Nuk shpëton as Luftëtari! UEFA nis hetimet për trukime në Europë

6 Gusht 2018, 14:56Sport TEMA

Nuk ka ende një njoftim zyrtar, por mediat rumune bëjnë të ditur se UEFA ka nisur hetimet për ndeshjen e Luftëtarit ndaj Ventspils, bashkë me dy sfida të tjera të cilat janë sinjalizuar nga kompanitë e basteve në botë si të dyshimta.

“Fanatik.ro” ka bërë të ditur se ndeshjet e turit të dytë në Ligën e Europës që kanë tërhequr vëmendjen e organizatës ndërkombëtare janë duelet Rio Ave Jagellonia si dhe Atalanta-Sarajevo, ndërsa në turin e parë po hetoheshin duelet mes Luftëtarit dhe Ventspils.

Sfida e parë e skuadrës shqiptare përfundoi me fitoren 5-0 të letonezëve në fushën e tyre ku masakruan gjirokastritët që në pjesën e parë të ndeshjes.

Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit, ekipi gjirokastrit barazoi 3-3 por u përball me akuza të shumta nga çdo vend i botës për manipulim të rezultatit për shkak të luhatjes së çuditshme të koeficienteve si dhe të sjelljes së futbollistëve në fushë, sidomos në momentin e golit të barazimit 3-3.

Sa i përket ndeshjeve mes Jagellonia dhe Rio Ave, dyshimet kanë lindur pasi në Polonia ndeshja përfundoi 1-0 për vendasit, kurse në Portugali nisi një festival i pazakontë golash me rezultatin përfundimtar 4-4.

E njëjta gjë edhe për duelet mes Atalantës dhe Sarajevos. Në Itali, dueli i parë u mbyll me shifrat 2-2, pasi italianët kryesonin 2-0 por pësuan 2 gola me të vetmet gjuajtje në portë që bënë kundërshtarët.

Ndeshja e kthimit në Bosnjë Hercegovinë ishte krejtësisht ndryshe, pasi Atalanta fitoi me lehtësi duke shënuar 8 herë në portën kundërshtare.

Të gjitha palët dyshohen për marrëveshje mes tyre me qëllimin për të siguruar rezultatet në favor të basteve sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje