Nga Andi Bushati
Vizita flash në Tiranë e komisionerit të zgjerimit Hahn më shumë sesa vuri në pah një problem të ndërlikuar, atë për shkollën e magjistraturës, ishte një provokim relal për të parë se ç’po bëhet me reformën në drejtësi.
Komisioneri u përpoq t’i japë një dorë qeverisë duke përligjur dështimet në ngritjen e Këshillit të lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit. Ai u reshtua me propozimin e socialistëve që në mungesë të këtyre institucioneve, magjistrantët e ri të mos zgjidhen sipas rrugës që parashikon reforma.
Por, përtej këtij debati teknik, “fatkeqësia” –siç e quajti ai- e mos emërimit dot të gjyqtarëve të rinj në vend të të djegurve nga vetting-u, ngre një pikpyetje tjetër: sa gropa, boshllëqe, pasaktësi dhe lëmshe kushtetuese po dalin nga ajo reformë e cila publikut po i serviret si një sukses i paimagjinueshëm që duhet kopjuar edhe nga vende të tjera të Europës?
Sot, dy vite pas ditës kur një parlament i frikësuar nga presioni ndërkombëtar votoi në bllok një arkitekturë të komplikuar ligjore, jemi afër buzës së greminës.
Një bilanc i thjeshtë tregon se përpos spektaklit të gijotinës për disa emra të përveçëm, asgjë nuk ka funksionuar.
Shkolla e magjistraturës është e bllokuar.
Në krye të prokurisë kemi një grua pa identitet, që ende nuk dihet nëse është militante apo theshjtë e paaftë, e cila pranoi të zgjidhej vetëm me votat e njërës nga palët.
Ende nuk janë zgjedhur gjashtë prokurorët që do të formonin Këshillin e lartë të Prokurorisë.
Po të njëjtin fat ka dhe Këshilli i lartë i Gjyqësorit të cilit i mungojnë gjashtë togat e zeza.
Si pasojë e ngecjes së tyre nuk ngrihet dot Byroja Kombëtare e hetimit dhe SPAK-u, instrumentat që u shitën si garancia që do të bënte kërdinë mbi politikanët e korruptuar.
Po të vazhdojmë me tej, askush nuk i drejtohet dot Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar çmendurinë e ligjeve speciale të qeverisë, sepse asaj i ka mbetur vetëm 1 nga 9 anëtarët që duhej të kishte.
Edhe Gjykata e Lartë po mer të njëjtën rrugë, pasi ka mbetur vetëm me çerekun e 19 gjyqtarëve të saj.
Pas këtij enumeracioni, nuk është e vështirë të hedhësh dilemën: a mos paska qenë në korrik 2016 më i rëndësishëm ekspertimenti, sesa një korpus funksional ligjesh?
Mos vallë, qëllimi i diplomatëve ndërkombëtarë që arritën falë shantazheve dhe presioneve të votonin në reformën në drejtësi, paskësh qenë të thërrisnin me urgjencë fitore, përpara se të shtronin rrugën e shërimit të një sistemi të kalbur?
Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta, sot kur gjithë protagonistët e kësaj hisorie po thonë njëri pas tjetrit lamtumirë. Lu-së dhe Vlahutin-it tani i janë caktuar zëvendësat. Han dhe Mogherini kuk do të jenë më në detyrë pas zgjedhjeve europarlamentare të vjeshtës së ardhshme. Viktoria Nuland u bë kohë që nuk i mban më sytë nga Shqipëria.
Në një mënyrë apo në një tjetër ata morën spaletat e meritave se realizuan në Shqipëri një eksperiment të paparë. Ndërsa neve që mbetëm këtu na lanë trashëgim një lëmsh që nuk funksionon dhe që do të duhet ndoshta shumë vite që të shplekset. Natyrisht nga pasardhësit e tyre që do të kërkojnë të marrin grada të reja, për të zgjidhur të njëjtin hall gjithnjë e më të vjetër.(lapsi.al)
Me vjen keq te them me kete shkrim ti Andi ke dale nje idjot shqiptar. Jo qe Vllahutin dhe Lu jane peshqe te vegjel, per vendet e tyre, por as Amerika dhe Evropa nuk kane faj per muterine shqiptare. Do me duhej kohe e gjate per te ta spjeguar por meqe seshte Fendi po I bie shkurt: Shqiperia nuk ka patur
Ndihme me te madhe se sa ne keto kohet e reja nga perendimi , por me udheheqjet tona spiune ne sherbim te armiqeve, hajdute ne damke kriminel te percudnuar apo bukrosha palloshe, Shqiperia po ben mbrapa ne rrugen e saj te egzistences apo prosperitetit. Jemi ne popull I paafte qe nxjerrim politikane unuk bile dhe gazetari pa tru.
PSE i vononte opozita?.Biles vazhdon te vonoje. Por ti mos u merzit se vijne te tjere.SA per lu dhe Vlahutin,punen e tyre e bene .Edhe ata i urdherojne te tjere sepse mund te deshironin akoma te rrinin.Shqiperine te veme dore dhe ne vete shqiptaret jo te presim nga te tjeret ta rregullojne.
Po Bushat, armiqte numer nje te Shqiperise jane ambasadoret e huaj, sidomos ata te Evropes dhe te SHBA-se. Analiza jote eshte laboratorike, e perpikte. Je gazetari me i paanshem ne Shqiperi.
Je I ftohur ne tajare me gjithe Bushatin.. Te fala kotecit..
Rrespekt Z.Bushtai,perfekt si gjithmone.Vakumi i krijuar ne sistemin e Drejtesise,tregon edhe shkakun kryesore se,perse
pikerisht vetingu filloi me gjygjtaret dhe prokuroret,dhe jo me kryebanditet e kombit shqiptare,politikanet.Parapergatitja
e terrenit per mosndeshkushmerine e politikaneve,e radhit edi ramen ne armikun me te madh te shtetit shqiptare,ne
demagogun me te madh te te gjith kohrave,ne mashtruesin dhe shperdoruesin me te madh te besimit te popullit shqiptare
dhene nje politikani si asnjehere me pare aq shume pushtet.Zhgenjimi eshte i papershkrueshem.Nese Dr Flori shprehte
zhgenjimin e tij ndaj Rames ne kengen “Zemerthyer” qe para 5 vitesh ,sepse beri koalicion me Ilir Meten qe ishte bashkqeverises
ne ngjarjen e 21 Janrit 2011,çfar do te ndjente,kur Rama do te emeronte Meten President?
Dr Flori ft Tiri Zemerthyer
E nisa rrugën pastër me ideale të zjarrta
Duke ecur ëndrrat vdiqën
Ambiciet janë të qarta
Lëpin aty ku folën, shkelën mbi parime
Ktu ka vetëm pazare, nuk ka më qëllime
Tradhëtar në sy të njerëzve
Tradhëtar përpara Zotit
Do korrni çfarë do mbillni
O tradhtar të lotit
Dikush më tha rri urtë
Thashë më mirë mos flas
Po pse dreqin të duroj
Kur shpirti po më plas
Tiri (ref)
Zemërthyer kaloj
E dhimbjen kam me vete
Ai që veten tradhëtoi nuk ka më shpresë për nesër
Një fjalë të Zotit kuptoj
Ti mos e mbill të keqen
Ai qe dje tradhëtoi nesër do mbjelli genjeshtrën
Dr. Flori
Jam i papërfaqësuar, i parealizuar
Unë jam i tradhëtuar, jam i nënvlerësuar
Unë nuk jam pazar e as matematikë
O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt
E kur fillon për keq të shkojë deri në fund
Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund
E shohin një dritë të vogël
Se më keq ska ku të shkojë
Vetëm me besim te Zoti
Ky vend mund të shpëtoj
Tiri (ref)
Zemërthyer kaloj
E dhimbjen kam me vete
Ai që veten tradhëtoi nuk ka më shpresë për nesër
Një fjalë të Zotit kuptoj
Ti mos e mbill të keqen
Ai që dje tradhëtoi nesër do mbjelli genjeshtrën
Zemerthyer kaloj
E dhimbjen kam me vete
Ai qe veten tradhtoi nuk ka me shprese per neser
Nje fjale te Zotit kuptoj
Ti mos e mbill te keqen
Ai qe dje tradhtoi neser do mbjelli genjeshtren
“Ai qe dje tradhtoi,neser do mbjelli genjeshtren”!!!!!!!!!!!!
Kjo nuk ka te beje me ndjesine,me shume se sa me perfundimin e thjeshte logjik,pa militantizem,
nga ata qe e duan pa interes Kombin dhe Shtetin shqiptare.
Dhe Rama ka vite qe po mbjelle genjeshtren,dhe shume kush e perkrah akoma!!!!!!!!!
Ando une me pesimist (dhjaks) se ty nuk kam pare.
Me gropa por te pakten e kane nisur si proces.
Vetem ti ne kete dynja sa hype ne shalen e bicikletes e ngrite me rrot te par, i iepje pa duar, mbaje dashnoren ne hekur. Ne te djeret u rrezuam nja 30 here pastaj e mesuam.
Bravo And kukaleshi.
Rripce hic mos u qederros, se edhe ata qe do te vijne do te jene klonet e tyre, te Lu-s dhe Vllahutin-it. Aty rri, mbaje me shkum!
Mero paraqet ne “skenen” e Temes personazhe te ndryshem, por me ane te “prozhektoreve”, eklipson ose nxjerr ne pah ate qe luan ne favor te Rames..