MB i përgjigjet akuzave të Salianjit: Përpjekje e dëshpëruar për të hedhur baltë mbi punën e policisë, ja si qëndron e vërteta

31 Korrik 2018, 20:00Kronika TEMA

Ministra e Brendshme ka reaguar në lidhje me akuzat që bëri deputeti PD Ervin Salianji i cili tha se makina e dhëndrit të Qazim Sejdinit u dogj nga bandat dhe policia fshehu ngjarjen.

Në një reagim për median MB thotë se akuzat e fundit nga deputetët opozitarë, bërë sot nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë. Akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë.

Reagimi i plotë:

Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar nga qytetarët. E tregojnë këtë sondazhet e kryera muajt e fundit. Shqipëria është sot një vend më i sigurt. Në 7 muajt e parë të 2018 është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve, krahasuar edhe me 2017 që ishte minimumi historik në 3 dekadat e fundit. Është numri më i ulët i vjedhjeve me armë e me pasoja, numri më i ulët i aksidenteve. Ndërkohë zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale është shumë më e lartë se çdo vit i mëparshëm. Vendi ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit pas disa dekadash. Është rritur besimi i qytetarëve tek Policia e Shtetit dhe këtë e dëshmon edhe rritja e telefonatave drejt numrit unik të emergjencave 112. Qytetarët besojnë sepse nga ana tjetër e telefonit dikush përgjigjet dhe reagon.

Policia e Shtetit ka ende shumë për të bërë, për të ndërtuar një ambient më të qetë e të sigurt, në bashkëpunim me qytetarët dhe në partneritet të plotë me agjencitë ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Por akuzat e fundit nga deputetët opozitarë, bërë sot nga qyteti i Elbasanit, janë thjesht një tjetër përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të hedhur baltë mbi punën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit në luftë të pandërprerë me krimin dhe paligjshmërinë. Akuzat e përsëritura dhe përbaltja kanë vetëm një qëllim, të rrisin artificialisht tensionin, të prishin imazhin e vendit në kulmin e sezonit turistik duke pretenduar cenimin e parametrave të sigurisë.

Ndaj ndjehemi të keqardhur për këto sulme të vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, duke u përpjekur pa ia dalë mbanë, të manipulojnë me faktet që janë publike, online dhe i sheh kushdo.

Sot nuk është më koha kur qytetarit i fshihej gjithçka. Prej 4 vitesh, në kuadër të transparencës, çdokush gjen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit gjithë ngjarjet e ndodhura. 

Në respekt të publikut dhe aspak të akuzuesve profesionistë, sqarojmë se nuk është fshehur asnjë ngjarje. Ato janë bërë publike dhe janë referuar në prokuroritë kompetente.

Ngjarjet e pretenduar si të fshehura janë të pasqyruara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, përkatësisht në datat 23 mars 2018: (Më datë 23.03.2018 rreth orës 03:00 në lagjen “Dyli Haxhire” në një pikë servisi  është djegur pjesërisht  mjeti tip “Benz” në pronësi të një firme. Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin  dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal).

https://ëëë.asp.gov.al/index.php/17-shqip/lajmet-e-fundit/13424-informacion-mbi-ngjarjet-arrestimet-ndalimet-dhe-procedimet-ne-24-oret-e-fundit-22-mars-2019

Njoftimi i dytë i publikuar në faqen zyrtare në 31 korrik 2018 sqaron rrethanat e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, ku bëhet fjalë për një telefonatë që pretendon vjedhjen e mjetit me armë, por nuk ka patur asnjë të shtënë në Elbasan: (Më datë 30.07.2018, shtetasi D.Sh., ka telefonuar policinë dhe ka kallëzuar se në aksin rrugor “Tiranë – Dajt”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin. Në lidhje me këtë njoftim është ngritur grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit, si dhe janë njoftuar DVP Elbasan, Durrës, Lezhë)

https://ëëë.asp.gov.al/index.php/17-shqip/lajmet-e-fundit/14144-informacion-mbi-ngjarjet-arrestimet-ndalimet-dhe-procedimet-ne-24-oret-e-fundit-31-korrik-2018(TemA)

3 komente në “MB i përgjigjet akuzave të Salianjit: Përpjekje e dëshpëruar për të hedhur baltë mbi punën e policisë, ja si qëndron e vërteta”

  1. Vicidolisti Digital says:

    Ore ky Salianjka mos ngateron me ato mesazhet erotike me Gridaren e Sumes???

  2. Dyrrahu says:

    Sali Berisha, me te gjithe vazalet e tij, gezohen nga deshtimet eventuale te Edi Rames dhe gjithe Qeverise, ne raport me nderkombetaret. Ketu kam parasyshe mosçeljen e negociatave kete vit, ata i gezohen motit te lig, me pasoja permbytjesh dhe me pushues me pak sesa eshte planifikuar, i gezohen termeteve, bile do te thoja se opozites i shkon mendja se Rama e ka korruptuar edhe Zotin qe ky i fundit t’i varferoje dhe t’i shkaterroje shqiptaret.
    Genjeshtrat, shpifjet dhe gadishmerine per ta tjetersua Shqiperine Europiane po e tregojne çdo dite destruktivet opozitare.
    Me vjen vjella nga njerez te tille.

  3. Xhipja says:

    OFatmir ti punon mire per ne te thjeshtit popullin so Erjoni i Tiranes. Po per Elbasanin dhe.Alabaket e Edi Rames.sikur 1 per 1000 te kene te.drejte bajgat dhe kriminelet e Pd apo Lsi duhet me paresi.ti godasesh.U be.me shume se 1.vit.qe.ndaj tyre reagimi i efektivave te tua eshte i mekur.Mos u mer me deklarate.dhe justifikime.Detyra jote eshte ti godasesh per ne njekohesisht dhe per.Edin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje