Nga Alfred Peza
Me kthimin e ligjit për teatrin, Presidenti i Republikës Ilir Meta më shumë se çdo gjë tjetër, tregoi se është bërë tashmë, edhe një politikan i parashikueshëm.
Me kthimin për rishqyrtim në Parlament të ligjit “… për projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, Presidenca ka parashtruar edhe 9 arësye kushtetuese e ligjore që sipas saj, e kanë shtyrë atë drejt marjes së këtij vendimi.
Jo 9, por edhe sikur 99 arësye të mosarësyes së arësyeve të ishin parashtruar në njoftimin e bërë për shtyp me këtë rast, fundi i këtij vendimi dihej që në fillim.
Që Ilir Meta nuk do ta dekretonte ligjin, mazhoranca e ka ditur që në momentin që e miratoi atë në sallën e Kuvendit.
Që Ilir Meta nuk do ta dekretonte ligjin, opozita e ka ditur atë që në momentin kur nisi ta kundërshtonte atë para godinës së vjetër të Teatrit.
Që Ilir Meta nuk do ta dekretonte ligjin, media e ka ditur atë, që në momentin kur aktorët dhe punonjësit e Teatrit filluan të hartonin listat në pro e kundër shembjes.
Që Ilir Meta nuk do ta dekretonte ligjin, Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka ditur atë, edhe atëherë kur ulej përkrah tij “me qetësi e dashuri”, për të ndërmarrë nisma si ajo e dhurimit të gjakut për të shpëtuar jetë.
Që Ilir Meta nuk do ta dekretonte ligjin, me siguri që edhe ish Kryeministri Berisha, edhe Kryeministri Rama, si dy “më pak të zëshmit” e kësaj beteje të gjatë publike, e kanë ditur edhe më herët së gjithë të tjerët këtë.
Sepse të gjithë e dinë tashmë, atë që Ilir Meta ndoshta prej një viti po përpiqet që tja fshehi të gjithëve, duke dashur të aktrojë kreun e shtetit mbi palët. Por, ashtu si edhe ai, të gjithë e dinë tashmë, se Ilir Meta është “de facto” lideri i opozitë së re. I asaj opozite, që nuk do ti hynte kurrë një beteje të tillë, nëse nuk do të kishte qoftë edhe një siguresë të vetme, në betejën e saj të radhës me mazhorancën.
Ndaj askush nuk ka pritur sot, që Presidenti i Republikës, ta dekretonte ligjin e shumëdebatuar. Sepse nuk ka gjë më të mërzitshme në politikë, sesa kur humb magjinë e paparashikueshmërisë së marrjes së vendimeve dhe sharmin e surprizimit të gjithkujt.
Ilir Meta duhet te dekretoje nje ligj,ku te thote:”Te gjithe ata qe kane vjedhur floririn ne Banken e Shtetit,duhet ta kthejne ne vend…,per patriotizem ndaj Atdheut!..”
Aha, dmth vetem per te kenaqur milionerin Peza politikanet duhet te shkelin ligjin mjaft qe ti tregojne kokes me cepa te Pezes qe jane te paparashikueshem. Ca u bo me ato 1 milion eurot Alfredo???
Hahahaahaa….jan bo 2 tani