Tërmetet, sasitë e mëdha të reshjeve, rrëshqitjet e masave të mëdha të dheut apo avaritë në portat e shkarkimit apo tubina janë të gjitha arsye që shërbejnë për të ndërtuar një plan emergjence për një hidrocentral. KESH bëri me dije se aktualisht Kaskada e Drinit, burimi kryesor energjetik në vend, është tërësisht e mbuluar me plane emergjencash dhe gatishmërie të cilat sanksionojnë nga katër skenare për secilin prej HEC-ve , Fierzën, Komanin dhe Vaun e Dejës.
Të paktën për Fierzën ekziston një skenar bazë që cilësohet si skenari zero dhe që është ai më I zakonshmi. Ky skenar bazohet kur ndodhin: a) tërmete me magnitudë 3-7 shkallë Rihter; b) ndërprerje disa orëshe e punës së turbinave dhe pajiisjeve të rëndësishme të monitorimit të tyre ose mosfunksionimi i portave të sistemit të shkarkimit c)mosfunksionim i pajisjeve matëse të monitorimit të digave; d)veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik për sigurinë e digës; e) situata emergjente të skenarit 1 në digën e Spillje; f) prurje të mëdha me përsëritje më shumë se 1 herë në 20 vjet ose kur mblidhet Komisioni i Posaçëm i Menaxhimit të Plotave.
Skenari tjetër është ai që vlerësohet si 1 dhe zbatohet në rastet kur ndodhin:
a)Prurje të mëdha me përsëritje 1 herë në 100 vjet që kërkojnë shkarkime të mëdha.
b) Ndërprerje të gjata të punës së turbinave për shkak të dëmtimeve të rënda teknologjike ose mosfunksionimi i portave të sistemit të shkarkimit.
c) Filtrime të mëdha mbi normat e lejuara në diga.
d) Rrëshqitje të ngadalta të masiveve jo të qëndrueshme pranë digave.
e) Veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik për sigurinë e digës.
f) Situata emergjente të skenarit 2 në digën e Spillje
Skenari 2
Kjo skemë do të zbatohet ne këto raste, kur ndodhin:
a- Prurje te mëdha qe mund te ndodhin me përsëritje me shume se një here ne 1000 vjet
b- Defekte dhe dëmtime te mëdha qe shoqërohen me filtrime apo lëvizje dherash qe mund te kontrollohen nga aplikimi I masave teknike te
përshtatshme
c- Defekte te renda te turbinave qe rrezikojnë punën normale
d- Defekte te renda te portave te shkarkimit ose mosfunksionimi I tyre
e- Rrëshqitje te menjëhershme te masiveve ne afërsi te digave
f- Tërmete me mahnitute mbi 7 shkalle Rihter
g- Veprime sabotazhi/terrorizmi me rrezik te larte për sigurinë e digës
h- Situate emergjente te skenarit 3 ne digën Spillje
Skenari 3
Kjo skemë do të zbatohet në rastet kur probabiliteti i dëmtimeve të digës dhe HEC-it është i lartë dhe praktikisht është e paevitueshme të parandalohen përmbytjet e gjeneruara nga këto dëmtime.
Kjo skemë zbatohet në këto raste:
a- Prurje më të mëdha të mundshme (PMF)
b- Dëmtime shumë të renda të digës të cilat janë të paevitueshme parandalimi i përmbytjeve.
c- Defekte shumë të rënda të turbinave dhe portave të shkarkimit.
d- Tërmete me përsëritje 1 herë në 10.000 vjet që shkaktojnë dëmtime, carje të digës./monitor/
Hiç skeni çfar me bo ikni sa me larg te mundeni mjer ai qe ze uji mren kaq, nuk ka shtet tek ne ti bej derman shperthimit te diges ,ktu nje shi bie mbyt gjithshka jo me nje katastrof e till ,nga syt kembet sa me shpejt te mundeni nese ndodh gje e vetmja zgjidhje mos degjoni pordhet e ktyre se çmund te bejn , nje vrim ne uj , jo kta po dhe nje shtet me i fuqishem dhe i organizum se ne nuk ka çfar te bej ,lusni zotin te mos ndodh.lerini termetet , ktu esht siguria byth fare se mer vesh qeni te zotin.
edhe…
Ku jane skenaret e emergjences?
cfar thuhet se do behet nqs ndodh nje nga keto raste?
Artikull kot.
Fierzes nuk i funksionon nje nga dy portat e shkarkimit as nuk e ve njeri ujet ne zjarr…
Portat fundore qe ne keto raste duhet te hapen per te shkarkuar ne emergjence ujin nuk funksionojne as ne Fierze, as ne Koman, dhe nuk e ka bere njeri prove ne Vau Dejes…
Zot ruaj Shkodren!