Ndriçim Xhepa s’i ka asnjë borxh shoqërisë, përkundrazi…

14 Korrik 2018, 09:25Blog TEMA

Nga Armando Meta

Në harkun kohor të këtyre 2 ditëve, një prej personaliteteve më të spikatura të artit shqiptar në fushën e aktrimit, Ndriçim Xhepa, është bërë objekt i një furie goditjesh në nivel aspak etik për 2 elementë: 1) që kërkoi të ndërtohej një Teatër i ri në vend të atij ekzistues; 2) që jeton dhe mban familjen duke u kujdesur dhe si administratoir i pallatit ku ai banon.

Sa i përket opinionit që ai ka në lidhje me Teatrin, është e drejta e tij si një nga aktorët e shquar shqiptarë që ka luajtur në atë më skenë më shumë se të gjithë ata të marrë së bashku që dalin në rrugë të dirigjuar politikisht, që të shprehet pro ose kundër. Për këtë ai s’mund të bëhet objekt tallje, shpotie, ironie dhe aq më keq ta lidhësh atë me ‘mafien e drogës’ e gjithë farë akuzash të shëmtuara nga pikëpamja njerëzore.

Diferenca mes Xhepës dhe atyre që kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit të ri është si nata me ditën. Pjesa dërrmuese e atyre janë aktorë estradash nëpër ekrane televizive të nivelit mediokër që fyejnë dhe atë brez aktorësh amatorë që ngritën në dekada gjininë skenike të humorit. Ndriçim Xhepa është aktor që i bën nder çdo vendi në hapësirë dhe në kohë dhe që ka thithur pluhurin e skenës së teatrit për vite mne rradhë deri sa ka rrezikuar edhe shëndetin e tij. Eshtë i pakrahasueshëm edhe në një nivel tjetër që ka të bëjë se ai bashkë me një grup aktorësh të rinj përgjatë viteve 80 sollën në skenë dhe ekran interpretimin modern të shumë personazheve në kinema dhe teatër duke shembur barrierat e politizuara në aktrim dhe duke e bërë më perëndimorë interpretimin.

Eshtë tërësisht e panevojshme të sjellësh në mëndje galerinë e tij të mbushur plot me personazhe, të cilën do ta kishin zili jo vetëm aktorët e sotëm, por dhe brezat që vinë. Mjafton të sjellësh në vëmendje një citim të aktorit të famshëm shqiptar Vangjush Furrxhiu, i cili në fund të viteve ’80 u shpreh se “Ndriçim Xhepa ka vënë në mendime të gjithë interpretimin skenik e filmik të artit shqiptar”.

Së dyti, në një shoqëri të traumatizuar nga banaliteti politik dhe lufta e pamëshirshme për të plaçkitur çdo pasuri në Shqipëri nga kastat politike influente në pozitë dhe opozitë, të mbijetosh është bërë një mision i vështirë. Shpesh i pamundur. Çdo ditë jepen lajme për vetëvrasje pa dallime esenciale moshash si pasojë edhe e niveleve të kushteve të këqia ekonomike. Ana depresive e shoqërisë sonë s’mund të fshihet as me rrugë të reja, as me flukse turistësh apo qoftë dhe me ndërtimin e një Teatri të ri. Buxhetet familjare vijojnë të jenë të tkurrura, pabarazia shoqërore sa vjen e thellohet, ndërsa injoranca në administratën shtetërore është bërë kriter për punësime në nivelet më të larta.

Çfarë duhet të bëjë një njeri që gjithë jetën është përpjekur të jetoj me punën e mundin e tij në një shtet që ka ikur në drejtim të paditur për t’u marrë me problematikat sociale? Shqetësimi i vetëm i qeverisjeve janë një kastë biznesmenësh që rrjepin si mundin e ku të duan nga pasuritë kombëtare pa i kthyer thuajse asgjë shoqërisë shqiptare.

Ndriçim Xhepa mund ta kishte shumë më të lehtë dhe për shkak të staturës së tij, për të penetruar në këtë vorbull që prodhon para të zeza e gri, për të siguruar mjaftueshëm një jetë më të mirë se ajo që ka. Por natyrisht ai i ka besuar instiktit të tij që nëpërmjet punës që ai bën, qoftë dhe administrator, për të mbajtur në këmbë ekonominë familjare. Eshtë e pakonceptueshme se si mund të fyhet dikush që bën një punë dhe nuk e ndyn veten për të marr një para që nuk e meriton. Çdo punë e ndershme është fisnike. Por në një vend ku hajduti nderohet madje dhe votohet natyrisht që Xhepa tingëllon si paradoks.

Ai nuk i ka asnjë borxh shoqërisë shqiptare. Madje shoqëria është në borxh me të, pasi shijon ende filmat e tij dhe ai nuk merr dot asnjë kacidhe. Qindra televizone nga mëngjesi deri në darkë, kombëtare dhe lokale, në platforma dixhitale me pagesë, japin filma të tij dhe ai sërish nuk merr asnjë kacidhe. Atëhere çfarë borxhi ka ai? Historia e këtyre 27 viteve të fundit është një histori përbaltjesh të shumë personaliteteve. Xhepa ishte i fundit në rradhën e gjatë. Por natyrisht një përbaltje pa asnjë efeklt tek qindra mijëra shqiptrarë, të cilët vijojnë të ndjekin me kërshëri punën e tij të pashpërblyer si duhet në film dhe në teatër.(javanews)

9 komente në “Ndriçim Xhepa s’i ka asnjë borxh shoqërisë, përkundrazi…”

  1. LORA says:

    Kendveshtrim mjeran;cfare borxhi i paska shoqeria shqiptare Ndricim Xhepes dhe kujtdo qe ka bere emer ne skene dhe ekran ?????
    Jam e sigurt qe edhe vete Ndricimi do te cuditet qe une,frekuentuese e rregullt e teatrit, i paskam borxhe atij.

    1. moni says:

      Ti duhet te jesh nga ato sorrat e portokallise qe bejne humor alabakesh dhe e mbajne veten per aktor! Ti shikoji njehere filmat e Ndricim Xhepes, shiko dhe pjeset teatrale ku ka luajtur edhe pastaj llomotit.

  2. "BOHOTINA" says:

    Ndriçim Xhepa, siç ka emrin ka ndriçuar dhe do te ndriçoje me personalitetin e tij. Atë nuk ia kane falur mediokrit, e aq me pak partite qe jane pergjegjese per katandisjen e vendit ne kete gjendje, por puna e djersa e ndershme e tij. Madje me pergjegjese eshte PD qe teatrin e kthe ne koske per aktivitete grabitjesh pa dhene nje qindarke takse shtetit, spitalet ne mejhane, klube e deri disko, shkollat ne turpin e vendit ku bliheshin diploma si patate…
    Ndiçim Xhepa eshte jo vetem krenaria jone qe jetuam me te, por dhe e brezave qe do te vijne…

  3. Ne pergjthsi shqiptaret nuk kane respekt per punen(sidomos kur jane ne Shqiperi)dhe per paren(e hedhin neper dasma dhe e shkelin me kembe).
    Si mund tja dine punes pioneret e ilirit qe nuk kane punuar asnje dite ne jeten e tyre si te kene respekt per paren mulrat e saliut gjykatsit apo prokuroret qe e kane fituar me korrupsion si te kete respekt djali i fullanit……..
    Sa per Ndricimin bravo i qofte qe nuk i ben naze punes sa per borxhin qe i ka shoqeria edhe une jam dakord me Loren se nuk i kemi asnje borxh se i kemi dhene per aq sa ka dhene ndersa politika dhe qeverite i kane borxh atij si edhe neve se nuk kane dijt te qeverisin dhe kane menduar per milionat e tyre dhe po jetojne si sheike.
    Keta bastarde gjoja antikomuniste po vjedhin e po shkatrroune me sllogane antikomunist….

  4. Berti says:

    Jane funderrinat e PD qe po nuk ju servilose tekave te tyre te denigrojne deri ne vrasje.
    PD sot perfaqesohet nga nje grup tarallakesh, genjeshtaresh profesioniste, hajdute e vrases.

  5. delete says:

    E drejta e autorit ne cdo vend me pak civilizm njihet si e drejte ekskluzive dhe e paprekshme e krijuesit. Kjo i njeh ketij te fundit dhe vetem ketij te fundit te drejten e riprodhimit, shitjes dhe ripublimikimit te vepres se krijuar. Fakti qe Xhepa dhe te tjeret si ai – mos harrojme ketu edhe te jemen e Ndricimit, aktore e perkryer qe ka dhene jo pak ne karieren e saj – nuk marrin asnje dy leksh nga ritransmetimi i punes dhe filmave te tyre, (xhirimet e te cileve ne ate kohe beheshin ne kushte skandaloze) tregon se shoqeria jone hipokrite me indiferencen e saj per te vene pikat mbi “i” , i ka jo borxh por super-borxh Xhepes e te tjereve te rangut te tij….Nuk ma ha mendja qe ti ose ata qe e mendojne si ty kete problem do e pranonin si te drejte hajdutllikun. Ne France, Itali e Skandinavi keto gjera as qe nuk perceptohen te ndodhin. Nderkohe, ulurasim dite e nate se si e meritojme to hyme ne BE.

  6. delete says:

    dumb ass administrator postoni komentet

  7. Artan Sejko says:

    Je i nderuar Xhepa. Nje burre Ben gjithshka per familjen e tij.Dhe ti je burre.Respekt.
    Artan Sejko

  8. Artdashesi says:

    Nese ne brezin e pare te aktoreve tre me te miret ishin Naim Frasheri, Kadri Roshi e Sulejman Pitarka, ne brezin e dyte Robert Ndrenika, Vangjush Furrxhi e Reshat Arbana, ne brezin e trete Agim Qirjaqi, Bujar Lako e Roland Trebicka, ne brezin e kater, pa me te voglin dyshim, me te miret jane Ndricim Xhepa dhe Bujar Asqeriu! Ju lutem i respektoni! Eshte minimumi qe mund te bejme per ta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje