Vilson Brahaj ka pranuar që është ai autori i vendosjes së 500 gram tritol në banesën e Gazmir Dacit pak ditë me parë në Bathore.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia pak orë pasi u arrestua 23 vjeçari ka pranuar autorësinë, pasi sipas tij i ishte ofruar një shumë parash prej 5 mijë eurosh p♪7r të kryer aktin.
Sipas News 24 ai mësohet të ketë thënë se është i papunë dhe i nevojiteshin lekët prandaj kishte pranur që të vendoste tritolin në banesën e Gazmir Dacit.
“Kisha nevojë për lekë prandaj e bëra.
Jam i papune s’kam asnjë te ardhur.
Për të vënë eksploziv tek shtëpia e Xhelalit më paguan 5 mijë euro.
Lëndën shpërthyese e bleva tek disa djem në Fushë-Krujë.
Ata ma montuan dhe unë vetëm sa e vura te shtëpia.
Xhelalin e njoh se jetoj në Kamëz, por nuk kam asgjë me të. E bëra vetëm për para”, ka deklaruar 23-vjeçari Vilson Brahaj para policisë.
Njoftimi i plotë i policisë për arrestimin e Vilson Brahaj:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 5 Kamëz, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një punë profesionale si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa”, ku është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 27.07.2018, në rrugën “Martin Camaj” Bathore, ku në banesën e shtetasit Xh.D., është vendosur lëndë shpërthyese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje:
– V.B, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz ,Tiranë.
Nga tërësia e veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas kundrejt pagesës ka vendosur sasinë prej 500 gramë lëndë plasëse në banesën e shtetasit XH.D.
Autori i dyshuar pas kryerjes së krimit ka hedhur në lumë tek “Ura e Tapizës” rrobat e përdorura gjatë kryerjes së krimit, ndërsa automjetin e kishte fshehur në një bodrum afër “Urës së Tapizës”.
Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhënë të tjera .
Sa më sipër në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti të cilin autori i dyshuar e ka përdorur për të transportuar dhe shpërthyer lëndën plasëse në banesën e shtetasit Xh. D.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit V. B, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
(TemA)
Del VIDEO: Ja si u vendos 500 gram tritol banesës në Kamzëz, pranga 23 vjeçarit
dinamitin duhet tja veme camit qe ka privatizuar dhe taracen e pallatit qe slejon njeri te vendos antenenne pallatin ne vlore asjti dhe dinamitin kryebadhkiakut te vlores qe eshte pa byth ashtu dhe gjykatesve te koruptuar. o csm race e mutit cte permban pragu .