Nga Bashkim Kopliku*
Dje, dt. 19.07.2018, në mes të Durrësit, tek Gjykata dhe Prokuroria e qarkut gjyqësor, u masakrua një avokat, në detyrë, aq më tepër një personalitet i qytetit, ish oficer i ShIK, ish kryetar partie etj. E kanë goditur avokatin, se e dinë se nuk ka Drejtësi që t’i dënojë!
Kjo ngjarje, por dhe ca tjera të ngjashme, më sjellin ndërmend gjendjen fundit të vitit 1996, kur kishin përfunduar edhe zgjedhjet lokale, dhe ligjin filluan ta bënin të fortët e Durrësit, duke shkrehur armët edhe po aty ku dje goditën Avokatin. Shteti i pat toleruar atëhere, se “kishin kontribuar për fitoren…”.
Duhet të bëhemi të vetëdijshëm se jemi para një rreziku të madh edhe sot, në 2018: vettingu ka tërbuar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të cilët po angazhojnë krimin të bëjë rrëmuja që t’i shpëtojnë nga dënimi i merituar: flakja nga Drejtësia. Mos të lejojmë të na vijë një 2019 si 1997 që shkatërroi të gjithë vendin.
Shumë miq të mi në fb, nuk po e kuptojnë rrezikun, dhe po i kundërvihen vettingun, duke u ankuar për të, në vend që të japin së paku përkrahjen morale, qytetare për këtë reformë aq të domosdoshme. Shumë shtrojnë shqetësime për rregullin e vetingut “që vetëm se u heq të drejtën të jenë prokurorë a gjyqtarë, atyre që nuk i gjenë në rregull”, e nuk merret edhe me dënimin me burg të të përjashtuarve të tij nga Drejtësia. Megjithëse ata e meritojnë dënimin edhe me burg, them se miqt e mi e kanë gabim!
Rregulli i vënë për vetingun, është shumë i drejtë, dhe shumë racional. Vettingu ka për detyrë primare të pastrojë me sa më shumë EFEKTIVITET drejtësinë. E, për të garantuar efektivitetin e tij, të vettingut, qëllimisht nuk i është shtuar edhe detyra e pastrimit të shoqërisë shqiptare, nga ata gjyqtarë e prokurorë që i ka konstatuar si të papastër etj. etj.. Është vepruar siç punon ai punëtori kur hap një kanal, që thjesht i hedh pisllëqet e kanalit anash kanalit, që pastaj, pasi të ketë mbaruar i gjithë kanali, t’i heqë edhe ato pisllëqet e tij.
Shoqëria jonë ka nevojë urgjente e të domosdoshme të ketë më së fundi një Drejtësi më të pastër (të hapë kanalin!). Do të jetë ajo, Drejtësia e Re, instrumenti aq i munguar e i domosdoshëm për të pastruar pastaj me eficiencë, edhe të gjithë shoqërinë shqiptare. Kini parasysh se pastrimi i të gjithë shoqërisë shqiptare, do të kërkojë shumë kohë, dhjetëra e dhjetëra vjet… fatkeqësisht!
Nëse vettingut do t’i viheshin edhe detyra edhe më të mëdha se i janë vënë, kjo do ta ngadalësonte fare si proces. Edhe praktika po e tregon qartë, se vetëm me detyrat “e kufizuara” që i janë vënë vetingut aktualisht, procesi po zgjat shumë, gjë që po zgjat kohën kur më së fundi do të kemi Drejtêsinë më të pastër. Pra, është “anti-ventting”, t’i ngarkohen edhe detyra të tjera, tani që urgjenca e kryerjes së tij është e tragjike.
Stërzgjatja e vetingut do të bënte që të përfitonin të parët pikërisht ata që i urreni ju vetë: gjyqtarët e prokurorët e qelbur nga korrupsioni!
Është shtë Vettingu që po i flak jasht Drejtësisë ato qelbësira…
E fundit, vettingun në Drejtësi, po na e këshillojnë, e faktikisht dhe po na e bëjnë, vendet më të zhvilluara të botës, që fatmirësisht i kemi tashmë dhe miq: ShBA dhe BE, prandaj duhet ta respektojmë përvojën e njohuritë e tyre.
Bëmë gabim e faj që nuk i dëgjuam e nuk i respektuam në 1996, mos të përsërisim të njëjtin gabim sot në 1018.
*Zëvendëskryeministri 1992-94
ラブドール 所有者の支出クリスマスと彼のダッチワイフでの感謝祭の経験
po te shofesh vidjon te lexosh cshkruan
b. kopliku goditja qe i bejne avukatit
kur i ka shtyŕe prokurori te goditin
avukatin mjere ky popull ne dore te
kujt ka rene dhe ketij ne ithemi
sistem drejtesie .
ketij ketij sistemi ka vetem nje emer
sistem i krimit krimit krimit
Nje koment i persosur i thjeshte qe kuptohet nga te gjithe krahasimi me pastrimin e kanalit me se i goditur
Plotësisht dakord z. Bashkim. Por ja qe ne krye te shtetit kemi kryetaret e prokuroreve dhe gjyqetareve. Besoj te kujtohet … nje here e nje kohe nje i forte deklaroi per ate ish prokurorin pa aresim te mesem por me ” dhipllome” universiteti, qe u ngaterrua me ate , Lu-ne, mikun e shqiptareve, kur u mbrojt duke thene: Prokurori ka bere detyren ne përputhje me Kushtetutat dhe pas saj ajo ceshtjes u mbyllur. Pastaj eshte ky Vettingu qe e baterdisi.. Etj. Duhet shpejtuar perfundimi i vettingut, te ndertohen institucionet e reja, por per tu shpejtuar je i lutur ti thuash PD-se tende qe te ndihmoje procesin jo ta sabotoje, sic po vepron.
Jemi larg te pinim nga nje kafe dmth te benim pak muhamet. Tung
Xha Spiroja
U Lunge sorry,kështu e do ky popull i korruptuar!
Ndonjë dit ministria së drejtësisë e pafsha në spital,por ama të mos ngrihet me!!
Na bëjn politik vetingun,ku esht vetingun or u shkerdhefsha çu përmban serrë e shtëpisë!!?
Politikane, gjygjtare, avukate,prokuror,doktorre, gazetare dhe nala-iste te korruptuar per ate popull te korruptuar.
Cudi eshte me keta, Bashkim Kopliku me ne krye Saliun e bene ’97-en dhe tani e kujton si veper te te tjereve
Persa Gjin Gjoni rri akoma prane Ilir Metes, kujdes se çdo gje mund te ndodhe. Por persa Sali Berisha eshte gjalle, Shqiperia eshte e rrezikuar dhe persa ka akoma shqiptare si ca komentues qe çfaqin hapur armiqesine me popullin dhe perkrahjen e krimineleve, beni kujdes. Une jam jashte rrezikut kam kohe, por ju jeni ne taven e Saliut. Nuk pushon ai sa ti pushoje fryma, pastaj gjarperijte e tjere do bejne punen e tyre.
Mafja e instaluar deri tani ne pushtet, nuk mund te pranoj cinstalimin e saj me rruge paqesore! Perball ketij “revolucioni”. Ajo pasi ti kete ezauruarte gjitha format “paqesore” te rezistences per t’mos u cenuar nga ky “revolucion” vetingu, nese keto forma nuk do te jen efikase, eshte e vertet qe ata e kane gati edhe skemen e “kunderrevolucionit” , ate te hedhjes se jenicereve ne aksion te armatosur! Kjo vertet nuk eshte nje fantazi. Qoftlargu si mjeshter i ketyre situatave, nuk heq dot dore nga pushteti, ne te cilin e konsideronte veten si te perjetshem. Njerez jini vigjilent!