shtetasit shqiptar, vetëm një i plagosur nga zjarri

24 Korrik 2018, 13:52Kronika TEMA

Athina është përfshirë nga zjarret duke shkaktuar dhjetra viktima e qindra të plagosur.

Sipas mediave greke zjarret vazhdojnë të jenë aktive në ditën e dytë ndërsa zjarrfikësit e kanë humbur betejën për shuarjen e tyre.

Në vendin fqinjë jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë dhe interesi për fatin e tyre ka qenë shumë i madhë.

Por ambasada shqiptare në Athinë zyrtarisht nuk konfirmon asnjë viktimë nga komuniteti shqiptar që jeton në zonat e prekura nga zjarret.

Pas një interesimi të “TemA Tv”, ambasada thekson se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar.

Sipas ambasadës në një spital në kryeqytetin helen ndodhet i shtruar vetëm një shtetas shqiptar.

Informojmë se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. 

Sipas këtyre autoriteteve të vdekurit nuk jane identifikuar ende, ndaj nuk mund te konfirmojne nese mes tyre ka shqiptare. 

Ndërkohë, në spitalin Evanggelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente“, bën me dije ambasada shqiptare në Athinë në reagim e saj për “TemA Tv”.

3 komente në “Ambasada shqiptare në Athinë: Nuk viktima nga shtetasit shqiptar, vetëm një i plagosur nga zjarri”

  1. Bomi says:

    Zoti i rujt shqiptarët amin

  2. says:

    Anijet Greke derrdhin naftë për të ndotur detin dhe larguar turistët nga vëndi ynë. Ky është fytyra original e grekut

  3. Professor says:

    S bje rrufeja n hale.
    S bje zjarri ke shqiptari
    Se gje gjo e lig t keqinj se ka imunitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje