FOTOT/ Erjon Braçe kritikon publikisht Niko Peleshin: Ja krimi me super tokën bujqësore

14 Korrik 2018, 14:30Blog TEMA
FOTOT/ Erjon Braçe kritikon publikisht Niko Peleshin: Ja krimi me super

Nga Erjon Braçe 

Krimi me super token bujqesore!

10 muaj pasi i kerkova ministrit te nderhynte!

10 muaj me pare, i kerkova ministrit te Bujqesise, te verifikonte zbatimin e kontratave te dhenies se tokes bujqesore me qira, tek biznesmene te ndryshem pa lidhje me bujqesine.

I solla te qarte rastin e nje siperfaqe mbi 100 hektare, ne Sektor Ferras-njesia Grabian, bashkia Divjake!

Nje kontrate e dites se fundit e qeverise Berisha per Luleshtrydhe, Rukola e Fasule, ishte nenkontraktuar per te kultivuar oriz mu aty!!!!

10 muaj me pas, gjendja eshte kjo ne kater fotot e para;

Sic duket, ne toke nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule, madje nuk ka as oriz!

Ka vec ferra!

Toka pas “kultivimit” te orizit u shkaterrua deri ne kete gjendje!

Ka marre fund-me thane bujqit ne Ferras!

Ky eshte krim me super token bujqesore, minister!

Troc e qarte, krim!

Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!

Nderkohe, pikerisht ne, kemi ndertuar te gjithe infrastrukturen aty;

Vaditje, kullim dhe rruge.

Nderkohe, bujqit siper ne koder-Spolata eshte aty, nuk gjejne me asnje centimeter toke per serat e tyre; bujqit ne parcelat ngjitur, mirembajne token me punen e shpenzimet e tyre, madje deri ne bukuri.

Shihini pamjet!

Ndekohe akoma, ne te Divjakes, vijojme te sherbejme fort per kominitetin, me sa fuqi mundemi- vaditje e kullim, sic ne keto foto ne Cerme Sektor, madje duke shpetuar edhe banesat e fundit, lene nen meshiren e ujrave!

Diferenca eshte e thelle! E dini pse?

Sepse prona publike nuk mbrohet si “e jona”, madje nga “e jona” e dorovisim si “e tyre” dhe, ata e shkaterrojne si “e jona”!

12 komente në “FOTOT/ Erjon Braçe kritikon publikisht Niko Peleshin: Ja krimi me super tokën bujqësore”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Jam komplet I zhgenjyer ne sektorin e bujqesise me kete qeverri.. I ke lene fshataret rrugeve o qeverri..Bleju produktin se I le ne qiell te hapur.. Bleji produktin per kavalishencat dhe ndermarrjet publike qofshin dhe private. Mblidh fshataret o qeverri dhe organizo treg me ta se I keni braktisur.. Mblidhni mendjen dhe dyfishoni buxhetin per bujqesi se po hani grur kinez me toksine.. Fshataret sdine nga tja mbajne dhe mbjellin te cokordisur sepse se kuptojne cfare kerkon tregu.. Keni deshtuar komplet me bujqesine.. Turp !!

  2. bujk says:

    Shumica e tokes bujqesore eshte ferra dhe beton.

  3. Che Guevara says:

    Cfare bujqesie kerkoni ju,ate socialiste qe mbillec cdo cep are edghe ne maje te malit?
    Iku ajo kohe!
    Une qe kam miliona e blej token dhe e perdor kur te dua!
    Do vije dita qe mafia do bleje te gjithe Shqiperise dhe shqiptaret do enden si cifuti ne shkretetore!
    Qeveritre shqiptare mbahen jo nga popullki,por nga te huajt!
    E shikoni Ramen dhe Veliajn qe bredhin neper bote e na tregojne per fotot e nxjerra me lideret e botres?
    Po certifikatat qe marrin andej a nuk u duhen per te na mbushur koken se po punojne mire?
    Vetem me shqiptaret keta horra nuk takohen kurre po vetem ne facebook!
    Kam dy vjet qe kerkoj takim me kryebashkiakun Veliaj,por as pergjigje nuk me jep!
    E per cfare na duhen keta pushtues?

  4. te lodhur says:

    Ministria e bujqesise, e transporteve, e arsimit, e brendshme, e shendetesie , jane drejtuar dhe vazhdojne te drejtohen nga grupe hajdutesh dhe injorantesh, qe vetem sa i kane shkaterruar keq e mos me keq keto dikastere te rendesishme
    Asgje sado e thjeshte qofte nuk mund ta zhgjidhesh pa kaluar te sekseret e ministrave
    Shpresojme qe kryeministri te nderhyj sa me pare ne riorganizimin e tyre

  5. Hoti says:

    Usu mami sa trim ky morri kuq!

  6. Prova says:

    Niko (Pe)Leshi! Shikoje që nga emri… kur e pytën të jatin pse nuk mbaroi Niko inxhinerine, (kur u shkoi dhe gjasme kreu studimet në Gjermani, por kjo është një problem me vete që gazetaria investigative mundet te sjelle fakte pse Niko nuk mbaroji asnje lloj fakulteti ne Gjermani) ai përgjigjej: Inxhinerët përgjithësisht emërtojnë projektet me gërmën e parë të emrit dhe me mbiemrin e shkruar në stampa dhe djalit tim nuk do ti miratonin asnjë projekt pasi do lexohej Ing. N. PELESHI. Prandaj mos prisni ndonjë punë të madhe prej tij, përjashto aftësinë për të zgjedhur servilë, bythlëpirsa, hallexhinj që ta ndjekin nga mbrapa dhe ky i ngrefosur ju fut gishtin gjatë ditës dhe natën grumbullon dollarë dhe evro… Mjer ne në çduar kemi rënë… Rama të paktën ka gjetur një lodër që kur i del damari në mes të ballit thret (Pe)Leshin dhe tjer fanella….

  7. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Qeveria po punon, kritikat jane te ndaluara ne publik. Nqs do te kritikosh, kritiko PD dhe jo partine tende.

    Edhe nje here e theksoj “Qeveria po punon”.

    ?

  8. labi says:

    AI PO TE KISHTE MEND , DO TA KISHTE NDERUAR MBIEMRIN ..!

  9. Zgalem says:

    Zoti Erion ,
    I kam ndjekur me shume pergjegjesi analizat e ekonomise . Jane shume konstruktive , per ekonomine moderne . Ashtu dhe per bujqesine .Je njeri me pasion dhe i ditur . Po te jap nje keshille , qe me buron nga ndergjegjia ime , prej bujku . Ultesira bregdetare shqiptare , eshte atipike . Nuk mund te kullohet pjese =pjese . Kullimi pjese –pjese eshte provizor , qe do te thote , ne shiun e trete ( Te mos themi te dyte ) eshte e permbytur . Kullimi integral i Ultesires eshte kafshate , qe nuk kaperdihet . Kushton miliarda $ . Kjo Qeverri nuk e realizon dot , prandaj i jap te drejte Peleshit . Ai e di , qe nuk ka pse te shpenzoi keto fonde , kur e di , qe gjithcka ben rikoshete , ne Ultesiren shqiptare , kete thesar ari , te Adriatikut . fati na ka denuar ta mbajme Ultesiren , me shume kenete se sa fushe . Eshte e veshtire bujqesia , i dashur Erion . Qendro aty te serat . Ku te ka cuar fati . Peleshi shikon me larg, Si ? Te marrim c’mund te marrim nga Ultesira e sotme , qe e katandisi tranzicioni i Saliut , ne kete fare feje , qe mund ta riparoi vetem Europa e Bashkuar . Ferrasi eshte nje xhevair , qe ka rene ne kanalin e ujrave te zeza dhe jo vetem Ferrasi , por gjithe ultesira , deri ne Velipoje . Pa dashur te te imponohem , thirri specialistet , bashke me Peleshin dhe delni me nje mendim te perbashket , c’do te behet me 150 mije Ha . toke bujqesore , me e mira ne brigjet e Medheut . Shqiperia , po qe se kultivon kete siperfaqe , del e para ne Ballkan dhe me gjere . Po qe se nuk ben kete kosulte , bisedo sa te duash , si mulli pa kokrra . Perqafime : Zgalem

    1. LORA says:

      I tere argumenti i juaj,Zgalem,bie poshte sepse par 1990-es nuk shihje pellembe toke te pambjelle,jo vetem ne Myzeqe por kudo neper Shqiperi.
      Uroj dhe besoj qe Ministri i Bujqesise t’a zgjidhe sa me shpejte kete problem.Apeli i Erjon Braces eshte shume i drejte.
      Ne ditet e sotme ne zonen e Pogradecit dhe Korces nuk gjen toke pa punuar e mbjelle.Keshtu duhet te nete e tere toka bujqesore e Shqiperise sone.

  10. tom says:

    Peleshi nuk ka lidhje me bujqesine ka hallet e veta.

  11. Arben says:

    O te nderuar qe lodheni me komente pa fund. Ajo Ministri mori fund qe kur e mori ne dore LSI e Ilir Metes e Monika Kryemadhit, te cilet ne opinionin shqiptar jane kriminelet me te rrezikshem te ketij vendi. Vendosen atje nje lolo Minister nje fare Panariti qe llomotiste gjithe diten kot se koti, si behen analizat e kastravacit e djathit dhe shperdoroi miliona dollare te buxhetit te shtetit dhe donatorve, duke jua dhene kriminelve te LSI pa asnje lidhje me bujqesine vetem e vetem per te blere vota. Pyeteni mender ish-Ministrin ku jane 80 milion Eurio te shpenzuara per te ndertuar prita ne lumenj ? Ku jane 40 milion te tjera te shpenzuara per kullimin dhe ujitjen ne zonen bregdetare ? ku jabe 60 milion te shpenzuara per subvesione te cilat ju dhane 50 kriminelve te LSI dhe fermeret e shkrete per 4 vjet mbeten me gisht ne goje ? Ky palo ish-Minister Panariti duhet te shkoje prapa hekura, por ketu nuk ka shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje