Nga Mentor Kikia
Këto foto(të parat) i përkasin periudhës së viteve ’70 të shekullit të kaluar, dhe ishin pjesë e politikave të regjimit për emancipimin e grave.
Duhet pranuar, se falë këtyre politikave, gruaja, nga një vegël pune dhe makineri riprodhimi, mori rol në shoqëri.
Nga perandoria osmane, ne nuk trashëguam veç parapambetjes së madhe ekonomike, edhe në krahasim me fqinjët, por trashëguam një maskaradë sociale, ku gruaja ishte viktima më e madhe e saj.
E shtypur në skallvëri nga besimi fetar dhe injoranca. Ndaj, nëse ka gjë që duhet vlerësuar në atë periudhë ishte revolucioni shoqëror.
Sot, me keqaradhje, shikojmë se si po ecet në të kundërtën e kësaj arritjeje të shoqërisë.
Fanatizimi fetar mysliman, po vesh dhunshëm(edhe pse jo me dhunë) gratë me shami, ferexhe e burka. Ne jemi një shoqëri e lirë, dhe çdo kush beson kë të dojë e vishet si të dojë, por unë vazhdoj të këmbëngul se mbulimi është një shkelje e lirisë së grave që i privon ato nga shumë veprime normale të jetës së përditshme.
Kljo është një temë e gjerë dhe delikate, por unë doja vetëm të sillja në vëmendje një sukses të shoqërisë sonë, në një prej periudhave më të zeza të saj, siç ishte diktatura komuniste.
Nje revolucion shoqeror i vertete qe e beri gruan faktor te njemendte ne Shqiperi do te thote as me pak e as me shume qe ai sistem qe e beri kete ishte mese huma dhe progresiv(jo i zi sic t’a do karari yt z.Kikia).
Si nuk ju vjen turp qe e beni te bardhen te zeze? Keni nje cerek shekulli qe gjuani me gure periudhen historike me progresive te shtetit te shqiptareve.
Ne saje te asaj gruaje te emancipuar dhe arsimuar qe kultivoi socializmi mundi te shpetoje Shqiperia pas-nentedhjetes ,prej barbarise turkoshake regresive te burrave.
Sakte. Nuk mund ti heqesh asnje presje.
Periudha komuniste eshte nje nga periudhat me te ndritura te historise sone. Natyrisht si gjithe periudhat hsrtorike ja dhe renien e saj. Por boll thate idiotizma me gogola si “periudhe e erret”!
Sa me shpejt te kutohet dhe te thuhet haptasi kjo, aq me shpejt shoqeria shqiptare do clirohet nga mbrapshtinat dhe do perparoje ?
Nqs burka do ti sherbente pushtetit te hoxhes ai as ate nuk kishte per ta hequr, por sic e dime hoxha nuk mund te pranonte pushtet tjeter ekzekutiv apo shpirteror qe te rivalizonte pushtetin e tij personal te ngritur mbi kultin e individid dhe ku socilaizmin apo komunizmin e shnderroi ne fene e re shpirteror te shqiptareve duke arritur deri aty sa te pretendonte te krijonte njeriun e ri te brumosur me idealet e partise apo fese se re te qujtur komunizem. Ne vend te kishave e xhamijave njerezit u detyruan te faleshin ne organizatat baze te partise apo ne keshillat e frontit te lagjes ku duhej te degjonin predikimet nga zevendesuesit te imameve dhe prifterinjeve qe quheshin propaganduesit e vijes se partise dhe doktrines se saj ose bibles apo kuranit te ri. Dishepujt e hoxhes nuk ishin pjetri apo krishti por lenini e stalini. 10 urdheresat e bibles u zevendesuan me 10 cilesite e komunistit. Hoxha e zhduku dhe e ndaloi besimin fetar sepse e shikonte si nje lloj rivali ne luften per pushtet, nje lloj pluralizmi te anes shpirterore te nje populli dhe qe mund ta rrezikonte ate neser. Ne asnje vend tjeter komunist nuk ndodhi me besimin fetar ajo qe ndodhi ne shqiperi.