Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në seancën dëgjimore gjyqtari Selimi ka qënë vetë i pranishën ku kërkoi pezullimin e seancës dhe hetimin disiplinor ndaj trupës gjykuese të KPK.
Pezullimi është kërkuar pasi sipas tij Top Channel ka transmetuar të dhëna sensitive dhe se këto të dhëna Selimi thotë se televizioni i ka siguruar nga KPK.
“Përmes komunikimit publik më është bërë me dije përbërja e trupës gjyqësore.
Dhe unë kam shprehur konsideratën për të tre anëtarët. Por nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në Top Channel dje është transmetuar një kronike ekskluzive ku jep te dhëna sensitive.
Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedurë disiplinore sepse janë përdorur të dhëna konfidenciale”, u shpreh Selimi para trupës së KPK..
Pasi iu komunikua mos pezullimi i procesit, gjyqtari Shkëlqim Selimi nuk la pa theksuar se ai nuk e ka gjykuar Fero Dervishajn, për të cilin në dokumentet publikuara nga Top Channel tregojnë se është faktor tregues e lidhjes së tij me bandat kriminale të qytetit të Fierit.
Ngjarja për të cilën SHISH ka përgjuar ka ndodhur në dimrin e vitit 2011 në qytetin e Vlorë, aty ku ka punuar si gjykatës edhe Shkëlzen Selimi.
Oficerët e Shërbimit Sekret ishin në ndjekje të Fero Dervishajt dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe raportojnë se në përgjime kanë kapur komunikime edhe me gjykatësin Shkëlzen Selimi. (TemA)
rrufjanet kane zgjedhur sulmin per tu mbrojtur.KJO KA QENE TRADITA E MASKAREJEVE.