Vettingu shënon "viktimën" e radhës, shkarkohet Dritan Rreshka

31 Korrik 2018, 15:03Kronika TEMA

Vettingu ka shënuar “viktimën” e radhës.

Prokurori Dritan Rreshka nuk ka mundur të kapërcejë procesin.

Drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk mundi të justifikojë pasurinë përpara Komisionit Të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca dëgjimore për rivlerësimin u drejtua nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.(TemA)

2 komente në “Vettingu shënon “viktimën” e radhës, shkarkohet Dritan Rreshka”

  1. LORA says:

    Lajm i mire.
    Presim peshkaqenet e shkelymjes se shtetit te shqiptareve te konfiskohen dhe plasen ,pa kthim,tek ”shtate penxheret” .

  2. kunji says:

    BANDE KRIMINALE,…. Kjo eshte drejtesia e Sali kriminelit qe ka vjedhur popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje