Nga Kim Mehmeti
Gazetarët shpesh më pyesin se a është i mundur rikthimi i diktaturës në Shqipëri? Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike’ e rilindësve! E di se ju tingëllon i pakuptimtë një emërtim i tillë, por duhet ta dini se koha e internetit nuk prodhon diktatorë të tipit të Enverit, por të një lloji tjetër, atë ‘rilindës’ dhe të ‘Klanit pronto’.
Diktatorët e shumëpartizmit nuk e shndërrojnë popullin dhe shtetin në pronë të veten duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet.
Pastaj ‘diktatorët’ demokratik nuk i mbyllin kufijtë dhe nuk i vrasin në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxisin dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre.
Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ ne Shqipëri dhe ‘komandantët’ në Kosovë, ndërtuan shtete vetëm për ata që u përkulen atyre.
Andaj më thoni ku qëndron dallimi mes diktatorëve të dikurshëm që të vrisnin duke e kaluar kufirin dhe këtyre ‘hajdutokratëve’ tanë të sotëm, që të ‘vrasin’ pse nuk e kalon kufirin dhe nuk u lejon të papenguar të ndërtojnë shtet vetëm për bashkëmendimtarët e tyre. Pra, më thoni ku qëndron dallimi mes Enverit që ndërtonte përmendore ku të donte, e kur të donte dhe, këtyre ‘enverave’ demokratik që Shqipërinë e kanë shndërruar në një lëndinë pa pronarë, ku ata ngrenë kulla ku të duan dhe kur të duan. Pra, më thoni ku qëndron dallimi mes Enverit që e rrënonte të shkuarën për ta mbajtur mend vetëm Shqipërinë që ai ndërtoi dhe këtyre ‘talebanëve rilindës’ që rrënojnë çdo gjë që na e kujton të kaluarën, duke dashur që mbëmendja jonë të ‘ristartohet’ nga e para, e të fillojë të regjistrojë vetëm lartësinë e kullave të tyre!
Shkurt e shqip: në kohën e internetit, nuk mund të fshihet e vërteta, andaj diktatorët demokratik i vunë nën kontroll gënjeshtrat dhe spektaklet, nëpërmjet të cilave e bëjnë të padukshëm kufirin që e ndanë të vërtetën nga gënjeshtrat, bardin nga i pafytyri, të ndershmin nga i pandershmi, budallain nga i mençuri….
Pra, u barazuam të gjithë me njëri-tjetrin, ashtu siç u barazua edhe e vërteta me gënjeshtrën dhe, të gjithë merremi, o me dasmat e VIP-ave, o me deklaratat e ndonjë opinionisti, i cili në mungesë të prapanicës së majme të tipit ‘kardashian’, e shpalosë publikisht ‘trashësinë’ e tij mendore, e me çka ‘diktatorëve demokratik’ u mundësohet të sundojnë të papenguar dhe përjetësisht. Dhe kështu, sa më gjatë ata sundojnë, aq më shumë u shtohet numri i votuesve, gjë që ndodhë vetëm në shtetet diktatoriale, apo ma saktë thënë, në shtetet partiake, aty ku asgjë nuk vlen shteti, e ku çdo gjë është pushteti e partia.
Kështu pra, nuk duhet debatuar për atë sa është i mundur një diktator i ri në Shqipëri, por duhet të flitet për atë si ta shpëtosh Shqipërinë nga diktatura ‘demokratike’, e cila mbështetet mbi varfërinë e popullit, mbi spektaklet me të cilat mbulohet realiteti i mjerueshëm, mbi kontrollimin e gënjeshtrave që publikohen nëpër media, e që i drejton partia në pushtet. Shkurt e shqip, diktatorët e dikurshëm, i përdornin mediat dhe gazetarët për të përhapur të vërteta të kontrolluara, e sot i përdorin për të shpërndarë gënjeshtrat që do e hutojnë popullin. Me çka nuk do shihet as spastrimi që ata ia bëjnë vendit, duke e dëbuar rininë tonë dhe pjesën e popullatës që nuk u bindet atyre.
..je nder kritiket gazetare nga me te preferuarit per mua…,por ma theve zemren me analizen qe ke bere…. gropen historike ..90-2013..ku e ke ?..historia shkruhet dhe shuhet nga ju..njerez te penes..me vjen keq’ qe nuk solidarizohem me Ju,por keni deshtuar me kete shkrim..urrejtja per nje rilindje dhe pasojat qe ajo po le ,nuk mund te dalin ne pah pa anen tjeter te peshores…dhe aty ne mund te themi;-po,-jo!..ose,sa e vertete!
Kjo eshte krejt e vertet sepse ne shqipe nuk ka ndryshuar asgje qe nga 1945 e deri me tash 2018 ,para 1990 ishin baballaret e ktyre kelysheve qe jane sot komunizmi ne shqiperi vazhdon ashtu sic shkruan ky zotni i mencur kjo eshte vertet tragjike shpresoj sa me shpejt te zgjohet nga gjumi ai popull ju pershendes poshte komunizmi fara me e keqe e shekullit te 20 rrofte demokracia ne eu e shba
ZOTI KIM
JU LUMTË PENA!
SHUMË E VËRTETË.
Shkruan: Kim Kardashian
Adhuruesi i Erdogan flet per diktature…
Adhuruesi i madh i Erdogan quhet Edvin…
Z.Kim flet me imagjinata dhe fantazi, je jashte kohe dhe vendi , kur krahason te shkuaren e larget me te sotmen , sistemin socialist me ate demokratik, sistemim i realizmit socialist me sistemin e tregut te lire, duke i barazuar perfundimisht.
Ekonomia e tregut te lire bazohet ne sistemin tatimor, kjo ekonomi sjelle progres, pasuri dhe mireqenie ne funksion te shoqerise, ku elementet e sistemit si klasa politike, klasat shoqerore te pasurit ,te mesmit dhe te varferit , bizneset dhe ndikimi i tyre ekonomike ofrojne projekte dhe ndertime qe te jen pjese e politikave tatimore, natyrishte qe sistemi shoqeror te jet i drejte dhe me prespektive qe shtresen e varfer ta terheq nga varferia dhe shtresen e pasur drejte te mesmes.Zhvillimi shoqeror, mireqenia nuk behet me zgjidhje automarike ne sistemin shoqeror, Ne ekonomin e tregut te lire levizja e njerezve eshte e lire , ku shtresa e varfer dhe e mesme e shoqerise perpiqet te pershpejtoje per mireqenie per nje individ te lumtur.
Mendimet.qe ke per diktature, per medjen e kontrolluar dhe largimin e njerezve jan politika qe bejne opozita dhe ata qe jan te koruptuar , nje lufte partish, per te sjell pa kenaqesi, shfrytezimin e kesaj per rezimin te nje qeverie dhe ardhja e tyre per te kontrolluar pushtetin
Dola nga fund’ i Azise si
si rrebesh’ i perendise;