Qyteti i Korçës ka përjetuar çaste paniku pasi janë regjistruar të shtëna me armë zjarri pasditen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, para Bashkisë së qytetit ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.
Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Burime nga policia tregojnë se i plagosuri është gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë djetëra forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Përplasja me armë ka shkaktuar panik tek qytetarët pasi zona ku ka ndodhur është mjaft e frekuentuar.(TemA)
Ore po ky sikur eshte qytet i qyteteruar???? Cka ka bo vaki Parisi vogel na o kthy ne Napoli te vockel!!!!