Nga Ardit Rada
Xhezair Zaganjori është një nga emrat që rrezikon përjashtimin nga radhët e drejtësisë, për shkak të mospërputhjeve që KPK ka gjetur në deklarimet e pasurisë së tij. I ardhur në krye të Gjykatës së Lartë në vitin 2013, gjyqtari nga Shkodra më parë ka shërbyer si ambasador në Gjermani dhe më pas për plot 10 vite si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Një karrierë e përmbledhur kjo për të treguar se kemi të bëjmë me një nga të mëdhenjtë e sistemit të Drejtësisë, por edhe njeri me lidhje politike që u dukën hapur kur u propozua si kandidat për President të Republikës.
Megjithatë justifikimet e Xhezair Zaganjorit mund të merren për bazë si vijim i precedentit me Bashkim Dedjan, kreun aktual të Gjykatës Kushtetuese, që i shpëtoi ‘Vettingut’ duke u rikonfirmuar në detyrë.
Dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse nuk është rasti të diskutohen emra të përvetshëm. Por largimi i ‘kupolës’ së Drejtësisë, nuk është domosdoshmërisht një e keqe e madhe, sikurse kampi opozitar po përpiqet ta paraqesë në debatin politik të ditës.
Largimet nga seancat e ‘Vettingut’, apo vetëdorëzimet si në rastin e Adriatik Llallës, nuk ka dyshim se kanë sjellë një pastrim të sistemit të Drejtësisë, pavarësisht kostove që mund të mbartin. Një pastrim ky, për të cilin qytetarëve u ka rënë goja mbi 25 vite.
Vakuumi i krijuar në Drejtësi tashmë dihet se mund të zhbllokohet edhe nga ligji për ‘Magjistraturën’, që opozita nuk pranon ta votojë dhe që Kuvendi po e zvarrit seancë pas seance.
Në parim, nuk mund të ankohesh për boshllëqet e krijuara kur nuk jep kontribut për mbushjen e këtyre ‘vrimave’ në Gjykatë dhe Organ Akuze. Edhe pse ështe e qartë se qarjet për vakuume e kanë bishtin mbrapa. Përderisa nuk mundën ta ndalnin, tani rrugës të nxjerrin në pah ‘pikat e dobëta’.
Si çdo proces pastrues, Vettingut është një çerdhe ku e mira dhe e keqja rrinë bashkë. Kosto e përkohëshme e bllokimit të gjykatave është shumë më e ulët sesa kosto e 25 viteve padrejtësie që kanë dhënë togat e zeza në Shqipëri.
Dhe nuk ka zë më të fortë që e ka sqaruar këtë, sesa udhëheqësit europianë që në çdo prononcim për Shqipërinë e shprehin hapur se po bën një spastrim të drejtësisë që nuk e ka parë asnjë vend i botës perëndimore deri më sot.
Process I VETINGUT ne Shqiperi,
eshte nje aresye me shume te thuash krenarisht,
” Une jam nga Shqiperia “
Sipas opozitës është më mirë të kemi këta gjyqtarë të korruptuar kokë e këmbë që japin vendime të padrejta për qytetarët por që nuk prekin interesat e tyre, se sa të presim formimin e organeve të reja që mund t’i penalizojne ata për zullumet e tyre që gjykatat aktuale i nxirrnin pa lagur.
Ndërkohë që është më mirë të mos ketë fare gjykata sesa të ketë gjykata që nuk japin drejtësi. Çdo qytetar i ndershëm do të preferojë të presë, qoftë edhe disa vite dhe të fitojë të drejtën e tij se sa të pranojë të gjykohet sa më parë dhe të humbasë këto të drejta.
Keta gjykates, kane zvarritur gjyqe per me shume se 10 vjete,prandaj me mire te zvarritet “Vetingu” ndaj kesaj drejtesije dhe te shpetoje populli.Do te desheroja qe njerzit,te cilet kane pasur te drejte dhe nuk e kane marre prej ketyre te larguarve,te ngrene padi dhe te kerkojne te ndeshkohen ligjerisht, duke ju bere dhe sekuestrimin e pronave …
Atehere drejtesia do te veje plotesisht ne vend,sepse largimet e tanishme,jane amnisti e vjedhjeve dhe shperdorimit te detyres te bere prej tyre.Eshte kjo aresyeja, qe keta qe largohen ,kerkojne qendrimin ne detyres,sepse ne kete rast I shpetojne burgut.