"Në shtegun e Gjarprit", Andi Bushati merr në mbrojtje Berishën: Ja pse e sulmoi Hashim Thaçi

4 Gusht 2018, 19:15Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Në shpërthimin sa hipokrit dhe meskin të Hashim Thaçit, kundër Sali Berishës, ka diçka përtej lëndimit të një politikani të sfiduar publikisht dhe të një presidenti të prekur në sedër.

Britmat e tij se nuk mund të marrë mësime kundër coptimit të kufijve të Kosovës, nga njeriu që ka strehuar Bin Ladenin, që ka ndihmuar Millosheviçin, që ka burgosur Adem Jasharin, sado qesharake që të duken, nuk janë aspak të pafajshme.

Pse e sulmoi Thaçi Berishen?

Vërtet ato përbëjnë një temë të përsëritur ndër vite në shtypin opozitar me Berishën.Vërtet mes tyre ka dyshime rënqethëse, që asnjëherë nuk janë zbardhur me fakte dhe prova. Vertet ato kanë fituar një lloj qytetarie në të dyja anat e kufirit. Por Hashim Thaçi është më së paku në pozitën morale dhe koherencën politike për t’u bërë sot zëdhënësi i këtyre tezave.

Kush e ka ndjekur biografinë e ish presidentit të parë shqiptar pas rënies së komunizmit, nuk e ka të lehtë të vërejë se të gjitha akuzat që ngre sot Thaçi i përkasin gjysmës së parë të viteve ’90. Kush i njeh gjithashtu fillimet e UCK-së, e di mirë se një pjesë e krahut të saj më radikal, ka besuar në ato që ish drejtuesi i saj politik me pseudonimin “Gjarpri” ka artikuluar sot.

Por që atëherë ka rjedhur shumë ujë. Me të gjitha këto akuza në shpinë Sali Berisha u rikthye në pushtet, këtë radhë si kryeministër, në vitin 2005, ndërsa, Hashim Thaçi e fitoi atë me zgjedhje, dy vite më vonë, për të mos iu ndarë deri sot, 11 vite më pas.

Dhe pikërisht këtu qëndron hipokrizia. Gjatë kohës që ndanin të dy muajin e mjaltit të pushtetit, Thaçi nuk i ka kujtuar kurrë këto akuza. Ai krijoi me Berishën dje, një çift po aq banal sa me Ramën sot.

Të dy shiheshin përkrah njëri tjetrit në përvjetorë, të dy organizonin emisione televizive të përbashkëta, madje, madje, Thaçi u bë pjesë e përurimeve elektorale të 2009 dhe kaloi çdo cak, kur përshëndeti qëndrimin e Berishës për vrasjet e qytetarëve në 21 janar.

Pra është e qartë se më shumë sesa me Bin Ladenin, Millosheviçin, apo Adem Jasharin, shpërthimi i Thaçit, nuk ka të bëjë me historinë e Berishës, por me prononcimin e tij të fundit për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Po të lexosh me vëmendje deklaratan e Berishës, ai shprehet kundër ndarjes së një shteti të pavarur të njohur si të tillë nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, thekson se kjo i shkon për shtat strategjive të përpunuara në Beograd, nënvizon se kjo mund të hapë një kuti të vërtetë pandore në Ballkan, por në asnjë rast ai nuk përmend Thaçin dhe nuk e zë atë në gojë.

Atëherë pyetja është : përse presidenti i Kosovës e sulmoi personalisht ish partnerin e tij të dikurshëm, që nuk tha asgjë më shumë sesa dhjetra, politologë, analistë, apo njohes të gjithfarrllojshëm të rajonit ?
Pa shtruar këtë pyetje dhe pa hamendësuar rreth përgjigjes së saj, nuk mund ti kuptosh rrufetë në qiell të pastër që hodhi presidenti kosovar.

Një version se përse Thaçi e bëri këtë duhet kërkuar në vendimin e tij politik për të pranuar ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e teritoreve. Pak ditë më parë ai e artikuloi të kamufluar këtë ide (lexo shkrimin poshtë).

Ai duket se po punon prej kohësh për të. Dhe për të arritur këtë qëllim, ai ka futur në thes pothuajse gjithë koalicionin qeverisës të Kosovës, po aq të mefshtë sa dhe të korruptuar. Ajo që i trembet ai me shumë, është ndërhyrja në këtë diskutim, e zërave të fuqishëm publikë, që mund të prishnin projektin e tij.

Prandaj ai shpërtheu ndaj Berishës, në një kohë që si kryetar shteti, që ka obligim gjithëpërfshirjen, ai duhet të ishte i interesuar të dëgjonte të gjitha zërat e ngërthyer në këtë debat.

Në këtë kuptim, sulmi i shëmtuar ndaj Berishës, e bën fajtor Hashim Thaçin. Fajtor jo për faktin se ka një ide të ndryshme (shumë e diskutueshme edhe kjo), por se me sa duket ai po punon për ta vënë atë në jetë në menyrë të fshehtë, tinzare, pa zhurmë dhe bujë. Prandaj ai e paraqet tinëzisht atë, si një bashkim me tokat e ndara të Preshevës dhe Bujanovcit, prandaj ai bëhet nervoz dhe del nga vetja, kur Berisha denoncon jo atë vetë, por idenë që ai mbështet.

Pikërisht ky nervozisëm i mbështjellë me hipokrizinë e ngjarjeve të së shkuarës të bën të dyshosh për qëllimet e Hashim Thaçit. Më shumë se në të mirë të Kosovës, ai me sa duket po përpiqet t’a përdorë për interesat e tij personale fabulën e marrveshjes me Beogradin.

Pak rëndësi ka nëse këto interesa janë të lidhura Gjykatën Speciale apo me ëndrrat e prkundura në Bruksel, për Nobelin e Paqes. E rëndësishme është që ato rrezikojnë të jenë në dëm të shqiptarëve.

Këtë e provoi edhe regimi i çartur, hipokrit dhe meskin i Thaçit ndaj Berishës, që nuk ishte agjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të shmangur debatin aktual.(lapsi.al)

39 komente në ““Në shtegun e Gjarprit”, Andi Bushati merr në mbrojtje Berishën: Ja pse e sulmoi Hashim Thaçi”

  1. Joel says:

    Andi? (ANdesha) me kete shkrim ku shume mundesi qe aktori Ndrenika mund te rrite distancen nga7 me 10 metra. Ky palo mashkull ka zerin ma irritues qe kam degjuar ndonjehere ???

    1. kujtesa says:

      Pse o Bushatkar,kur Berishkari e pranoi vete se ka thyer embargon ndaj ish Jugosllavise,ti do akoma prova?
      Kur Berishkari tha se UÇK eshte organizate terroriste,ti do akoma prova?
      Kur Berishkari tha qe UÇK mos te firmosi marreveshjen e Rambujes,ti do akona prova?
      Pse behesh llafakar me gjera qe bejne muuuu!
      Apo u preke ne seder se te shane nunin qe eshte kujdesur per ty qe ne pekule?
      Ik o bajge e degjeneruar dhe meru me tjeter gje se me keto qe perpiqesh te besh,vetem po vulos fjalen qevte shkon me shume:kaaaaaaar!

  2. luli says:

    Ketij ja ka lene gjyshi te shkruara dhe nuk ka si gabon,se e dine shume mire i jati,daja dhe shume njerez te afert te tij se kush eshte S.Berisha

    1. Bragjinas says:

      Lulo,dhe ti i njihke mire te afermit e Andit.Jane kudo….

    2. Roberto says:

      Gjyshi ta dinte qe ky i lepin bythen Saliut e kishte vrare fare.

  3. Xhike says:

    Zoteri je a zonje??
    Po tu prish gjuha nga llapa a derezi?
    Nga bllokmen ne bllokqen ngele!

  4. Ilir says:

    Tradheti e perbashket: Rama, Thaci.

    1. mirel says:

      Me kete jam dakort. Eshte orkestruar ne menyre te tille qe te dilet ne platforme kunder Berishes, dhe keshtu justifikojne ndryshimin e kufijve.
      Te njejten fje beri Ramuti me detin, duke e shitur si mareveshje me te “mire” , dhe te njejten gje po ben dhe Thaci, duke akuzuar vetem te shkuaren e dikujt, dhe jo te tashmen tradhetare qe Thaci e parashtron me nota patriotismi.
      Keshtu vjedh dhe Edi Rama me PPPte..ne krahasim me Berishen thote ne vjedhim me pak..
      Por Berisha vazhdon te ngelet i padenuar per asnje nga krimet e tij.

      1. Maloku sali says:

        Ik o reli bo noi gojore se nuk jan per ty kto pun,O talebani sali malokut

        1. Caku says:

          Ai shan saliun ti i thu talebani saliut.I ke syte ne balle ti apo ne bythe?
          Ti je budalla ose sdi me lexu,ose bon gjith diten gojore e tu ka omelsu
          o gomor me dru qe qeke kerrcu merr e fut mbrapa nje hu.

    2. T says:

      Por harove o ilir se krye TRADHËTARI eshte krimineli hajduti dhe vrasësi eshtë Sali Berisha

  5. Edi says:

    Analiza me e sakte e kesaj situate!
    Cdo fjal , cdo gamgamje ,cdo shfryrje ,eshte e tepert dhe vulgare.
    Nuk lexova kurre dicka te shkruajtur keq nga dora e Bushatit.
    Gjynah qe eshte nipi i Kapos.

  6. kelyshet e komunizmit , jane ndare ne pd&ps&lsi , kesaj klase politike do shkerdhyer motra . says:

    Doli ne skene , dhe kelyshi i hysni moterqirit, e i vito bushtres, dhe ne presim demokracine nga bijte e moterqirave !!!

    1. Bragjinas says:

      Ta paska palluar gjyshen ndonje nga Terbaci.Ke te drejt per urrejtjen

  7. Sit back and relaks■●▪ says:

    Dmth fuqite e medha ne 1912 nuk e copetuan dhe ndane shqiperine, thjesht ben nje korrektim te vogel kufijsh, per ata qe se kuptojne kjo eshte ajo qe po thote dhe do te beje thaci me territorin e kosoves por jo vetem, pervec korrektim/shkembimit te territoreve me serbine ai po legalizon dhe shkembim te popullsise, pjesen e pretenduar si serbe me pjesen e presheves bujanovcit etj qe banohet nga shqiptare. Pra marrim shqiptaret dhe territorin ku ata jetojn dhe ju japim serbet dhe pjesen e kosoves ku ata jetojn, po a nuk eshte kjo ajo qe bene turqit dhe serbet ne kurriz te shqiptareve te kosoves, po a nuk eshte kjo ajo qe greket dhe turqit bene ne kurriz te shqiptareve te camerise te ashtuquajtur musliman. Pra thaci nuk po tregohet me i mire sesa ata te cilet ne i perdorim per retorike nacionaliste sa here na duhet te akuzojm dike nga fqinjet qe na ka marre territore. A nuk beri Zogu te njejten gje me shen naumin etj. Saliu ka te drejte ne ate qe thote, arsyen se pse e thote e di ai por ajo qe thote eshte e drejte. Adem Jashari mw gjithe familje nuk dha jeten qe Hashimi te beje tregeti me tokat e shqiptateve per interesa politike dhe pushtetit te tij.

    1. Noti says:

      Ik mer debil .

  8. Kali says:

    Sa shume Çorbe ha edhe ti Andi !!!!!?????????

  9. I tille je , sa here qe hap gojen says:

    ………. , je nje pusht ti , kelyshi i ” fshehur” i bajraktarit serb te Vicidoli… !

  10. Lennard says:

    Legen i Neveritshem .Po tregon veten se ne c’llogore je.Je me Sali Gerdecin dhe kunder interesave te Shqiperise dhe Kosoves.Do ta paguash bashke me oborrtaret e tjere te Sali kriminelit.

  11. SALIU says:

    O DOBIÇI I KOMUNIZMIT KE TE DREJT TA MBROSH SALI KRIMINELIN SE TE KA MBAJTUR NE PREHER NE PARIS MOR TE SHKERDHEFSHA SOJIN

    1. mirel says:

      O viktime e Temes. Andi nuk po e mbron Berishen.
      Kjo eshte teori e Temes qe perpiqet te manipuloje fjalet e Andit, i cili hapur akuzon politiken shqiptare qe nuk e ka denuar akoma Berishen, por ngelet thjesht te niveli i akuzave propagandistike se sa tek denimi konkret me gjyq publik.
      Si thua ti? Eshte me mire qe Berisha eshte i padenuar per krimet e tij kunder shtetit dhe kunder kombit?

      1. korçari says:

        Mirel ke mesuar mire te prrkthesh nga shqipja ne shqip …se te tjeret jane me pak te “mençur” se ti…

  12. XY says:

    Te ka bere Veren (nenen) prandaj i thua babe Sales!!!!.Si mund ti besh avokatine krykriminelit bisha – Berisha, o ti burri – grua !!!

  13. Treviso says:

    Zoti Andi, thua se nuk jane faktuar. Nga kush do u faktonin? Nga prokuroret dhe gjykacit e Plepave? Andi, u bere si Muc Nano.

  14. saliu says:

    O Andusha. E pe verren e sateme? Te ze apo jo se Ndrenika ta ka bere bene.

  15. Une says:

    O sahan lepires

  16. Toni says:

    O Zonje mir ee?

  17. eh, ç'me gjeti! says:

    Andi, qe te jeshe i qarte ti dhe kushdo bashibozuke tjeter. Presidenti i pare postkomunist, pavaresisht se ka qene komunist, ishte Ramiz Alia. Kete s’e shperben dot as ti as dhe kushdo tjeter. Aaa, Beqir Meta mund ta shkruaj historine ashtu e doni ju te dy, por fatmiresisht ne qe kemi jetuar ate kohe jemi akoma gjalle. Tjeter eshte se ka hall apo s’ka hall Taçi, ai beri mire qe publikisht denoncoi edhe nje here krimet e presidentit tend karshi popullit shqiptar dhe kombit shqiptar, perse duhet te ja mohosh kete?! Dhe e fundit eshte si ti Andi Bushati pergjigjen me te mire e ke marre nga Robert Ndrenika. Respekt artistit te madh!

  18. Kris says:

    Me ne fund andushka doli hapur! Nuk u paguaka nga lulja e Hollandes por nga saliu vete! “I dime -thoshte Andi lart e poshte kafeneve- krimet e saliut po shikoni keto te Rames qe jane ku e ku me te medhaja! Dhe ky “njerizonje” e trgoi se ku fle lepuri i parase! Ku qendron e keqja e ketij “burezonje”! Pra berisha nuk ka bere asgje te keqe! Nuk ka vrare kosovare apo i ka perdorur ata per te vrare!Nuk ka furnizuar Milloshevicin me nafte! Nuk ka qene kunder Rambujes! Nuk ka futur Fazllic ne keshillin e sigurimit! Nuk ka spiunuar Rugoven etj etj lista e tradhetive saliniane e shte e gjate! Kush i ben avokatine? “burizonjushe”!Une nuk e di se cfare ka bere Thaci por di qe eshte krijuesi i shtetit te pare kosovar,kuptohet me ndihmen e miqve tane! Saliu eshte nje hajdut ,nje vrases, nje kriminel qe e ka vendin atje ku e kane te gjithe njerezit e ketij rangu! Por perversitei i i “zonjushezonje” andi eshte normal per racen e tij! Njelloj si tosi jane bere te peshtire!

  19. Franci says:

    O fytyre e poshter, o llumi i gazetarise shqiptare.Skllavi mbron skllavropronarin !
    Kur ste futi Berisha brenda pas 21 janarit o pleh.

  20. ilir fetahu says:

    je bere fare kokrra e legenit ..qyqar

  21. Niko Shpiragu says:

    Mos u cudisni me kete debilin me emrin Andi. Ai nuk eshte spiun i Berishes por eshte pasues i spiunit te UDB, Hysni Kapos. Berishen e rekrutoi ne UDB vet agjenti i vjeter i UDB-se, Hysniu. Ai u perpoq qe ta dergonte edhe si mjek te Enver Hoxha per ta eleminuar ate, por Hoxha nuk e pranoi. Andi nuk eshte se devijoi nga rruga e Kapove, por ai po e vazhdon ate se bashku me Berishen. Jo me kot Berisha i denigroi te gjithe pasuesit e udheheqjes moniste, ndersa Viton e ndau nga ata. Eshte lidhje e vjeter qe vazhdon ne kohe tjeter dhe rrethana te tjera. Ky debili nuk na e dika me siguri qe Berisha furnizoi me nafte Miloshevicin kur gjithe bota kishte vendosur embargon. Kete e dine edhe kalamajte. Ne se nuk e dika , atehere ky nuk ka as nivelin e kalamajve dhe si rrjedhoje s’duhet te shkruaj ose flasin fare. Pyetja eshte direkte dhe sempliste: Perse Berisha theu embargon nderkombetare dhe e furnizoi me nafte regjimin e Milloshevicit kur ai po bente masakra ne Bosnje e me tej ne tere ish Jugosllavine? Thjesht, ai ishte agjent serb dhe duhet ta bente kete sic e beri me firmen e PD me emrin “Shqiponja”. Tani ky spiun i UDB na paska dale kunder interesave te Serbise dhe na u kujdeska per Kosoven. Presidenti Thaci, ne se nuk do t’i jepte pergjigjen e merituar ketij armiku te Shqiperise, atehere do te tregonte se edhe ai ishte i te njejtit kallep me te. Ne mund te kemi rezerva edhe per Thacin e per te tjere mbasi punet nuk kane shkuar tamam ashtu sic ne i deshironim, por nuk mund te krahasojme ate me armiqte e atdheut si Berisha e co. Na u dashka qe te degjojme dhe zbatojme keshillat e armiqeve dhe tradhetareve tani se keshtu e dashka edukata dhe duhet te na e thote kete spiuni liliput Bushati, nipi i spiunit Kapo. Ai mer ne mbrojtje Berishen se spiuni spiunin do te mbeshtese.

  22. Arber says:

    Sot dole hapur se nga cili klan te ushqen.Po mire mo Bushat qe na i hidhesh ne sulm Thaçit per idhullin tend,per ato qe thote a ka ndonje genjeshter.Ky idhulli yt ishte nje fatkeqesi per kete komb qe doli ne drite ne nje moment aq te rendesishem per kete komb qe tmerresisht e kemi akoma si mut pas kepuces me pallavrat e tij si burre-buçe(siç e ka quajtur Gas Demi).Nuk ka mjaftuar me ato qe ka bere ketej kufirit,por kerkon te fuse hundet dhe matan kufirit,se nuk i durohet pa qene protagonist(per te keq)Sigurisht ne keto momente nuk eshte çudi te reagojne ata qe ai i beri me pushtet,me para e me te gjitha privilegjet.Prandaj o Bushat mos na fole per hipokrizi,se je ne konflikt interesi.Hashim Thaçi e te tjere jane burgosur nga idhulli yt,dhe te beje nje pyetje: Ne interes te kujt ishte burgosja e atyre djemve,qe enderronin nje Kosove te lire.Nje llogjike e thjeshte te çon tek Serbia,edhe pse thuhej si terroriste,kur s’ishin te tille.Thaçi s’mund te mbante meri,kur ky mori pushtetin ne Shqiperi,se ai ne radhe te pare respekonte vullnetin e popullit shqiptar(edhe pse ne pushtet e risolli Ilir Meta qe fatkeqesisht e kemi akoma ne krye),dhe Thaçi nuk mund te krijonte divergjenca, se ato nuk i sherbenin interesave te kombit ne teresi.Berisha ne keto momente po vepron si ne rastin e Rambujes qe problemi i Kosoves me Serbine te mos zgjidhet asnjehere si Izrael-Palestine dhe nderkombetaret te lodhen e te dorezohen,por pasojat do ti vuaj populli Kosovar,se Serbia ka mbeshtetjen e Rusise dhe Kines dhe do te perfitoje siç na tregon historia pas shkaterrimit te Perandorise Osmane.

  23. Shkodrani says:

    Andi e mbron berishën se I ka ndëshu brekët berisha Andit kur ishte I vogël e shëtiste nëpër Paris ne kohēn e Hysni Kapos . Një paliaço mashkull

  24. Durimi says:

    Niko, e teperove se Andi nuk ka lidhje me Hysniun. ANDI ESHTE I REKRUTUAR NGA SALIU. Ndoshta Fazllici ka bere punen e tij. Po keto gjera jane normale sot. Kushdo

  25. Niku says:

    Kane peshe te rende keto diskutime per ty o i keqlehti Andi. Berishen nuk e mbron dot me as zoti vete dhe jo me ju te familjes Kapo. E dime qe e keni sherbetorin tuaj te hershem!

  26. Cristo kondos says:

    Me vjen keq qe humbisni kohen me keta analist (gjoja) injorant.

  27. Niku says:

    O Andi nuk e di por nuk me dukesh mire.Ben mire te besh nje skaner.Ti me Hashimin karshi GJIRIZIT BERISHA kini nje qasje te ndryshme.Thaci sa.vjen dhe e njeh me mire bajgen.Ti Andi sa.vjen dhe nuk e njeh me pak.Bile nuk i ndjen as eren atij qenefi publik sikur te ka zene rufe e perjeteshme.Fenomen ky tendi shume i cuditshem.Njesoj sikur te me thone tashti se Andin nenen nuk e ka nga Terbaci e babane nga Shkodra.Mblidh ore mendjen mos e turpero familjen ne moshe te “pjekur”Sepse duke mos ndjere eren e qenefit Sali do rish afer dhe do mbash ere dhe ti.

  28. Nabukodonosor1 says:

    Sado te beje Saliu ti e ke debulese.Nipi i mire ngjan ne dajko.Ne fakt ju kelyshet e bllokut duheshit djegur me benzine,me gjithe komunistin Sali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje