Hiroshima ka shënuar përvjetorin e sulmit me bomba atomike më 1945, me një ceremoni përkujtimi për personat e vdekur dhe të plagosur, duke bërë thirrje për eliminim të armëve bërthamore, në kohën kur po negociohet për denuklearizim të Koresë Veriore.
Udhëheqësi i Hiroshimas, Kazumi Matsui ka përmendur agoninë e viktimave 73 vjet më parë dhe i ka bërë thirrje audiencës për të “dëgjuar sikur të kishin qenë aty më të dashurit tuaj”.
Më pas ai ka ngritur shqetësime për rritje globale të egocentrizmit dhe tensioneve, duke i bërë thirrje Qeverisë së Japonisë për të punuar drejt një bote pa armë bërthamore.
Sulmi amerikan në Hiroshima ka lënë të vdekur 140,000 persona dhe bombat në Nagasaki kanë shkaktuar vdekjen e 70,000 personave të tjerë tri ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Më shumë se 50,000 persona, duke përfshirë banorë të Hiroshmas dhe përfaqësues të 58 shteteve, bashkë me ambasadorin amerikan, William Hagerty kanë qenë pjesë e ceremonisë së këtij viti.
Të mbijetuarit, familjarët dhe pjesëmarrësit tjerë kanë shënuar përkujtimin me një minutë heshtje në orën 8:15, në kohën kur ka ndodhur sulmi më 1945.(rel)
Ato bomba ishin mesimi me i mire,per tere shekujt qe do te vijne, per Japonine agresore te Luftes se Dyte Boterore.Ishin dhe mbeten mesimi me i mire per popujt qe duhet te bejne gjithcka ne mbrojtje te paqes.Kokat e ndezura per luftra duhet t’i shuaje vigjilenca e qytetarise se perbashkuar.
Arsyeja pse bota eshte ne kaqe rremuje dhe varferi . Bombat u hodhen por akoma njerezit s’dine te verteten. USA sulmoi popullsine e pafajme ne Japoni. Jo baza ushtarake. Te njejten gje beri edhe ne Gjermani me arme konvecionale https://en.wikipedia.org/wiki/Bombing_of_Dresden_in_World_War_II. Por eshte njoranca e njerezve qe detyron sot USA tu japi leksione botes se Asadi apo Sadami perdoren arme kimike. Me pretekste te tilla kercenon shtete te pafajshme dhe gjithe pjesen tjeter te botes qe si neneshtrohet USA me “demokraci” . Si arritem deri ketu?