Shkon në 91 numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në ishullin turistik indonezian

6 Gusht 2018, 08:10Bota TEMA

Të paktën 91 persona raportohet se kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin indonezian të Lombokut.

Qindra njerëz janë plagosur nga tërmeti i së dielës, thonë zyrtarët, kryesisht në veri të ishullit, shkruan BBC.

Shkalla shtatë rihter  ishte jo shumë thellë nën tokë. Ai ndodhi vetëm 10 km (6.21 milje) nën tokë dhe dëmtoi mijëra ndërtesa.

Prej kësaj u ndërpre energjia elektrike.

Në ishullin fqinj të Bali, pamjet video treguan njerëz që vraponin nga shtëpitë e tyre duke bërtitur.

Ka pasur më shumë se 130 tronditje pasi që tërmeti goditi të dielën në mëngjes.

Një paralajmërim për cunami u lëshua por u hoq pas disa orësh.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje