Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai pasi nuk ka kaluar procesin vetingun.
Në seancën e kaluar dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Abdullai nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.
Kështu, subjekti në fjalë dhe personat e bashkëlidhur nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të deklaruar disa prona që disponojnë.
Trupa gjykuese është shprehur se Bledar Abdullai ka fshehur pasurinë si dhe ka tejkaluar afatet për gjykimin e çështjeve në disa raste. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u shprehën se prindërit e Bledar Abdullait janë investitorë të një fondi te një bankë e nivelit të dytë, por nuk i justifikojnë të ardhurat.
Por probleme për gjyqtarin e Tiranës janë zbuluar tek bashkëjetuesja e tij. KPK ka zbuluar se bashkëjetuesja e gjyqtarit ka një shtëpi në Golem që nuk justifikon të ardhurat me të cilat e ka blerë. (TemA)