Nga Dritan Hila
Ngase jemi populli që fjalët e mira i kemi vetëm për të vdekurit, është e vështirë të gjesh fjalë që nuk i kanë thënë të tjerët, qoftë edhe për një mik. Nuk të lënë radhë armiqtë.
Megjithatë Luan Hajdaraga nuk kishte armiq. Asnjëherë në bisedat e tij nuk i shante njerëzit që i kishte kundra. Për të kishte njerëz të mirë dhe njerëz që flisnin me ironi. Por jo armiq.
Ishte njeriu që nuk foli keq as për ata që e hëngrën pas krahëve dhe as për ata që shfrytëzuan staturën e tij. Sepse përtej thjeshtësisë, Luan Hajdaraga ishte një figurë në fushën e tij, të sociologjisë që në rininë e hershme.
I studiuar jashtë dhe i bashkuar me Partinë Socialiste kur kjo ishte në kuotat më të ulëta të saj, u zgjodh nënkryetar i saj, jo për të marrë nga kjo forcë politike, pasi ngjante se do të duheshin vite që ajo të rivinte në pushtet, por për t’i dhënë asaj dhe modernizuar.
Njeri që ishte jashtë klaneve që gëlonin në kufomën që po petrifikohej, ai iu dha kurajë militanteve të thjeshtë edhe me zë edhe figurë, kur iu kthye mitingashëve të Berishës më vitin 1994, që mundoheshin t’i prishnin takimin në Krujë me fjalët, “Ju jeni fashistë, por dijeni se nuk na trembni dot dhe kjo është frika juaj.”
Hajdarga ishte njeriu i ekuilibrave dhe jo i ekseseve. Në rastet e përplasjes Nano-Meta, ai u përpoq të ruante barasdistancën, ku partia dhe uniteti i saj ishin parësoret.
Në luftën politike me kundërshtarët, ishte njeriu civil dhe qytetari, megjithëse kundërshtarët e tij ishin jo rrallëherë banalë. Në detyrën e tij në pushtet, ishte gjithmonë institucional dhe nuk binte pre e thashethemnajës që karakterizon administratën shqiptare.
Luan Hajdaraga do mbahet mend si ministri i Mbrojtjes, që në ngjarjet e 14 shtatorit 1998 nuk braktisi institucionin, por më shumë, si ai i luftës në Kosovë.
Pakkush kujton se, pas riorganizimit të ushtrisë së shkatërruar në trazirat e ‘97-ës dhe logjistikës së përballimit të situatës së refugjatëve për shkak të luftës në Kosovë, ishte ky si ministër Mbrojtjeje. Për të rënë më vonë viktimë e luftës se klaneve brenda PS-së.
Unë do ta kujtoj si zëvendësministër të Jashtëm dhe ministër të Jashtëm në detyrë për njerëzillëkun në sjellje dhe maturinë në gjykim. Ishte një njeri enciklopedik dhe po aq i thjeshtë në komunikimin e përditshëm.
Vitet e fundit jepte mësim në Universitetin e Tetovës. Me siguri jo nga qejfi. Por unë nuk e dëgjova kurrë të ankohej për ata që sot me siguri kanë dalë në rreshtin e parë të Oi-ve.
Ikja e parakohshme e Luan Hajdaragës sot ka lënë një boshllëk të madh në figurat e politikës, por më shumë në ato të humanizmit dhe njerëzillëkut. Është nga ato ikje që lënë pas dhimbje.
Dheu i lehtë, mik i mirë.(dritare.net)
Shume te vertea keta qe shkruan Dritan. I tille ishte Luan Hajdaraga.
Menduam se goditjen qe mori ne rrugetimin Maqedoni-Shqiperi,me kurimet intensive qe mori ne Turqi ministri dhe bashkepuntori im,profesor Luani na ishte rikthyer perseri.Por pa u shaur akoma ajo goditje nga mendjet tona,sot ndodhi me e keqja,me e renda.Au u nda nga jeta jone e perbashket.U njoha dhe puno0va ngushtesisht me te gjate kohes qe Ai erdhi minister i mbrojtjes.Une ndodhesha me detyren e atsheut ushtarak ne Turqi dhe detyrimisht komunikonim me njeri tjeren cdo dite.Dy here e prita ne Ankara ne krye te deelegacionit te Mbrojtjes duke i rezervuar takimet zyrtare me presidentin Demirel,ministrat e mbrojtjes,shefat e shtamadhorise etj. Me degjonte me shume vemendje per bashkepunimin qe kishim dhe qe duhet te zhvillonim me kete shtet dhe me diplomacine e tij i parshtronte ato ne keto takime.Ne vitin 1999,me fillimin e Luftes se Kosoves ne luftonim bashkarisht,ai nga Tirana dhe kufijt e Kosoves ,ndersa une sipas urdherave te kryeministrit Majko dhe Z.Hajdaraga nisja avionet kargo ne mbeshtetje te ushtrise tone dhe pastaj te dyndjes kosovare drejt Shqiperise.Ai nuk largohej nga zyra ne ate periudhe lufte dhe ne i pergjigjeshim dite dhe nate kerkesave dhe nevojave qe kerkonte Atdheu dhe Kombi.Ky bashkepunim shume rezultativ me kthimin tim ne atdhe me solli ne kabinetin e tij,keshilltar per politikat e mbrojtjes dhe integrimit ne NATO.
Minister vizionar,bashkepunues,vlersues i te sukseshmeve dhe perfaqesues dinjitoz i shtetit ne marrdheniet me jashte.
Ne keto kushte lajmi sotem me ka tronditur,me ka hidhruar ,por nga ana tjeter fatkeqesisht u rivertetua se te ashtuquajturit lidere te partive ne pushtet nuk i vlersojne dhe i trajtojne keto vlera kombetare, i cili sot mund te ishte nga president, kryeminister,minister i jashtem etj.E lane ne harrese.Por per ne qe luftuam dhe punam me te ai do te jete i pa harruar,rferenca e se mires,te nje intelektuali shume dimensinal.
Qofshe i pa harruar i dashuri minister.
Me respekte Hajro Limaj ,ish atashe ushtarak ne Republiken e Turqise dhe keshilltar i ministrit
Karakteristike pune (vdekjeje) tipike e periudhes komuniste.
Ngushellime familjes!