Nga Alfred Peza
“Për herë të parë në historinë 27 vjeçare post- komuniste të Shqipërisë, organi i akuzës i sekuestron pronat, një ish Prokurori të Përgjithshëm.” Kështu e nis raportimin rreth lajmit të bujshëm, media publike gjermane “Deutsche Welle”, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive të një liste të gjatë pronash të vendosura në rrugë të dyshimta, të cilat figurojnë zyrtarisht në emër të Adriatik Llallës.
Sipas DW “hetimet filluan kur media (Alpenews.al) bëri transpartente për publikun fakte dhe dokumenta zyrtare që tregonin për shitblerje tokash, ullishtesh në sipërfaqje të mëdha. Formula e pastrimit të parave ishte: blej shumë lirë, bëj më pas rivlerësimin e tokave të blera dhe shiti 20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentat zyrtare të botuara në median e Tiranës treguan edhe për transaksione financiare të ish Kryeprokurorit, me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda.”
Adriatik Llalla e ka shënuar emrin e tij në panteonin e zi të post- komunizmit, jo vetën si shqiptari i parë, por madje si zyrtari i parë në botë, të cilit Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi në shkurt të këtij viti, hyrjen në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni. Përpara kësaj mase, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i kishte refuzuar Llallës, vizën e udhëtimit, sëbashku me një grup ish vartësish, bashkëpunëtor të tij shumë të afërt në sistemin e prokurorisë. Sekretari Rex Tillerson firmosi masën e ndalimit të hyrjës nsë Amerikë edhe për bashkëshorten Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe djalit, Adi Llalla që nuk e kanë shtetësinë amerikane.
Adriatik Llalla është i pari Kryeprokuror në historinë e post- komunizmit shqiptar që e përfundoi të plotë mandatin e tij si Kryeprokuror. Sikundër, ai është i pari drejtues i organit të akuzës për të cilin opozita shqiptare thirri mbështetësit jashtë Parlamentit dhe gati e dogjën sallën brenda, në përpjekjet për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës për zëvendësimin e tij, nga një Kryeprokuror tjetër.
Adriatik Llalla është i pari kryeprokuror në historinë e post-komunizmit shqiptar që erdhi nga një post tjetër i lartë si ai i Kreut të Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të zyrtarëve të lartë, duke luajtur shpeshherë në publik me kartën e ish të persekutuarit politik dhe të një njeriu të cilit i ishte dhënë vetëm në një moshë të madhe e drejta e vazhdimit të studimeve të larta për jurisprudence, për të dhënë edhe kështu kontributin e tij që më në fund “drejtësia të bëhej edhe në Shqipëri”.
Adriatik Llalla është i pari kryeprokuror në historinë e post- komunizmit shqiptar për të cilin mediat thonë se ka shkuar në shkollën e lartë, pa përfunduar shkollën e mesme. Ose e thënë ndryshe, është regjistruar në shkollën e lartë, nëpërmjet falsifikimit të dosjes së pranimit të studentit, ku ka depozituar një diplomë të falsifikuar të gjimnazit. Ditët e fundit, mediat raportuan se ky fakt po hetohet në terren, ndërkohë që vetë ish Kryeprokurori i Republikës, asnjëherë deri më sot, nuk e ka përgënjeshtruar një akuzë të tillë kaq të rëndë, apo të bënte publike dëftesën e shkollës së mesme, që siç ka deklaruar e ka ndjekur në rrethin e Gramshit.
Adriatik Llalla duke gëzuar statusin e ish Kryeprokurorit të Shqipërisë, e shënoi emrin i pari nga të gjithë pjestarët e sistemit të drejtësisë së post- komunizmit, që iu shmang me procedurë procesit të vettingut, duke shfrytëzuar një ndryshim të diskutueshëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese, në ligjin “themelor” të reformës në drejtësi. Por as kjo manovër, nuk e shpëtoi dot atë, nga hetimi penal në lidhje me pasuritë dhe pronat, të cilat sapo u sekuestruan nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Adriatik Llalla është i pari në historinë e post- komunizmit shqiptar, që e lidhi karrierën e tij gjatë ushtrimit të funksionit të Prokurorit të Përgjithshëm, në simbiozë të plotë me vartësen e tij të preferuar, ish Drejtoreshën e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe të Dekriminalizimit, Rovena Gashi. E si dikur, kur të dy e bënin bashkë “shqiponjën” në drejtimin e organit të akuzës, edhe tani nuk i kanë shpëtuar dot fatit të përbashkët, për të qenë zyrtarisht nën hetim nga ajo Prokurori që drejtuan dikur sëbashku, me akuza pothuajse identike.
Ky është me sa duket, fundi i pashmangshëm i çdo modeli tranzicioni të ngjizur, katapultuar e pompuar në majat e drejtësisë së vjetër, për interesat e politikës së ditës, bazuar mbi histori, personazhe dhe karriera false.
Shume shpejt do ta kemi Avokat pa shkollen e mesme . Pronat bejne sikur ja marrin , duke ndruar emrin e pronarit .
Ka shume BABALE PER KETA NDYRESIRA .
Ky veprim I bere nga Prokuroria, pra ky sekuestrim do te mbetet ne historine e Shqiperise si fillimit I demokracise modern shqiptare.Uroj qe llalla sa me shpejt te hetohet ne gjendje arresti.
Cudi si nuk kane thene asnje flalle rreth keti skandali te madhe me ish kryeprokurorin shume te dashur per Baxhellen dhe Babalen qe e mbrojten me gjithe fuqine , apo se kane mare vesh akoma ,,, po Strazua qe rrin gjithe dite tek vrima e celesit se mos kap ndonje lajm apo shpifje per qeverin se ka mare vesh akoma , po Paloqja , po Cili i leshelise qe eshte bere si Ali komiku i Sadam huseinit akoma se ka mare vesh, po plaku i pjerdhur
Spaho akoma , po he behuni burra dhe thoni beme gabim te madhe qe vume k/prokuror nje kryemashtues ,,,,,
Berishizem hesapi.
Idiote, kafshe, hajdute dhe mafjoze kudo, ne PD, ne ushtri, ne drejtesi, ne Banken Kombetare, ne Shkence, ne Universitete…, kudo.
Por gjeja qe nuk kuptoj eshte se pse Amerika ndalon femijet minorenne te Llalles, por nuk ndalon femijet e serial killerit Sali Berishes qe kane vrare ne Gerdec, qe kane vjedhur, qe kane vene gjoba, qe kane shqyer, qe kane sajuar lideret e PDse dhe gjithe llumin e drejtesise mafjoze me shoke dhe vegla te tyret?
Edhe pse Llalla ne shqiptareve na duket vegel dhe diletant perballe krimeve monstruoze te Berishes, ndofta femijet minorene te Llalles per SHBAne, jane me te rrezikshem dhe mafjoze, se Argita dhe Shkelzeni Berisha!
A eshte kaq e veshtire te hetohet nese e ka bere apo jo shkollen e mesme? Une mendoj se nga ketu duhet te filloje hetimi. Te merren ne pyetje nga prokuroria te gjithe maturantet e atij viti ne te cilin i shte leshuar deftesa ketij mashtruesi ordiner si dhe i gjithe stafi mesimdhenes. Nuk besoj se te gjithe mund te genjejne apo te jene korruptuar nga Llalla. Te jesh drejtues i nje institucioni te larte pa shkolle te mesme eshte kulmi i korrupsionit ne kete vend. Por nuk eshte ky rasti i vetem. Ka plot drejtues apo specialiste te adm shteterore qe nuk kane bere te mesmen dhe kane blere te larten dhe tani behen menaxhere te taksave tona. Eshte katastrofe ndaj nuk duhet te heshtim. Seicili prej nesh njeh dike nga keta mashtrues te lidhur me politiken dhe te perdorur prej saj. Kjo dukuri eshte shume e perhapur dhe ata qe vertet e meritojne jane pa pune ose ne rastin me te mire vartes te ketyre injoranteve pa shkolle por qe me ane te metodave korruptive kane siguruar diploma duke i blere me parate e krimit dhe te droges.
Nqs Llalla shkollen e mesme e ka mbaruar me korrespodence, dmth se cdo here qe ka dhene provim ka qene prania e nje komisioni 2-3 vete te cilet e kane firmosur noten kaluese te Llales. Ne nje rast te tille asnje antar komisioni nuk do mohoje firme e vet (mbron veten e tij).
Vetem nqs Llala ka qene kaq budalla sa te kete marre thjesht nje deftese nga kreu i nje shkolle pa qene i regjistruar ne amze, atehere pervec katigorise per korrupsion me pasurite do i shtohet dhe nje tjeter per fallsifikim.
Kush flet. Ky qe u perjashtua nga bordello per imoralitet!
Shqiperia vendi i cudirave!
Ai ishte ky Alfred Peza i akuzuar per fshehje pasurie dhe mos-pagim taksash dhe doli pa lagur pikerisht nga kjo Prokurori?????????
ABSURDE