Nga Mira Kazhani
Nuk e kisha paramenduar ndonjëherë se do ta gjeja veten duke bërë tifozllik për skuadrën e futbollit të Kroacisë.
Por, kurrë mos thuaj kurrë. Ndodhi, dhe aspak për arsye fubtolli sesa nevoje për pak krenari.
Tekefundit, krenaria është një ndjenjë që buron nga dashuria, por ndryshe nga të gjitha ndjenjat ka prestigjin e fisnikërisë.
Është një ndjenjë e fisme kur nuk përdoret vend e pa vend dhe kur nuk teprohet. Shumica e shqiptarëve u bënë kroatë në finalen e botërorit të futbollit.
Logjika është e thjeshtë: janë dora jonë, histori e përafërt, gjak dalmatësh, autoktonë, ballkanas dhe pse jo ishte një skuadër që tregoi vlera dhe zemër në këtë kampionat.
Kroatët nuk fituan dhe iku e mbaroi kjo punë, por ka diçka që në humbje sikur nuk u vu re, a ndoshta syrit të dikujt i ka shpëtuar: mungesa e lotit.
Kroatët u dërrmuan dhe një Zot e di çfarë ndjejnë ata burra që i sheh me gjasë gjithë bota në fushën jeshile ndërkohë që sapo kanë humbur ëndrrën më fisnike, një shans që zor se të vjen dy herë në derë: Kupën e Botës.
Kërkova foto dhe pamje të kroatëve që qanin.
Kisha bindjen se nuk ka mundësi që të mos qajnë, se kështu bëjnë të gjithë dhe qyshkur shoh futboll kam fiksuar aq burra që qajnë dhe më duket romantike e më prek përherë së thelli.
Këtë herë asnjë pikë loti, asnjë burrë që qyrrashej para kamerave.
Fytyra plot dhimbje, por pa u bërë si gra në fushë. E pranoj, më pëlqejnë burrat që nuk qajnë, që dhimbjen e mbajnë në gji.
Këta janë ballkanasit, me historinë e tyre disi të vrazhdë, të ashpër, me luftëra e gjyshër të vrarë mes vedi, por edhe të identifikueshëm, autoktonë, autentikë, të talentuar, që në fitore dhe humbje të paktën nuk qajnë.(Tiranapost)
Me ketè artikull dukesh sa provinciale je si gazetare…..
Kroateve, bravo i qofte! Merituan respektin e gjithe botes, jo vetem te shqiptareve.
Por,
ata nuk jane “dora jone”, madje jane shume te ndryshem nga ne.
Ata nuk jane dalmate, sepse ne kohen e dalmateve ato nuk kishin zbritur akoma nga stepat e Azise.
Per rrjedhoje nuk jane as autoktone, sepse jane te pakten nja 7 shekuj mbas dalmateve.
Megjithate,
ata e pranojne pa komplekse qe jane te ardhur ne tokat ekzistuese te fiseve ilire.
NJe shkrim sklavi qe shfaq simpati per talentin e eproreve ! Ne fakt ky nuk eshte lajm, eshte thjesht te mbushesh gazeten me “emocione private” Pa lidhje me futbollin !
Nje gazetar i mire duket nga detajet qe arrin ti beje “lajm”. Simpaty per Miren!
O Zot…mos ngelt njeri pa u ber gazetar ne kte bot …kur u be dhe kjo tarallakja kazani…
E drejt goce
Burri s qa me lot
Ai e qa me car.
Thon shqip
Burri s qa
Ai q …..
Mungesa e loteve dhe shprehjes te emocioneve te meshkujt nuk tregon se jane me burrerore. Eshte mentalitet i prapambetur qe fatkeqesisht mbizoteron ne vende ku ka mungese demokracie dhe njerezit rriten introverte. Si gazetare shqiptare, eshte i kuptueshem admirimi per kete lloj figure te mashkullit.. Por do ishte mire te mos publikohen artikuj te tille e te mos i percillet ky lloj mentaliteti, qe nuk eshte aspak i shendetshem per djemte, brezave te rinj.