Gjyqtari i Tiranës kalon Vetting-un, Astrit Faqolli konfirmohet në detyrë

25 Korrik 2018, 09:15Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin Astrit Faqolli, duke e konfirmuar atë në detyrë pasi kaloi me sukses Vettingun.

Mbështetur tek raporti i ILDKPI-së, KPK pohon se Faqolli ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, burimet janë të justifikuara dhe nuk ka deklarim të rremë apo fshehje.

Nga të dhënat e ILDKP-së, Faqolli ka në pronësi një truall me sipërfaqe 32 m2 në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum, lokal dhe banesë.

Po ashtu subjekti ka deklaruar si burim të të ardhurave nder vite dhe një hua.

Trupi gjykues për rivlerësimin e tij përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje