Nga Artan Fuga
Samit miqsh i 21 korrikut 2018 në plazhin e Durrësit!
Mbledhje urgjente.
Me krijuesit e skenës dhe kinemasë me të cilët më bashkon profesionalisht interesi për komunikimin dhe audiencat, prof. Bujar Kapexhiu, dhe producentin Ilir Harxhi sot në 21 korrik në plazhin e Durrësit.
Për çfarë nuk folëm gjerë e gjatë.
Për filmat e kineastit plot talent, ide, gjetje, Ilir Harxhi “Tuneli” dhe “Pallati”, “Daja”. Ai sebep në fakt na kishte mbledhur mbi det!
Por jo vetëm shijuam humorin që bëmë. Dikush nga tavolina fqinjë, një klient, kur na pa që qeshnin me lotë, u ngrit, erdhi aty te ne. I kërkuam falje që po bënim zhurmë. Ai na tha : “Erdha t’ju them t’u bëhet shëndet e jetë e qeshura! Kur qeshni ju, kënaqemi të gjithë këtu sepse na jepni gëzim në këto kohëra! Vazhdoni pa merak! ”
Folëm edhe për gjëra më pak serioze sesa humori :
– Si duhet të qeverisen në mënyrë efikase dhe demokratike institucionet publike të artit dhe kulturës?
– A do ta prishin dot teatrin edhe pas refuzimit që presim nga presidenti Ilir Meta të ligjit të jashtëzakonshëm ushtarak të urbanizimit duke e bërë fushë Tiranën e traditës kulturore?
– Pse ministret e tanishme kanë një zakon që i puthin të gjithë?
Mos vallë mendojnë se të gjithë meshkujt kanë dëshirë të puthin gra të panjohura qofshin këto edhe ministre?
Puthje, premtime, pëshpërima në vesh për trajtime konfidenciale cështjesh, pastaj prapë puthje, premtime për ritakime pa lamtumirë, dhe gurë në trastë. Shumë gurë dhe shumë trasta.
– Për rolin e veçantë të humorit dhe karikaturës në informacionin dhe analizën politike.
– Si duhet rregulluar urgjentisht statusi social dhe profesional i aktorit dhe artistit?
– Përse hebrenjtë nuk e kanë zakon t’i blejnë shtëpitë por më shumë i marrin me qira? Pse cdo vilë edhe e blerë në fakt në afatgjatë nuk është vecse një banesë e përkohshme?
– Cfarë do të bënim ne të tre për kulturën dhe artin po të vimë në pushtet?
– Pse qeveritarët i kanë qef kritikat dhe karikaturat ?
– Si duhet transformuar krejtësisht programi mësimor në shkolla dhe të mësohen e praktikohen artet!
– Pse opozita nuk duhet të mendojë budalliqe që gjoja kur të vijë në pushtet do të hedhi kullat e Tiranës në erë,sepse kjo do të ishte simetrike me talebanizmin e prishjes të teatrit ? Opozita të shohi atë se nuk po paraqit asnjë alternativë për kulturën dhe artin. Deri kuuuuuur?
– Sa të mira janë kasatat “Bllaca”!
– Ku i çojmë librat që na falin dhe që shtëpia nuk i nxe më?
– Për festivalin e Strugës ku Iliri do të paraqitet me filmin e tij.
– Pse mua më pihej edhe një kafe?
– Përse të kërkosh notë mesatare për të hyrë në universitetin e arteve është kulmi i trajtimit burokratik të artit?
– Kush është më e mirë, martesa apo bashkëjetesa e përkohshme pa kurorë?
– A do të bien më tërmete?
– Pse publiku nuk lexon, por filma sheh?
– Pse artistët dhe shkrimtarët nuk duhet të bëjnë art për njeri tjetrin, por për konsumatorin e gjerë?
– Pse janë keqtrajtuar ish pronarët?
E shumë tema të tjera, të gjitha brenda dy orësh. Nuk përmendëm askënd me emër!
U kënaqëm shumë, por unë më shumë se të dy miqtë e mi. Kështu sëpaku m’u duk mua.
Por, ata këmbëngulën se ishin ata që u kënaqën më shumë sesa unë.
Mbeturinat e sistemit komunist qe i jane bashkuar esadisteve per te bere ca para. TURP!
Prit gomar te mbije bar. Po kthimi i presidentit cfare vlere ka more debila. Kuvendi e ka vendosur dhe e rivendos ne cdo kohe.
O Artan, pse nuk e pyete Kapexhiun, nëse ishte mbështetës i kriminelit sali në tentativat që saliu bënte për të vrarë opozitarët në 97 (Gramoz Ruçin). Për këtë që po të pyes kamë qënë dëshmitar vetë dhe nuk e kamë më të dëgjuar. Përsa kohë mbështet krimin pushtetar, edhe Kapexhiu i bie të jetë pusht. Shumë mirë bëtë që u kënaqët me thashetheme, se të gjithë ashtu bëjmë, por mos shiteni për çfarë nuk jeni.
Pse nuk thua me mire qe shpetoi Shqiperia? Me ato pyetje gjeniale qe paskeni bere, pak e keni edhe çmimin Nobel. Njerez te vetkenaqur dhe te dehur nga “madheshtia” e tyre. Dhe sa bukur qe paskeni qeshur. na e bete zemren mal. Debila. Po na dilkeni edhe ne gazete me “mençurirat” tuaja.
undefined
Jo vetem kaq, por keta barkederra por dhe bashkepuntore te kriminelit Sali Berisha na bejne moral; ju kujtohet pikerisht Bujar Kapexhiu çfare tha ne sallen e pallatit te kulture kur i mblodhi Sali ne 1996-en? Jasht kishte filluar krisja, ndersa Saliu kishte thirrur keta qe ta zgjidhnin perseri president dhe ta degjonte publiku i gjere i piramidave: “ta provojme dhe bje here president”, tha Bujar Kapexhiu e ai shemtira tjeter i Durresit……Tani paskan tjeter probleme, neser qe do na kerkojne tjeter gje dhe ne ne dispozicion: nje hu ne b….
Jo vetem kaq, por keta barkederra por dhe bashkepuntore te kriminelit Sali Berisha na bejne moral; ju kujtohet pikerisht Bujar Kapexhiu çfare tha ne sallen e pallatit te kulture kur i mblodhi Sali ne 1996-en? Jasht kishte filluar krisja, ndersa Saliu kishte thirrur keta qe ta zgjidhnin perseri president dhe ta degjonte publiku i gjere i piramidave: “ta provojme dhe nje here president”, tha Bujar Kapexhiu e ai shemtira tjeter i Durresit……Tani paskan tjeter probleme, neser qe do na kerkojne tjeter gje dhe ne ne dispozicion: nje hu ne b….
Fuges, qe gjithmone rrotullohet rreth boshtit, i duket vetja si qender e gjithesise..
Kapexhiu eshte pak a shume si personazhet qe ka luajtur neper filma..
I treti, nuk merret vesh se cfare e lidh me dy te paret.
Problemi i madh qe ka Shqiperia jane keta fytyrat qe shihni ne foto. Ne pergjithesi jane qylaxhinj te punes. Nuk ja vlen te merresh gjate, por Fuga psh. ka qene nje nga pinjollet me perfitues te regjimit komunist enverian. Nuk di cfare e bashkon me te djathten (ndoshta qyli), ai duhet te ishte anetar i partise komuniste shqiptare se eshte bir i nje komunisti te devotshem. Kapexhiu si artist eshte i mire, por te jesh artist i mire nuk do te thote te jesh politikan i mire. Ti nqs je artist meshoi penelit, se nga keta artistet (qe ne u bene demokrate te medhenj) mori te tatepjeten Shqiperia.
Ndrenika dhe aktoret e teatrit kane te drejten te kerkjne teater te ri! Se si do ta zgjidhi qeveria kete çeshtje, me shembje a pa shembje, atyre nuk i duhet. Ku i duhet Ndrenikes se kush do perfitoje me kulle a pa kulle. Po u be teatri, nqs i ploteson kriteret ta gezojne, te tjerat jane pune te politikes qe ketyre ska ci duhen.
….. cdo vend ka intelekuale te nivelit te popullit te tij .