Turistët në Berat nuk janë meritë e pushtetit, por e qytetit

17 Korrik 2018, 13:18Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Te gjithe duan te mburren dhe te marrin meritat e zhvillimit te turizmit ne Berat. Pushteti qendror thote se numri i larte eshte merite e tyre, ai lokal vetemburret dhe nxiton te vetegradohet.

Ne fakt, merrite per zhvillimin e turizmit nuk ka askush, perveç qytetit dhe investitoreve privat qe kane investuar ne kete sektor, pa asnjelloj mbeshtetjeje nga shteti.

Mjafton te dalesh ne Berat e te shohesh, veç te tjerash, kaosin shume te madh infrastrukturor, ne pikun e sezonit turistik dhe e kupton kontributin e pushtetit ne drejtim te turizmit. Berati eshte, ndofta, i vetmi qytet ne Shqiperi qe ka vetem nje rruge kryesore.

Te gjithe arteriet e rendesishme te brendshme jane mbyllur si pasoje e pedonales se stermadhe dhe aspak funksonale ne pjese te konsiderueshme te saj, keshtu qe qyteti duket si nje perbindesh kaotik.
I vetmi investim qe e zgjidh kete problematike (i kushtueshem, por jo i pamundur) eshte Unaza e Qytetit.

Projekti eshte shume i kushtueshem dhe i pamundur te realizohet vetem nga Bashkia Berat, mirepo nje bashkepunim midis Bashkise dhe Qeverise mund ta realizonte, qofte edhe ne perspektive. Kjo nuk do te ishte vetem zgjidhje per kaosin, por do te sherbente edhe per te mbrojtur lagjet muzeale nga kalimi i mjeteve te tonazheve te renda.

Pse nuk eshte bere? Sepse, qofte pushteti lokal, qofte ai qendror, edhe kur investojne duan qe investimi te jape rezultate te shpejta, te jete afatshkurter, ndersa ky lloj investimi eshte afatgjate dhe i sherben komunitetit ne perspektive, gje qe jo detyrimisht te sjelle perfitime elektorale momentale.

Mirepo, nje pikenisje duhet ta kete. Me mire vone se kurre. Ndersa qeveria sa here qe zbret ne Berat merret me propagande boshe, kjo mund te ishte nje gje konkrete (pushtet lokal + pushtet qendror (ministri e linjes) + donatore te huaj = unaza e qytetit).

Se dyti, qeveria duhet te investoje me shume ne mirembajtjen e zones muzeale, te dy lagjeve dhe te Kalase.

Puna e fragmentarizuar, nje investim sot dhe nje mot, nuk e zgjidh problematiken dhe urgjencen qe kane zona/ndertesa te caktuara.

Se treti, investimet nuk duhen planifikuar ne pikun te sezonit turistik. Kjo e demton turizmin, nuk e ndihmon.

Keto jane vetem 3 çeshtje qe mund t’i vinin ne ndihme turizmit ne Berat, kurse persa i perket vizitoreve kjo nuk eshte merite e askujt, por e qytetit ne vetvete. Merite qe qyteti ka shekuj qe e ka, qe nuk lidhet me asnje pushtet, te djeshem apo te sotem.

6 komente në “Turistët në Berat nuk janë meritë e pushtetit, por e qytetit”

  1. drino says:

    NAMIK LAPORDHA, po nuk ti dha leket pushteti me koqet e balos do ti besh….. Mikpritja e Beratit nuk diskutohet por turisti nuk vjen per buk e krip e zemer o LAPORDHA.

  2. Sul Berati says:

    Po ti je nga Lapardha- Morava pse flet per Beratin pa le po jep edhe vleresime perfundimtare.hahaha

  3. elia says:

    Ndertoni hotels per agroturizem,,,riparoni shtepite lyejini dhe shikoni sesi do vershojne turistet ne kete qytet te bukur……..

  4. ledia says:

    Ky Lapardhaja eshte ekstremist i djathe, dhe fondamentalist mysliman, , prandaj nuk ka si te beje pershtypje estetika e nderhyrjeve qe jane kryer ne pedonale dhe qendren e qytetit

  5. a.f. says:

    Edhe Berati sikurse qytetet e tjera ka harxhuar shume fonde per rruge, trotuare dhe pedonale, ka harxhuar edhe fonde te konsiderueshme ne Kala, por investimet kane qene kryesisht te panevojshme dhe sidomos pjesa me e madhe jane vjedhur nga pushtetaret dhe tenderuesit. Sikur ato para te ishin mir-administruar dhe destinuar per nevojat reale te qytetit, turizmi do te ishte dyfishuar dhe do te rimbursonte parate e investuara.

  6. Jimi says:

    Ti La-pardha, je djal i ri dhe i edukuar e arsimuar, por ekstremisht i politizuar. Per kete nuk eshte faji i yt, pasi origjina e familjes tende e justifikon plotesisht kete. I pajustifikushem eshte qendrimi yt ndaj kontributit te pushtetit qendror dhe vendor per turizmin ne qytetin e Beratit ! Qe ka nje mori problemesh ne kete qytet, kjo nuk diskutohet edhe une mund te rreshtoj shum me teper se kaq sa ti thua, por kjo nuk do te thote se ne kete qytet nuk eshte punuar e nuk punohet, sidomos per turizmin. Shpresojme qe ne te ardhmen edhe me kritikat dashamiresve te qytetit te Beratit, si edhe te tuat, pavaresisht rreshtimit politik, mendoj se punet do te kryhen edhe me mire se derimetani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje