Nga Spartak Ngjela
Në Shqipëri ky konflkt konstatohet të jetë midis politikës amerikane që po kërkon të konfigurojë Dimensionin Gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor, dhe lidershipit të korruptuar kryeministror Berisha-Rama-Meta, i cili sot, i bashkuar, ka dalë hapur kundër politikës amerikanë për këtë Dimension Gjithëshqiptar.
Realisht, i gjithë korrupsioni shqiptar, politikanë të lartë dhe gjyqtarë e prokurorë, po kanë frikë nga goditja penale.
l.
Por, çfarë është Dimensioni Gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor, dhe pse korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është kundër politikës amerikane dhe kundër këtij reformimi dimensional të shqiptarëve në Ballkan?
Dimensioni Gjithëshqiptar që mbështet sot politika amerikane, është i tërë rrafshi i arbërit që ruan ende gjuhën shqipe. Këta janë sot 8 milionë shqiptarë.
Ky dimension, për të krijuar një ide si vijë historike, mund të permblidhet më saktë, duke përmendur si histori shqiptare të gjitha principatat arbërore para pushtimit osman; që kanë qenë: Topiajt, Balshajt, Shpata; Principata e Arbërit, Muzakajt, Arianitët, Dukagjinët, Principata e Gjirokastrës, Lidhja e Lezhës, Kastriotët, Despotati i Artës.
Të gjitha këto, në një histori të gjatë në Gadishullin Ilirik përbëjnë jetën arbërore dhe përvijimin e saktë gjeografik të kufijve të sotëm të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse, brenda luftës për mbijetesë, shqiptarët mbijetuan në funksion të gjuhës shqipe dhe sot, të gjithë këta territore janë të banuar nga shqiptarë.
Prandaj, realisht sot, Dimensioni Gjithëshqiptar në Ballkan është sak ai që ka përbërë përvijimin gjeografik të principatave të më sipërme.
Në të vërtetë, politika antikombëtare dhe kundër këtij Dimensioni, i elitës së sotme politike, nuk ka filluar sot, ai faktikisht është një dëm shekullor i një plejade politike të gjatë në kohë të elitave të korruptuara shqiptare, të cilat, në 100 vjet, kanë dashur dhe kanë jetuar si sundues në Shqipëri, duke shitur interesin kombëtar te sllavët dhe te grekët .
ll.
Pushtimi turk i të gjithë këtij dimensioni shqiptar në Ballkanin Perëndimor, tentoi me dhunë të egër, në 500 vjet, që të zhbënte gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Por shqiptarët, siç ka thënë historiani brilant shqiptar Injac Zamputi: “u bënë njësh me gurin dhe me lisin, dhe mbijetuan”.
Por, siç e kam shprehur edhe më parë, rishikimi i historisë së Shqipërisë në vijën kohore arbër-shqiptar, do të krijojë risi në koshiencën historike të Europës. Kurse vetë shqiptarët sot janë në një zhvillim të ri historik mbarëkombëtar si kurrë ndonjëherë tjetër .
Shkatërrimi i korrupsionit të lartë politik e gjyqësor, do të sjellë realisht epokën e zhvillimit të pandëprerë të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por kjo i ka trembur ndërkohë edhe aneksuesit e territoreve shqiptare në Beograd dhe në Athinë, por edhe korruosionin e lartë shqiptar brenda Shqipërisë.
Pikerisht, të kjo frikë qëndron arsyeja e bashkimit të korrupsionit kryeministror shqiptar me Moskën, Beogradin dhe me vetë Stambollin neoosman të Erdoganit i cili sërish po kërkon të godasë zhvillimin shqiptar me destabilizim hoxhallarësh të paguar nga Beogradi dhe nga ai vetë.
Atëherë, kjo frikë që ka kapluar sot korrupsionin kryeministror shqiptar, a mund ta çojë shoqërinë shqiptare në një përplasje shoqërore destabilizuese me ndihmën e Moskës, Beogradit dhe Stambollit?
Asgjë nuk mund të bëjnë dot. Saliu dhe Rama duan destabilizimin e Shqipërisë, por vëmëndja politike amerikane është prezente cep e më cep të Shqipërisë. Edhe Rama është nën kontroll për të gjitha lëvizjet, kurse brenda partisë së tij, figurat kryesore janë me Uashingtonin.
Sot gjithçka është e mbyllur: politikë don të thotë forcë dhe jo fjalë. Shqipëria ka sot aleancë me fuqinë e vetme botërore. Korrupsioni shqiptar e ka më në leverdi të dorëzohet. Po a e kupton dot këtë?
Ill.
Po sot, pas një presioni dy vjeçar që politika amerikane po i bën përditë korrupsionit kryeministror shqiptar, ku jemi?
Sot mund të themi me bindje të plotë se korrupsioni kryeministror shqiptar Rama-Berisha-Meta, si pasojë e forcës që ka ushtruar politika amerikane, është në dekadencë të plotë.
Berisha ka humbur çdo përkrahje të shqiptarëve dhe këto ditë Organi Ndërkombëtar i Monitorimit, me prova të plota i skartoi dhe i hoqi si gjyqtarë të dyja çrdhet korruptive antikombëtare: edhe Gjykatën Kushtetuese edhe Gjykatën e Lartë. Që të dyja vatra korruptive të Sali Berishës dhe Ilir Metës në sundimin e tyre korruptiv të dhunimit material dhe të grabitjes së shqiptarëve.
Ky proces skartimi gjyqtarësh dhe prokurorësh, deri më 16 gusht, pra dhe për 15 ditë, do ta mbyllë kontrollin dhe skartimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të KLGJ dhe KLP, dhe në vjeshtë, të dy organet kryesorë të reformës në drejtësi do të fillojnë nga puna.
lV.
Po politika amerikane a ka një histori në lidhje me mbrojtjen e Dimensionit Gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor?
Sigurisht që politika amerikane ka një tragë të gjatë historike në mbrojtjen e dimensionit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Kjo tragë historike, siç e kam përmendur shpesh, fillon që në vitin 1919; por ajo që del si më e spikatura në lidhje me Dimensionin Shqiptar të Ballkanit Perëndimor, duhet të përmendet kombinimi i politikës amerikane me atë italiane, kur në vitin 1960, politika italiane i drejtoi një letër NATO-s ku i thekson se, në qytetet greke: në Artë, Prevezë, Igumenicë, Kostur, Follorinë, Parmithi, popullsia dominante, mbi 85 përqind, është shqiptare. Politika greke, me ministrin e jashtë Avramov, u hodh atëherë në sulm si e tërbuar, po nuk arriti dot gjë. Kurse Enver Hoxha në Tiranë humbi gjuhën dhe nuk foli fare, njëlloj si korrupsionin sotëm kryeministror në Tiranë.
Më pas, në vitin 1963, kemi kërkesën që presidenti amerikan Xhon Kenedi, i bëri kryeministrit rus Nikita Hrushovi në Vjenë, kur i tha në mënyrë ultimative: “Shqipëria nuk preket”.
Por kuptohet që, pasi e garantoi paprekshmërinë e Shqipërisë, më pas politika amerikane, në lidhje me Dimensionin Gjithëshqiptar në Ballkan, kaloi në territoret shqiptare të aneksuara nga serbët, por që atëherë ishin brenda territorit të shtetit Jugosllav. Vëmendja amerikëne filloi të përqëndrohej në Kosovë dhe te çështja e saj; të cilën Amerika e mbrojti si çështje vazhdimisht.
Por, siç e kam theksuar edhe një herë tjetër, ndërhyrja e parë brilante amerikane është në vitin 1974. Në këtë kohë, Presidenti amerikan Riçard Nikson, me presion të hapur politik, i kërkoi Josif Broz Titos që Kosova të shpallej republikë. Imagjinoni, kur Presidenti amerikan i kërkoi me forcë Beogradit Kosovën republikë, Enver Hoxha në Tiranë e kishte mendjen në Pekin – turp historik!
Por Titoja iu lut Niksonit që të mos e quanin Kosovën republikë, por Krahinë Autonome me autonomi të gjerë. Kurse Niksoni i tha: “neve nuk na duhet emri, ne e duam që Kosova të jetë njësi konstituente e Federatës Jugosllave. Dhe Totitoja i tërbuar, por i trembur e pranoi, dhe Kosova në kushtetutën jugosllave të vitit 1974 u quajt krahinë autonome, si njësi konstituente e Jugosllavisë: më parlamentin dhe me qeverinë e saj.
Kjo rrugë pastaj erdhi deri në vitin 1999, kur Amerika e shkëputi Kosovën nga Serbia dhe e deklaroi atë si shtet të pavarur, duke bombarduar Beogradin, një akt ndërkombëtar shumë i vështirë ky që ishte i domosdoshëm; por që deri tani, në historinë e Perëndimit është bërë vetëm për shqiptarët.
Po sot, pas gati 20 vjetësh, ku jemi?
Tani, pengesën kryesore për të formuluar Dimensionin Gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor, politika amerikane e ka hasur te korrupsioni kryeministror shqiptar, të cilit, pasi po i likuidon korpusin e mbështetjes së vet korruptive- korrupsionin gjyqësor do të fillojë likuidimin e vetë korrupsionit kryeministror shqiptar, Rama-Berisha-Meta.
Ja pra, kjo është rruga e sigurt e krijimit real të Dimensionit Gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.
…….dhe pastaj me doli gjumi,dhe i bera pyetje vehtes:”Ti mos je i biri i Kicos”?!!!!
Respekt per kete shkrim i nderuar Avokat Ngjela.
Ata qe te versulen ty jane klient te neveritshem te treshes qe permend gjithe kohes
Shqiptarët kanë një gur të rëndë në qafë që quhet korrupsion, hajdutllik, mafje, drogë, prostituzion, parlamemt, gjykatës,prokurorë dhe që Po i mbyt. Kurse ky thekson kompleksin shekullor shqiptar, që ne jemi të mirë, të kulturuar, të lashtë dhe përparuar por janë të huajt që pengojnë këto vlera. I shkreti.
Ti Ngjela me çfar shoh une bjen me fjet me nje ide p.sh sonte mendon kush po me flet kunder Amerikes e fap ne diten e neserme thu korrupsioni kryeministror . Degjo Z. Ngjela ti si avokat duhet te flasesh me fakte pra sipas veprimeve qe kan kryer dhe dosjeve qe kane . Per deri tash dime qe fosje kane . Berisha Luli Meta per Ramen nuk dime gja akoma a ka dosje , po ta kesh ti na publiko qe te njihemi edhe ne dosje kane edhe Roshi i kavajes dhe ish deputeti i Lezhes se nuk mi kujtohet emri . Po ashtu edhe 80% e prokuroreve dhe gjyqtareve pra duhet te flitet me fakte . Ti thua dhe ketu te jap perkrahje per çeshtjen shqiptare ne ballkan p.sh bashkimi me Shqiperine etj , po ti kujton se ndonje fjal qe flet Amerika kalimthi kujton ti se ashtu eshte e verteta , jo more Taku po Trampi nuk ben asgje pa pyet Putinin sepse te dy jane ne nje mendje ata e kane mendjen si ta rindajne botdn per temarre per vehte vendeg me te pasura nentoksore dhe po ju rref per ne . Kaq shumena ka dasht ne Amerika sa qe gjithe shqiptaret ( kriminele dhe tradhetare qe arratiseshin nga Shqiperia i furnizonte me dollare dhe arme kunder vendit tone . Ti mund te thuash qe i ka nis me rrezu prej pushteti komunisgin Enver Hoxha . Po pse nuk kan vra Enverin p . sh por kan vra njerez te thjeshte e para dhe E dyta me çfare te drejte ndeŕkombetare kerkonin ta rrezonin Enverin kur ate e zgjidhte vete populli vet se une e di qe ne gjithe boten populli i zgjedh udheheqesit e vet i pelqejne apo nuk i pelqejne udheheqesve te medhenj aq u ben gjithkush zgjidhet per popullin e vet e jo te fuse hundet siç ben Amerika ne punet e brendeshme te te gjithe botes qe po nuk i pelqej Amerikes fut dollarin e C .I.A -n per ti rrezuar dhe per ti vendos ato qe don vete . Pse keshtu eshte politika Taku kesaj i thu politike ti ? Ti ne çdo shkrim tendin e lidh me Enver Hoxhen duke ju k/vene ne çdo gje .Po pse o Taku nuk e ke kritikuar Enverin atehere kur ti jetoje si borgjez dhe ne mezi ushqeheshim sa per te mbajt shpirtin . Tashti sipas teje na delka Enveri i keq sepse eshte i keq se çliroj vendin dhe u radhit me fitimtaret megjithese ti e Butka me soj e sorollopin tuaj e paskeni dashte qe ne te ishim akoma nen pushtimin serb grek italjan gjerman . Eshte i keq Enveri se zhvilloj arsimin shendetesine mbrojtjen bujqesine i çoj ne stadin nderkombetare deri ne nivelin e vendeve te zhvilluara beri elektrifikimin e gjithe Shqiperise qe i çoj driten elektrike nje shpie ne maje te malit ndersa sot keni vige qe ju keni lene pa drite elektrike fshatra dhe lagje te tera . Nuk po zgjatem me sot se te jap shembuj krahasush sa te duash . Po sot jane mire hajdutet kriminelat ata qe kan shit familjet dhe atdheun per leke qe perbejne 10% te popullsise me ty brenda . Pra si borgjez ke jetuar atehere dhe si borgjez jeton edhe sot dhe prap shane kohen e athereshme dhe te sotme dhe mbarove veç mbas Amerikes . Po mire more Taku pse nuk shkon me jetu ne Amerike .
Poi me Ramen cfare ke o derezi…ksq inat e ke matte qe s’te bsri minister…hahaha!
Aman o Avokat, te kam rixha: Mos u perhap si vaji ne lakra..
Perqendrohu tek korrupsioni kryeministror, me fakte juridike..
Sa per historine, duket se largu qe je ose injorant…ose mashtrues..
Artikull logjik dhe i mbeshtetur ne faktualitete. Shpresojme qe ora e futjes se bastunit te beisbollit Amerikan ne kulo te treshes KM-re te jete sa me e shpejte dhe efektive. Nga 90 deri ne 95-n shqiptaret u larguan nga atdheu ne shenje revolte ndaj sistemit te Enver plehres . Mbas ketyre viteve, largimi ne mase i kombit, pra 1995-2018 i atribohet vetem dhe vetem politikave antishqiptare te drejtuara me rigorozitet nga treshja Enveriane Meta-Rama-Berisha.
Postoni komentet o demokratet e Enverit.
Alboz934 ! Qenke nji klysh i neveritshem i diktatorit, enverist i qelbur ! ! ! Pa pike llogjike e turpi , nostalgjik i koheve me te errta ! ! ! Hapi syte o kaqol kalibri ! ! !
Një eklsktizëm “shembullor”! Urrejtja vetjake nuk mund të “justifikojë” sulmet bizare. Në politikë e diplomaci s`mund të thuhet “Dy”, pa thënë “Një”! As shkallët nuk hypen e zbriten me galop, por një e nga një, ndryshe thyen kokën. Enver Hoxha ka një faj të madh: Kombin Shqiptar dhe Shqipërinë Londineze apo Politike, i ktheu nga “monedhë tregu” të pazarit të famshëm të të mëdhenjvë, në aktor dhe faktor, në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar. Këto I harrojnë birbot “e rënë nga fiku”, apo ata që kanë hëngër “diku” një lugë “corbe të prishur”.