Nga letrat e popullit për Enverin, tek platforma e Ramës

20 Korrik 2018, 09:46Blog TEMA

Nga Mentor Nazarko

Shfaqja e fundit në kryeministri kur një qytetare i rezervoi Ramës një përqafim të ngrohtë,  (sipas saj- zgjidhja e çështjes së hipotekës të saj nga ana e platformës Shqipëria që duam ishte një ngjarje madhore që i kishte ndodhur vetëm kur i lindën fëmijët) duket me  të vërtetë një fakt i veçantë që meriton koment.

Ajo shfaqje në fakt, ishte një shfaqje televizive e veprimtarisë online të një platforme, po e quajmë agjenci ose instrument virtual të ashtuquajtur ‘Shqipëria që Duam’ të vënë në lëvizje nga kryeministri menjëherë pas fitores së zgjedhjeve. Një instrument i ri politik, i cili për shumë arsye meriton të komentohet.

Unë e kam quajtur ‘platforma perverse’ e Ramës, duke ndërtuar një metaforë, sepse në fund të fundit kjo është një platformë, një instrument jo thjesht komunikimi, por edhe zgjidhjesh problemesh apo denoncim problemesh i qytetarëve pranë kryeministrisë, jo nëpërmjet kanaleve ligjore. Pra nuk është një agjenci e parashikuar me ligj, nuk funksionon sipas ligjeve të shtetit shqiptar apo sipas Kushtetutës së tij, sipas rregulloreve të tij, por sipas një mekanizmi që mund ta quajmë mekanizëm vetëqeverisës. Për këtë arsye quhet edhe platforma e bashkëqeverisjes.

Në qoftë se nisemi nga rrënja  e fjalës ‘perverse’ e cila do të thotë të shndërrosh, qoftë edhe për keq, të zhbësh nga themelet, kjo platformë në një kuptim e ka edhe këtë dimension. Nëpërmjet kanaleve jo ligjore, joinstitucionale tenton që të shndërrohet në një lloj alternative për qeverisjen klasike që zhvillohet në bazë të një kuadri rregullator e ligjor.

Por nuk është vetëm kaq. Le të përpiqemi që të eksplorojmë në mënyrë analitike disa prej atyre që janë dimensionet e kësaj platforme.

Kjo platformë është moderne, sepse e përfshin qytetarin në një komunikim digjital, në erën digjitale, por në origjinën e vet kjo është një platformë primitive, është e lidhur me raportin që kanë qytetarët me mbretin e tyre, tek i cili investojnë besim, tek i cili besojnë në mënyrë idilike dhe magjepsëse. Besojnë se ai është i paprekur, i pamolepsur nga të këqijat e sistemit, se uji vjen i pastër nga lart , por turbullohet rrugës.

Kjo është një shfaqje që në kohërat e lashta, është perandorake, është monarkiste, e kohës së Enver Hoxhës nëse duam, ku letrat nga populli që i drejtoheshin udhëheqësit kanë qenë një normë dominante, që ishte alternative në atë sistemin ligjor e rregullator ku funksiononte.

Është një formë e cila supozohet se vazhdon të funksionojë edhe sot në Shqipëri. Qytetarët kanë dëshirë që të komunikojnë me të parin e tyre. Sigurisht Rama, i pari i tyre-(për konvencion po përdorim fjalën-i pari i tyre) nuk ka vetëm këtë formë komunikimi- Ai dhe Ata, pasi është edhe komunikimi nëpërmjet mesazheve, formë komunikimi e drejtëpërdrejtë. Ndërkohë në lidhje me platformën me siguri ekziston një ushtri, një ushtri e tërë që inspekton, që paguhet që zgjidh problemet, që sugjeron. Një institucion më vete, nuk e di se në bazën e cilit ligj funksionon, e cila shqyrton këto ankesa, nuk e di mbi cilat parametra paguhet, a i nënshtrohet ligjit të shërbimit civil apo jo, apo është një mekanizëm vullnetar…

Siç të lë të kuptosh një shikim i shpejtë i kësaj platforme, (si edhe shfaqja si ajo, ku qytetarja dëshironte ta përqafonte Ramën sepse kishte regjistruar pronën që kishte mundësi ta shiste, ta jepte me qera etj, )Rama ka instaluar një formë tjetër të drejtpërdrejtë të lidhjes me… masat. Po i jep zë atyre, po i përgjigjet problemeve të tyre, po synon të rregullojë qeverisjen, etj, etj. Pamë që ka raste zgjidhjesh: mitologjia funksionon ,- thashethemnaja gojë më gojë e qytetarëve që kanë mundur të gjejnë zgjidhje nëpërmjet kësaj platforme, funksionon më mirë se sa çdo sistem tjetër propagandimi. Kjo është një formë alternative e sistemit aktual kushtetues, e pushtetit ekzekutiv që kemi, e cila po e rrit fuqinë e vet në varësi të numrit të qytetarëve që përfshihen, në varësi të rasteve të zgjidhura, në varësi të problemeve që krijohen  nga (për konvencion po i quajmë kështu) feudalët e rëndësishëm apo atyre më të parëndësishëm të sistemit tonë ekzekutiv.

Kjo mënyrë komunikimi, siç u përmend është edhe primitive, edhe moderne, po përdoret edhe nga ai që është rivali historik i Ramës, zoti Berisha, por kryesisht në formën e vet denoncuese dhe jo zgjidhëse të problemeve. Është i ashtëquajturi qytetari digjital, por që nuk ka një strukturë të tillë, në formën e një organizmi, në formën e një institucioni siç është platforma ‘ Shqipëria që duam’, një platformë bashkeqeverisësse siç e quan Rama, në mënyrë emfatike. Pra nuk është një shpikje kokëmëvete e Ramës. Berisha bën, zhvillon, artikulon vetëm dimensionin denoncues të ngjashëm me atë te platforma e bashkëqeverisjes ‘Shqipëria që duam’.

Disa vëzhgime

Kjo platformë e centralizon pushtetin, e identifikon pushtetin vetëm më një person, që është kryeministri Rama. Platforma  në kushtet e relativizimit të ndarjeve ideologjike, të majta e të djathta, e rrit shumë fuqinë dhe autoritetin e kryeministrit. Që tani, thuhet se ekzistojnë sondazhe të cilat thonë se popullariteti i kryeministrit është më i madh se popullariteti i qeverisë së tij.

Kjo platformë synon të krijojë idenë e shpresës te qytetarët si të majtë, si të djathtë, të cilët kanë probleme që duan të zgjidhin pavarësisht se i përkasin një kahu politik të majtë ose të djathtë.  Po ta vësh re në këtë platformë luhet shumë me ngjyrat, ajo ka kryesisht ngjyrat kuqezi, disa prej kategorive janë të kuqe e disa të zeza, disa bashki ku ka fituar e majta janë të kuqe, e disa bashki ku ka fituar e djathta janë të zeza. Pra luhet me ngjyrat, që është një nga mjeshtëritë e kryeministrit dhe kjo është një platformë që ka krijuar një lloj pushteti alternativ, ilegal në Shqipëri.

A është kjo diçka e shëndetshme?

Mbetet për tu provuar e diskutuar. Komenti im nuk synon që të japë një përgjigje shteruese për të gjitha këto pyetje, por për të nxitur debatin mbi këtë formë komunikimi të kryeministrit me qytetarët, e cila në fakt nuk është thjesht dhe vetëm komunikim i tij, por i një institucioni ‘ ad hoc’ të ngritur prej tij që siç duket nga shifrat e dhëna nga vetë platforma funksionon.

Në mitologjinë e përgjithshme popullore flitet se këta inspektorët e platformës janë bërë të tmerrshëm, janë bërë të frikshëm: pasi në qoftë se për konvencion do t’i quajmë ministrat feudalët e mëdhenj të këtij pushteti, për vartësit e tyre të paktën janë kthyer në një problem të madh sepse një mekanizëm i tillë është i frikshëm për ta! Pse? Sepse përveçse i vendos ata në vëmendje publike, i vendos edhe në vëmendjen e kryeministrit i cili ka qejf pastaj, në emër të shenjtërimit të mekanizmit t’ia nënshtrojë gijotinës publike pa kurrfarë mëshire fatet e tyre, karrierat e tyre.

Kjo është një platformë e cila ndërlidhet me ato skenat e gjyqeve publike, që zakonisht kryeministri ua ka rezervuar drejtorëve të hipotekave, ndonjë drejtori të arsimit etj etj.

Është një instrument sa modern aq dhe primitiv, por pjesërisht aktiv… në demokracinë evropiane që shohim sot në vende të ndryshme. Nuk dihet nga kush është këshilluar Rama, pasi dihet që është një njeri që këshillohet me ekspertë të nivelit të lartë si ish-kryeministra, qoftë edhe të vendeve të fuqishme, siç është Toni Bler, qoftë edhe të vendeve që kanë pasur eksperienca fillimisht të suksesshme në transformimin e tyre nga komunizmi në kapitalizëm, siç është ish-presidenti i Gjeorgjisë.

Platforma është një instrument që do të bëjë të flitet gjatë për të dhe që duket se lulëzon.

Është një instrument me siguri edhe elektoral, që relativizon partitë, që relativizon institucionet, është një instrument i cili nëse fuqizohet mund të bëhet i frikshëm edhe për feudalët edhe për ministrat, edhe për kryetarët e bashkive, të cilët ngjajnë se hëpërhë janë të paprekshëm në këtë platformë.

Kjo është një platformë që ruan anonimatin e atyre që ankohen, në të cilën asnjë nuk mund të shikojë atë për çfarë ankohen të tjerët. Është një platformë e cila është një sfidë jo vetëm për ligjet dhe institucionet dhe Kushtetutën, por edhe për shoqërinë civile për shkak të numrit të njerëzve që po arrin të mobilizojë.

Ky shkrim ishte thjesht një sprovë për të analizuar një instrument, një institucion publik, ( po e quajmë publik për shkak të interesit që diskutohet në të), që synon të relativizojë gjithçka. Për këtë arsye e quajtëm perverse, sepse e rrënon, e gërryen sadopak sistemin ekzistues politiko-juridik.

A po e bën këtë vepër të vetë për të përmirësuar sistemin apo duke e përmirësuar?

Kjo është një çështje për të cilën do duhet diskutuar më gjatë…(Konica.al)

5 komente në “Nga letrat e popullit për Enverin, tek platforma e Ramës”

  1. h.d. says:

    Zoti Mentor! Jam dakort me atë që J’u trajtoni, por çfar të bëjë i ziu popull, që për indiferencë të qëllimëshme apo të pa qëllimëshme, të paaftësisë apo të indiferencës të një apo disa punonjësve të administratës publike, mbetet rrugve dhe gjykatave?
    A nuk do ishte më mirë, që istitucioni, por dhe specialisti durekt, i cili ka qënë i pa aftë që të realizojë në kohë problemin e qytetarit, të përgjigjen para ligjit duke e shpërblyer qytetarin për dëmin që i kanë sjellë? Kjo formë, është kushtetuse dhe ligjore apo jo? Pra kuptohet përse populli i drejtohet të parit, a po jo.

  2. ppa says:

    Analize perverse te cilen nuk e con dot deri ne fund ; aresyetime te semura duke evokuar nga mitologjia tek enveri; po ju idiotet e medias , nuk duhet te flisni, sepse kete dini te beni ; llogje dhe aresyetime boshe e te sterholluara; asnje here nuk merreni me hallet e njerezve, sidomos ne marredheniet e tyre me administraten / nepunesit ; te dhjefsha sproven o analist pervers!

  3. eh, ç'me gjeti! says:

    Shiko, shiko si shkelqen Enveri !

  4. T. Voda says:

    — Kerkoj ndjes. … Por Ne komentin tim do flas per ndjesine e FOTOGRAFIS , jo per Shkrimin Kikis.
    — Mund te mos jem shum i sakt, por Fotua e Enverit me ate vajzen me sjell nder mend nje foto te vitit 1981. Ishte dita e 1 MAJIT . TVSH jepte direkt parakalimet e kuadrateve te punonjesve te kryeqytetit. Ishte nje ritual i pervitshem.
    — Mua me shum me interesonte parakalimi kuadrateve mbyllse te manifestimit me uniformat ushtarake. Aty dilte ne pah edhe ndihmesa jone ne punen pergaditore me RSHA dhe FVVP ,(Rinine Shkollore te Armatosur dhe Forcat Vullnetare te Vetmbrojtjes Popullore)
    — Ne nje moment , kur kuadratet me tufat e luleve artificiale kishin ndaluar para tribunes dhe benin brohoritjen e perviteshme, ne krah te Enverit u cfaqen nje cift te rinjsh teper simpatik te Univerditetit te Tiranes, me nje tufe shume te bukur KARAFILASH te FRESKET (SIC U PREZANTUAN , DERGUAR NGA STUDENTET E UNIVERSITETIT TE KOSOVES–PRISHTINE.)
    –Tash vone kam mesuar se studenti simpatik i atyre viteve, ne krahun tjeter te Enverit , mban aktualisht postin e nje ministri te rendesishem ne qeverine Rama..2… Mendova se z KIKA ka nxjere kete foto te kesaj gruaje me Ramen . mbasi mund te jete e njejta vajze qe ka dale athere ne foton me Enverin.
    —-. Per mua , ne ato vite , AJO ish fotua me simpatike e me mbreslenese . Ate vit, nje muaj me pare, ne 1 Prill 1981 zhvillohej NE STSDJUMIN QEMAL STAFA ndeshja SHQIPERI-GJERMANI . Dy djem nga Shkodra. sipas premtimit qe u kishim ber , mu luten ne telefon tu siguroja edhe 2 bileta shtes , per dy te afert Studente qe u vinin nga Universiteti Prishtines. Biletat i siguruam me shume veshtiresi, por studentet nga Prishtina s’erdhen me kurr.(ndofta mbas viteve 90).
    — I pezmatuar nga humbja , ate mbasdite arrita per kurim me taksi ne llixhat e Elbasanit. Nje mengjez mbas dy tre ditesh, zeri kumbues e i jashtzakonshe i Spikerit te Radjo Tiranes oshetinte ne lulishten dhe pyllin me lisa te HOTEL PARKUT si nje thitrje luftarke e pa zakont. Asnje here nuk e kisha ndjer ate ndjesi qe me jepte ai ze. Kisha ndrgjuar qe thoshin se Hitleri te parin qe dote varte ne sheshin e Moskes do te ishte Spikeri i Radjos. Ne ato vite e ne ato kushte , Radjua dhe TVSH ishIn te vemit burime informacioni nga ku mesuam cfar kish ndodhut ne Prishtin , kuptohet dhe arsyen e mos ardhjes dy studenteve nga Prishtina. I shqetsuar telefonova shoket ku punoja. Pot ata me thane shprehjen qe shpesh benim m shaka. …” FLI I QETE O SHOKU LONI , EDHE JU , DESHMORET E TJER..”..!!

  5. Sandri says:

    Mentor!
    Te respektoj si intelektual,por ne ketre shkrim nuk ke qullosur gje!
    Po asgje fare,po te them!
    Do thuash ti:
    -Kush na qenka ky njeri kaq i zgjuar,sa ve ne dyshim aftesite e mija per te analizuar nje mekanizem propagandistik te kryeministrit?
    Besoj se e ke degjuar shprehjen popullore,se “Pyet te vuajturin e jo te diturin”!
    Ne kete rast ti je i dituri,por qe nuk ditke asgje,ndersa une jam i vuajturi,qe per keto qe shkruan ti,jame me i ditur se ti!
    Se pari,shteti duhet te jete nje ” qenie e gjalle”,qe vepron ne tre gjitha qelizat e veta!
    Trupi i njeriut ne gjakun e tij ka rruazat e bardha,qe tregojne ,nga analizat laboratorike shkallen e infektimit.
    Pra jane nje sensor i pazevendesueshem qe mjeku te filloje dyshimet e tij per problemet qe ka trupi i njeriut!
    Po shteti a i ka keta sensore te dobishem e te pa zevendesueshem per te zbuluar “semundjet” e vete shtetit?
    Ky sensor eshte populli,qe me ankesat e tij i tregon shtetit se ku dhe kush eshte “infektuar” bile edhe shkallen e infektimit!
    Ja nje shembull i madh,qe duhet te vleje me shume se te gjitha leksionet e fushes se jurisprudences botewrorew:
    -Ne se me 21 janar nuk do te ishte regjistrimi i gazetarit trim Artan Hoxha,qe faktoi vrasesit e 4 protestuesve paqesore,me siguri,qe Sali Berisha do te ishte akoma kryeminister dhe Edi Rama do tre ishte soit ne burg!
    Pra nje njeri i vetem mjaftoi te damkoseshin kriminelet!
    Por regjimi i Rames eshte despotik,se pikerisht kete sensor te rendesishem sic jane ankesat e qytetareve qe denoncojne shkeljet ligjore,padrejtesite,zvarritrjet,te korruptuarit etj i ka hequr nga vleresimi dhe perdorimi duke na propaganduar tragjikisht platformen “Shqiperiaqeduam”,qe 4 milion shqiptare t’i drejtohen nje pike te vetme per t’u ankuar e pritur t’u zgjidhen hallet!
    Por populli ka me miliona halle,konflikte,pakenaqesi,kerkesa,akuza etj per te gjithe zyrtaret e shtetit ku i bie halli te trokasin ne dere,per te cilat nuk kane as kohen e as mundesine t’i drejtohen kryeministrit me intewrnet!
    Ankesa kane puntoret,cobanet ne mal,druvaret ne pyll,lypsat,shoferet,bujqit,pasagjeret,klientet e U&jesjellesit,OSEE, etj dhe duan qe ankesa e tyre te zgjidhet ne vend e jo te pritet me jave!
    Nuk do presin qytetarewt t’u vije kryeministri,qe t’i ankohen!
    Pra kryemninistri e pranon de fakto,qe “SHTETI JAM UNE”,sepse vetem me mua mund tre zgjidhen hallet!
    Po dhjetra zyra e drejtori ankesash,qe janeneper institucione,mos valle jane vewtem per te marre rrogen militantet e partise?
    Provo po deshe e ankohu ne Bashkine e Tiranes per ndonje padrejtesi te bere nga punonjesit e UKT-se,por askush nuk merret me ankesen tende,me faktet qe ti u jep,me legjislacionin e shkelur etj,por i drejtohen atij qe ti akuzon per te dhene te verteten e sakte!
    Pra gjyqtari duhet te pyese te akuzuarin per vrasje,qe te pranoje ne se eshte ai vrasesi apo jo!
    Dhe sipas pohimit te tij te merret vendimi perfundimtar!
    Ne drejtesi kjo menyre veprimi do te ishte nje cudi e madhe,ndersa ne shtetin e Rames dhe Bashkine e Tiranes,kjo menyre veprimi eshte bere tashme noirme e poerhereshme!
    Pyesni nje here ju se pse ne shtetin shqiptar nuk behen pritje populli dhe nuk trajtohen ligjerisht ankesat e qytetareve?
    Si mund te quhet normal nje kryebashkiak si Erion Veliaj qe nuk ben fare pritje populli dhe as merret fare me ankesat e dretuara tij?
    Ky eshte shteti fashist ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje