Shqetesimet e nje veterani në kohen e qeverisjes digitale

6 Gusht 2018, 16:51Blog TEMA
Shqetesimet e nje veterani në kohen e qeverisjes digitale

 

Nga Kristo Mërtiri

Kjo thirrje acik e publike nuk vjen nga goja dhe pena e një njeriu të rëndomtë që e ka pushtuar egoizmi provincial apo ankesomania mediokre. Është Letra e hapur e një veterani të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare, është protesta intelektuale e qytetare e një personaliteti themelues të Kinematografisë shqiptare. Është një tragjasiot 24 karat që po i troket muzgu i 90 viteve jetë ! Administrata e lartë, e mesme dhe ajo e ulët shtetërore, nuk ka qenë më e coroditur se sot. Kjo është e vërteta ulëritëse e tepër sfilitëse për njerëzit e thjeshtë, që duan t’i ngopin e vilanosin me lugë të zbrazët dhe me eufori demode. Thjesht e vetëm për të mos lëshuar kolltuqet e pamerituara dhe të rrëmbyera nga pushteti i socialistëve të ndershëm!…  “-Ky portal në thelbin e tij tregon se nuk ekziston shteti, se nuk ka nëpunës që u shërbejnë qytetarëve dhe jo vetëm që nuk merren me zgjidhjen e halleve por i vërdallosin me muaj e vite, u marrin shpirtin, u përvetësojnë pronat, i fusin në konflikte me njëri-tjetrin dhe u shkurtojnë jetën…Kjo tregon se tek ne është vendosur një sistem diktatorial ku sundon Njëshi…Përse është zhdukur orari i pritjes së popullit në mjaft nivele drejtimi ?…,-shprehet jo pa indinjatë, zoti Abaz Hoxha.

Ai rrëfen mjaft episode vetiake të jetuara e të provuara dhimbshëm mbi kurrizin e tij. Probleme të mahisura në mbi dy dekada nëpër istikamet e Administratës njerkë. Dhe as kërkon qiqra në hell. Dhe daullet elektorale bien pa pushim për rrëmbimin kontrabandë të votave. Ndërsa daullet pikëllimtare të mosbesimit po shtohen e gjëmojnë edhe te arratia biblike shqiptare nëpër botë. Dhe pordhalet i bien teneqesë së fasadave. Përshembull, jo më larg se pardje më erdhi në celular edhe një mesazh nga lagjia “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Kanë mbi 5 muaj që i janë drejtuar Kryeministrit dhe…asnjë zgjidhje në praktikë (?!) “Dolën gjoja urdhëra e vendimet nr.481; 480; 479 (me datë e vulë). Por mbetën udhëve nga të paudhët, nga ata që Shqipërinë e urrejnë… Drejtësia ka 1 mal mëkate, po Administrata ka 1 det zullume ! (Ankuesit e Portalit të Kryeministrisë, nr.11521; dt. 1/3/2018).

Dhe shembuj të tillë nuk po bëjnë firo. Përkundrazi. Po shtohen bashkë me hipokrizinë qeveritare që përmbyt protestat qytetare. Hipokrizi që promovohet me shifra të kullandrisura nëpër zyra gjatë 10 muajve të fundit : 13.694 halle e probleme konkrete qenkërkan “zgjidhur” si me magji nga kjo Platformë ( mos është vallë ajo Platforma ediramiste që u rrëzua para dite në forumin më të lartë të PS dhe cuditërisht në mëngjes u gdhi Kryetar partie ?!). Të tallesh në këtë farë feje me qytetarët duke vërvitur pallavra me dokrra e gjepura rilindiste, nuk është thjesht cinizëm me cizme. E tha bukur një miku im nga Progonati : “Aguridhet i mbledhin vetë me Timonierin në krye dhe pastaj i lëshojnë pa shkop si bravaret azate nëpër kullotat e Këndrevicës…Unë shpohem në hundë ose do të syrgjynosem në ndonjë shpellë të lashtë e nuk do dal më që andej, nëse janë të vërteta ato shifra kallpe. Le të kërrejë listën me emra e mbiemra, me adresat e problemet e tyre konkrete, pastaj llafosemi bashkë…”.

Ka ikur koha e besimit të gënjeshtrave me bisht e pa bisht. Se vërtet Rama e mori i vetëm Tepsinë, por Beni i mëmë Lenos labovite që e donin aq shumë edhe të paharruarit Jusuf Alibali e Thoma Noti, e tha shkoqur ditët e fundit : “…Tepsia afron,/ të mirat e shtetit,/ por ajo të shton,/ barrën e pushtetit !/ Tepsia e shkretë,/ s’ka vetëm kismete,/ se barrë e pushtetit,/ të zë ndënë vete !…”. Shkurt, kakarisjet apo kuisjet nga kotecet a kolibet e propagandës së shfrenuar fasadiste, me siguri një ditë kthehen në boomerang e ndëshkim popullor. Tatëpjeta rilindiste ka filluar ! Vetëm militantët e verbër dhe shurdhmemecë duartrokasin e korrin përmbi kallinj. Pa harruar ata pasanikë që ligjërojnë me këmbët në yzengjitë e pushtetit rilindist (jo socialist), që mjelin e vjelin në kurrizin e taksapaguesve të drobitur shqiptarë. Taksapagues që kanë mbetur herët si guri në rrokullimë. Vetëm këta nuk mund t’i gënjesh dot sy ndër sy. Timonieri i lëpihet tmerrësisht “Fatligxhafërisë” që e mbaka të karfosur kokë e këmbë në inkubatorin e intrigave në PS. Por mashtrimet do paguhen një ditë. Me cironka nuk mbahet ngritur muri i besimit popullor. Peshqit e mëdhenj i ka rreth vetes, të tjerat mbeten pallavra. Por le ta mbyllim me pakëz buzëqeshje që e kapërcen kufirin e një anekdote : “ –Dikush donte të nxirrte në pazar një gënjeshtër dhe ngrinte zërin: -Ka dalur shumë krap në filan vend. Kanë shkuar shumë veta dhe po kapin si ai peshk !”. Në mbrëmje kur po kthehej për në shtëpi, takon shokët e vet të ngarkuar me mjete peshkimi që nxitonin dhe i pyet :-Ku po shkoni? – Në filan vend, se ka dalur shumë peshk. Peshkatarët janë duke zënë mjaft e po shkojmë edhe ne…

Gënjeshtari thotë me vete : “Unë kam dashur të gënjeja, por kjo punë qenka e vërtetë!”. Merr cantën e peshkut e shkon edhe ai atje, por kur mbërrin, sheh se nuk ka fare peshq…”.

9 komente në “Shqetesimet e nje veterani në kohen e qeverisjes digitale”

  1. Halimi says:

    Te lumte zoti Kristo. I ke rene ne koke. Ke kohe qe nuk je dukur ne faqet e gazetave. Te zezes nuk i ke thene kurre e bardhe. Ke te drejte burazer; cdo gje tek ne eshte rrokopuje. Mos te cofte halli ne zyrat e shtetit. Lere cfare thote Rama. Profanet mbushin zyrat, te hedhin sa andej ketej e raskapitesh duke kerkuar ate qe te takon. Ministrat si Xhafa e kompani dine tia bejne qejfin shefit te tyre. Sepse, ndryshe pislleqet do tu dilnin faqe bote. Pak ka bere e ben Xhafa? Mor nuk te pyeta, ti ke bere kritika te forta per ta por nuk e di te jane pergjigj nonje here? Apo mbeten si djalli dhe cu duhet te hapin avaze, se avazet e tyre jane te njohura dhe flasin shqip. Mos tu ndryshke pena o Kristo.

    .

    ,

  2. Ada says:

    Pikes i ke rene. Respekte z. Gazetar.

  3. Rosi says:

    Ti thuesh gjanat sikunder jane, athere kena te drejte me thane, Rrnofte gaxetaria at cka ban ky shkrim.

  4. Guri says:

    Rama ka dy cilesi qe po e demtojne rende kete popull: Arrogancen dhe euforine. E para e çon tek e dyta, e cila nga ana e vet mbulon te paren. Po nuk i thirri mendjes qe ne kete shtator, per Ramen do te jete shume vone, ndersa per ne varfanjaket zi e me zi.

  5. HALIMI says:

    Te lumte mendje o mendje ndritur, te lumte pena e penemprehti Kristo Mertiri, keshtu u ke rene KOKES, Rronxhoponxhove, Edhe PORDHALIT te Ripierdhjes, nje mashtrim Açik nga Kryeministri i cili genjen e dhe veten diten me diell po dhe vet nuk i beson Genjeshtart me Bisht, por fatkeqsisht i besojne MILITANTET e Gjore qe diegin Shqiperine dhe femine per Partine, e RRONXHOPONXHOVE, per Grabitqaret dhe Zullumqaret e Rilindjes. PORDHALI si e quani dhe JU eshte PORDH ME RIGON, gjen disa MILITANT te GJOR u jep ndonje dhjece e dalin se u eshte Zgjidhur Halli. Ju i bini te DRejtes ne KOKE edhe ME PORDHALIN me nr e date Nga Banoret e LLagjes ÇOLE te cilet i qenka drejtuar PORDHALIT dhe Pordhali Paska nxjerr Vendime me NR e Date dhe mbeten Udheve nga te Paudhet. POrdhali Ketu ne VLORE Denacoi nje Grabitqar drejtor te Spitalit, e detyroi Kryeministri te Jepte Doreheqjen dhe per Cudi ky i ashtu quajtur Grabitaqr I dhane Prap SPALETAT e DREJTORIT te SIPTALIT. Ky eshte PORDHALI me te drejte e Cilsoni edhe JU ne kete SHKRI me klitha te djedhme per SOT dhe Apelues per neser. Kjo eshte Qeveria e Grabitqareve me Timonierin e RROKULLIMAVE qwe ka ngritur ne sistem Mashtrim, Hipokrizine Makuterine, Hajdutrine , dhe Kanibisten ne Qeveri dhe ne gjithe Administraten e mekaterve. Te lumte mendje o mendje ngritur i Shqiperise.

  6. a.f. says:

    @Guri
    Eshte dhe pak (a shume) hajdut..
    Sa per Kriston, shume urime per shkrimin..
    Ndersa per Meron, ndrysho drejtimin e “timonit”..

  7. Kane Bejua says:

    Vene e vine rreth nje Pordhali
    Si hejbete ne bythe kali
    O moj qeveri e mjere
    Njerezve u je bere ferre
    Cthua sot neser harron
    Vete flet e vete degjpn

  8. Halim says:

    Falnderime per Kriston per OPINIONIN e tij DRITHERUES. Dhe per solidaritetein gjithashtu nga HALIMI i lagjes ÇOLE

  9. Bejo VUNOI says:

    Nje autor, shkrim, analize qe ka vlera te pa cmueshme! Kryeministri YNE e ka stacionin ne Dhenie. Si dikur Radio FLLAKA non stop jep Lajme per Sukseset, e dshtuara te e TIJ. Ka sy po nuk shikon, ka vesh nuk degjon, kaa rsye po nuk i punon, kapardiset ne Timon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje