Adriatik Llalla, nga jahtet luksoze, tek paçja e pilafi!

4 Gusht 2018, 14:18Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Në një periudhë ditësh të nxehta si këto që po kalojmë, për sa kohë ishte Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla i largohej Tiranës dhe Shqipërisë, për të kaluar pushimet verore me familjen. Fotot e publikuara pak muaj më parë në media, e tregojnë herë në jahte superlukzsoze disa milionë euroshe, herë në motorra uji e skafe, herë pranë helikopterave e makinave që arrinin vlerat e çerek milioni dollarëve, e herë herë nëpër hotele me pesë yje dhe resorte në ambjente ekskluzive, të rezervuara vetëm për sheikë, oligargë apo kapo familjesh mafioze.

Për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pak ditë më parë u ribë zhurmë e madhe në media se janë zbuluar foto të reja që tregojnë për një udhëtim të mundshëm të tij me jaht, nga Mali I Zi në Itali. Ndërkohë që për fotot e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla që janë bërë publike prej kohësh, ndërsa ai shëtit me jahte me flamuj të huaj, ende nuk kemi dëgjuar që të hetohet.

Me siguri që nëse mësohet ndonjëherë se kush dhe pse ia vinin në dispozicion familjes së tij, simbolin e pushimeve verore superluksoze në mes të detrave, me siguri që do kuptohet se ajo që është thënë deri tani për Adriatik Llallën, është thjeshtë dhe vetëm maja e një ajzbergu që prêt të eksplorohet, ndërsa ende vazhdon të notojë e zhytyr në ujëra të thellë e të errët.

Për familjen e ish Kryeprokurorit, si sot e pesë vite të shkuara me radhë, ishte kulmi i pushimeve të shfrenuara e të tejzgjatura. Ndërsa këtë fillim gushti, ai është rikthyer si kurrë më parë, në Shqipëri. Orët e fundit, në mediat e Tiranës, janë botuar e transmetuar, dy lajme të natyrave të ndryshme për Adriatik Llallën.

E para, ish Kryeprokurori që dikur mbyllte dhe nxirrte jashtë me badigardë gjithë klientët e restoranteve ku drekonte apo darkonte me miqtë e tij ekskluzivë, është fotografuar pas ekzilit të përkohshëm, nëpër ambjente popullore të famshme në Tiranë, për pilafin dhe paçen me uthull e hurdha. E pak më vonë, ai është fotografuar sërisht nga mediat, duke krasitur bimët dhe lulet kacavjerrëse të oborrit të shtëpisë së tij private, të harlisura nga harresa e një njeriu që prej disa muajsh dukej si një pulë që hallakatej sa andej këndej nëpër botë, duke mos gjetur dot furrik për të lëshuar vezën…

E dyta, websit-e global i lajmeve “Buisness Insider” dhe portali “Ballkan Post”, i kanë kushtuar nga një artikull lajmit për sekuestrimin e pasurisë të ish- Kryeprokurorit. “Autoritetet shqiptare kanë sekuestruar asetet e ish-kryeprokurorit që po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Adriatik Llalla, që më parë ka qenë një nga njerëzit më të fortë të Shqipërisë, u akuzua në prill për refuzim të deklarimi të pasurisë, pastrim parash e krime financiare,- thuhet në këto artikuj ku konkuldohet,- se “me goditjen e Adriatik Llallës, negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të hapen.”

“Departmaneti Amerikan i Shtetit njoftoi në atë kohë se ish- Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e kishte përshkruar 49 vjeçarin Adriatik Llalla, dhe familjen e tij si të korruptuar dhe i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Llalla ka qenë kryeprokuror nga 2012 deri në 2017 dhe vitin e kaluar ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, e akuzoi atë si “armik të reformës në drejtësi”, që është programi madhor i Shqipërisë për spastrimin e sistemit famëkeq e të korruptuar të drejtësisë”, thuhej në shkrimin e “Balkan Post”.

Siç shihet edhe nga këto artikuj  si dhe nga vendimet e Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda, e ardhmja e Adriatik Llallës është e parashkruar tashmë. Ajo që të bën çudi në gjithë këtë histori, është “loja e strucit” që ai luajti nga shkarkimi i tij prej Parlamentit në 18 dhjetorin e 2017, e deri në vendimin e fundit të gjykatës. Një rast i pashembullt ky, që e shndërroi përpjekjen e medias për të gjetur vendodhjen e tij, në një lojë kunkulleshkash. E ku vendodhja thuhej se njëherë ishte në Gjermani, më pas në Turqi, Belgjikë, Itali, Greqi e deri në shtetet e Amerikës Latine.

Rikthimi i Adriatik Llallës në Tiranë, nuk është “rikthimi i djalit plangprishës”. Më shumë sesa kjo, këtij akti i shkon për diçiturë, titulli i një filmi të vjetër: “Fajtori rikthehet gjithmonë në vendin e krimit!” E thënë ndryshe, rikthimi i ish Kryeprokurorit në Tiranë për të ngrënë paçe e pilaf, atëherë kur si rregull i viteve të shkuara ai duhej të ishte duke kaluar pushimet me jahte superluksoze, është thjeshtë metamorfoza e të gjithë atyre që sipas filozofisë së krishteterë, u nisën nga hiçi, për tu rikthyer në hiç.

12 komente në “Adriatik Llalla, nga jahtet luksoze, tek paçja e pilafi!”

  1. hasan says:

    Po ti o laro kur u bere miliardier,apo vari hejbeet punes tende??? Si, qysh , tek??? Ju jeni te gjithe per tu bere shembull se si u bete miliardier ne 28 vjet demokraci dhe biles Trampi , Zukembergu , Slimi apo Bill Gates duhen te mesojne nga Ju se ata jane 00000 para jush. Ju duhet te jeni te gjithe ne burg bashke qe te provoni epshet e njeri tjetrit por me perpara duhet tju skanojne te gjithe familjet dhe sekuestrojne te gjitha asetet dhe leket qe keni bere pa djerse e tju lene vetem me breke e me kanatjere sic e keni fillu karrieren e felliqur tuajen. Kur u pastrove ti mor hale??? Po flet ti tani per halet prokurore e gjykates qe nxoren te pafajshem nje hale si ty dhe patjeter kalova lumin te dhjefsha kalin.
    Ik re kelysh peqini , kur u bere dhe ti te japesh leksione e marrte muti kete vend me keq se e ka marr.

    1. miri says:

      ta ka treguar si u be milioner por kur je hasan,hajdar, etj te hyn ne nje vesh e te del tek tjetri.Kot me te pyt a kuptove gjo nga artikulli apo hyne thjesht per te gjet shoke si vetja o hason qe nuk te bon njeri dermon.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        Nje mut ka sqaru. Thote i ka bo ka puna si gazetar kur per kohen kur ai flet taksta qe ka paguar flasin per te ardhura shume me te uleta te deklaruara ne shtet. Ose ka fshehur te ardhurat nga puna dhe ka kryer evazion fiskal, ose ka perfituar ne rruge te paligjshme dhe kur i dolen te palarat kerkoi ti justifikonte me punen si gazetar duke mos qene ne gjendje te justufikoje se si dhe duke mos justifikuar paperputhshmerine e taksave te paguara me te ardhurat e pretenduara. Bile ne nje moment futi edhe gruan ne valle per te mbuluar traplliqet e veta. Se pse me kujton pak justifikimet e gjyqtareve qe i dogji vetingu kjo puna e perdorimit te gruas per te justifikuar pasurine nga ky zoti ish-deputet qe nuk i del e keqja qe ia hoqen llokmen e deputetllekut dhe i vajti zarfi per kryetarin dem. .

  2. Fatosi says:

    ALFRED PEZA NUK DUHET BESUAR AS EDHE KUR NE SHKRIMET E TIJA PERPIQET TE JETE SERIOZ DHE ANALIST ME BOLE. SEPSE ALFRED FRED PEZA, QE NE FAKT NUK KA ASNJE LIDHJE ME PEZEN POR ME PEQININ KU ESHTE LINDUR E RITUR, GJITHÇKA SHKRUAN E KA TE LIDHUR ME PROKURINE QE I KA NGRITUR PADI PENALE PER AKUZEN E MASHTRIMIT ME TE ARDHURAT, PASTRIM PARASH DHE MOSDEKLARIM PASURIE. KJO NDODHI NE KOHEN KUR ADRIATIK LLALLA ISHTE KRYEPROKUROR DHE I LUMTE MENDJA E DORA QE FIRMOSI NISJEN E ÇESHTJES PENALE NDAJ KETIJ KLLOUNI TE MESUAR ME PRIVILEGJE E PERFITIME TE PAMERITUARA. NE GJITHÇKA SHKRUAN PEZA ESHTE KOKE E KEMBE NE KONFLIKT INTERESI. QELLIMI ESHTE TI SHERBEJE EDI RAMES PER TE SIGURUAR MBYLLJEN E DOSJES SE TIJ KRIMINALE. NESE KJO DO TE NDODH DO TE JETE NJE TJETER KRIM I INSTITUCIONIT TE HETIMIT.

  3. Beni says:

    O kelysh komunisti,o bajg e ploretariatit,te dhjere.

  4. Peza Hajduti says:

    Bertet HAJDUTI, kapeni HAJDUTIN… O zot ku jetojme dhe ne!!!!

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ca te djeg Alfredo? Si propozim per paqe duket ky artikull!! Ke hall se mos ke bo naj prapesi ene te del ne publik ashtu si padashje, ene co sinjale te koduara. Mos ki merak se haka gjithmon ka vajtur tek i zoti si per mire edhe per keq. By the way, visto che ci siamo, ca bone me ato 1 mlion eurot e “grus”???

  6. ali says:

    Shkrimi eshte I sakte, problem eshte se cfare analizohet I perket dy katunareve me te probleme.
    Ceshtja qendron se si mund te denigrohen dhe denohen keto vemje bashke me sivllezerit e tyre Meta, Majko, Paloka, Bode, Shehu, Ahmetaj. Beqaj, Ruli, e shumeee… Te tjereve…
    Jane shume por duhet Te ju pergatitet Burgu pavaresisht kostove. Besoj populli eshte gati te
    paguaj kostot per nje denim shembullor. qe do te I hape rruge te ardhmes pa keto deme fantastike qe personazhe te tilla I kane shkaktuar popullit dhe vendor tone

  7. tani says:

    Pa shih kush flet ky pisi I pisave ,,,,ky superhajduti qe ka mbi 1 million euro ne banke,,,,,,hajduti therret kapeni hajdutin ,,,,,, ,kulmi I hipokrizise,,,…

  8. asd says:

    Ky do me humb vemendjen nga krimet e veta. Ku i gjete 1 miliard ti me peqins? Kush ti dha me i qarkullu ?

  9. Stresi says:

    Ne fillim hetimi per LLallen, pastaj futja e Tij dhe Familjes ne listen e zeze te personave qe ndalohen te udhetojne ne USA,me pas sekuestro e pasurise me troje e livadhe, me Pas shkrimet me gjase ne mediat greke se U dashka futur LLalla ne burg qe shqiperia te Integrohet ne BE, pastaj inaugurimi i burgut te RECIT ku u tha se do te burgoset LLalla ,tani del dhe ky Zoteria qe i jep edhe ky nje goditje te forte LLalles qe eshte tashme ne gremine.Me pak Fjale u bene pak si shume zera qe e identifikuan “PESHKUN E MADH” dhe ky eshte gramshioti A.LLALLA.Qe te kuptohemi ,duke besuar se cdo shqiptar e kupton qe LLALLA ishte vec nje nga sherbetoret e sistemit politik ne shqiperi qe ngriu apo mbylli dhjetra ceshtje penale dhe nuk pati bythe te ngrihej mbi sitemin e korruptuar ne lartesine e detyres ashtu si bene koleget e tij italiane ne luften kunder Mafias dhe Establishmentit te korruptuar politik te italise se viteve 90, ai zgjodhi rrugen me te shkurter I SHERBEU KRIMIT, jo vetem kaq por pati kurajon idiote ti kundervihej POLITIKES ZYRTARE Amerikane ne shqiperi duke u angazhuar ne nje lufte te paprecedente me AMBASADORIN LU, ky moment e nxori zbuluar kete “HERO” te betejes per sovranitet institucional pikerisht ne momentin me te papershtatshem per institucionin e vet dhe per drejtesine ne pergjithesi ,ISHTE PIKERISHT MOMENTI kur Z LU ishte i perfshire i gjithi ne jetesimin eprocesit te reformes ne drejtesi duke u perplasur me politiken e mbrapshte ne shqiperi dhe Befas del edhe LLALLA sherbetor dhe si donkishot nxjer pallen e tij prej kashte dhe godet …..Megjithate DUKE U MARRE VETEM ME DHALLEN shoh nje perpjekje te ndyre nga ana e POLITIKES qe qellimisht te IDENTIFIKOJE tek AI PESHKUN e MADH dhe ta demonizoje ne ekstrem dhe ta identifikoje si burim te te gjitha te keqijave te ketij vendi duke e CORIENTUAR busullen e opinionit PUBLIK .KJO perpjekje e ndyre synon ti thote njerezve qe KJO ESHTE STEKA qe duhet kapur per ta quajtur te kryer reformen ne drejtesi dhe duke anashkaluar ose shtyre pa fund rezultatet qe populli kerkon per PADRONET DHE MENTORET e DHALLES ne politike ata qe e perdoren kete mjeran si kopace apo si mashe sa here iu duhej , pikerisht ata qe dirigjuan kete shtet ne afer 30 vite demokraci qe promovuan ne karriere ne drejtesi njerex me vese e me krime, ata qe vodhen e plackiten kete vend per 30 vite ata qe i shkaktuan ketij vendi plagen me te madhe qe pas luftes se 2 boterore ate te luftes civile te 97 qe shkaktoi mijra te vdekur, rrufjanet dhe mafiozet me pushtet qe e mbajten LLallen ne preher ;KETA JANE PESHQIT E MEDHENJ, perpara bemave te tyre ato fotot e llalles para jahteve apo helikoptereve apo ne dyert e hoteleve lluksoze jane thjesht nje hic, prandaj drejtesia duhet te eci ne shinat e veta normale te merret me LLALLEN aq sa i takon LLalles po kursesi vetem me LLALLEN , ai eshte thjesht nje fijet e korrupsionit politik dhe institucional e cila duhet te shthuritet per te kuptuar gjithe kete sistem te ndyre korruptiv te instaluar ne Shqiperi

    1. Arberia says:

      Jam shum dakord me analizen tuaj..por problemi esht qe te gjitha asetet shteterore dhe ligjevenese jan te zene nga kerma Si puna e ktij katunarit qe i esht djeg fytyra ne katun…problemi esht qe regjimet ne gjith boten i mbajn ne kemb,njerez medioker dhe te paskrupullt si puna e ketij zgjebes..keshtuqe Po te eleminohen legena te till,me e thjesht esht te arrihet maja e ajsbergut..Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje