VIDEO: I riu shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë në një nga sheshet e Barit (emri)

2 Gusht 2018, 09:48Kronika TEMA

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Bari të Italisë. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në sheshin “Abbazia”, në Corato, provincë e Barit.

Sipas informacioneve të mbledhura nga policia, dy persona i janë afruar të riut me motor dhe e kanë qëlluar nga pas me armë zjarri. Një plumb i ka prekur kokën, ndërsa një tjetër mushkëritë.

Ndërkohë mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i ekzekutar është Viktor Picaku (Viktorian Pikaku), por nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e autorëve.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme dhe dërgimit në spital, ka qenë e pamundur t’i shpëtohej jeta.

Vrasja është kryer në një moment kur sheshi ishte i mbushur plot me njerëz. (TemA)

2 komente në “VIDEO: I riu shqiptar ekzekutohet me plumb në kokë në një nga sheshet e Barit (emri)”

  1. besniku says:

    Kjo eshte jetë jo ajo e para qe nuk lëviste miza…..Për ditë i nëmëroni sa shkojnë ne varreza?Nuk eshte jetë më e mirë kjo?Të gjithë me revole ne bres?

  2. Na nxorren bojen says:

    Ja edhe nje tjeter kaubojs nga veriu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje