Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, alarmohen qytetarët

26 Korrik 2018, 09:51Kronika TEMA

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Tiranë në rrugën“Vath Koreshi”, .

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese.

Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje