Nëse një qytetar do të sillej si ajo me Rovena Gashin!

25 Korrik 2018, 19:46Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nga sot, Rovena Gashi krahu i djathtë i ish Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, nuk është më pjesë e sistemit të drejtësisë shqiptare. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ose shkalla e parë e procesit të “vettingut” e ka shkarkuar atë nga detyra e Prokurores pasi iu zbuluan pasuri të fshehura, deklarime të rreme dhe mungesë burimesh financiare.

Vetë ish Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, nuk preferoi të ishte prezente në momentin e dhënies së vendimit. Ajo bojkotoi edhe seancën e parë të premten e kaluar, duke refuzuar që të përfitonte nga e drejta ligjore, për tu mbrojtur me avokat.

Në këtë mënyrë, Rovena Gashi do të mbahet mend veç të tjerash, si e vetmja (deri më sot) nga 800 gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të drejtësisë që po i nënshtrohen këtij procesi, që ka injoruar organet e drejtësisë së re. Megjithëse, ajo nuk ka qenë aspak indiferente ndaj tyre. Përkundrazi!

RAPORTI I MEDIAVE:

“Rovena Gashi ka kërkuar në qershor që të mos i nënshtrohej vettingut sepse ishte e pezulluar nga detyra e prokurores. Por KPK ia rrëzoi kërkesën.

Më 26 qershor 2018, trupa gjykuese pasi kishte kryer veprimet për pasurinë e saj, e njoftoi Gashin për mbylljen e hetimeve dhe e ftoi atë që të paraqiste shpjegimet. Pasi u njoh me dosjen, ajo paraqiti 12 kërkesa të ndryshme.

Më 29 qershor, ajo kërkoi përjashtrimin e trupit gjykues, por kjo kërkesë u rrezua nga një trupë tjetër.

Më 3 korrik, ajo paraqiti një kërkesë për të rimarrë 34 dokumente që ishin skanuar me koke poshtë duke pretenduar se “nuk i lexonte dot”. Trupa ia plotësoi kërkesën. Më pas ajo kërkoi shpjegime për trupën gjykuese se përse nuk u ndryshua.

Më 4 korrik, kërkoi vënien në dispozicion të materialeve hetimore rreth figurës dhe aftësive të saj profesionale. KPK e njoftoi se hetimin e mbylli bazuar vetëm te pasuria dhe i dërgoi asaj mbrapsht, raportin e Prokurorisë dhe DSIK.

Me 5 korrik, Rovena Gashi kërkoi që të vlerësohej edhe për këto dy kritere.

Më 6 korrik, ajo kërkoi prapë përjashtim trupe gjykuese. Kërkesa e saj përsëri u rrëzua.

Më 7 korrik, ajo kërkoi të merren në pyetje disa dëshmitarë për pasurinë e saj.

Më 12 korrik, ajo kërkoi të ndërpritej vettingu pasi kishte bërë ankesë në Strasburg.

Me 14 korrik, ka kërkuar prapë përjashtim trupe.

Me 18 korrik, ajo paraqiti edhe dy kërkesa të reja, ku të njëra kërkohej ribërje e hetimit, gjë që iu refuzua. Ndërsa me kërkesën tjetër, kërkoi përsëri përjashtim të trupës gjykuese.

Më 20 korrik, nisi procesi i gjykimit ndaj saj nga ana e KPK, ajo nuk u paraqit dhe nuk dërgoi as avokat. Në fund të letrës prej 27 faqesh drejtuar trupës së gjykimit, Rovena Gashi kërkoi megjithatë,… rikonfirmim në detyrë.

Më 25 korrik, KPK vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Të gjitha përgjigjet për kërkesat e bëra, të cilat Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ia ka dërguar Rovena Gashit me postë në adresën e dhënë prej asaj vetë, janë kthyer mbrapsht pasi askush nuk i ka tërhequr ato…”

                                                                                                                                *           *

Kur sheh këtë sjellje nga një juriste që ka mbajtur për rreth 5 vjet me radhë pozicionin e Nr. 2 në hierarkinë e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës, ndaj një organi legjitim dhe kushtetues si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vetëm e vetëm se ajo vetë i ishte nënshtruar si gjithë të tjerët, një procesi hetimi administrativ, pyetja që shtrohet pas kësaj është:

Çfarë do ti bënte Rovena Gashi, dikur Drejtoreshë e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit, një qytetari të thjeshtë nëse ai do të sillej ndaj një procesi hetimor të Prokurorisë, si ajo vetë?

Çfarë do ti bënte Rovena Gashi një qytetari, nëse ai do të bënte si ajo vetë, 15 kërkesa proceduriale brenda një muaji, nga të cilat 4 kërkesa për përpjashtimin e saj si prokurore e çështjes?

Çfarë do ti bënte Rovena Gashi një qytetari, nëse ai përveç asaj vetë, do të kërkonte përshembull, (larg qoftë!) edhe përjashtimin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla nga e drejta e ushtrimit të përgjegjësive të tij mbi të?

Çfarë do ti bënte Rovena Gashi një qytetari, nëse ai do të refuzonte si ajo vetë që të shkonte në seancat e procesit pranë njërës prej gjykatave shqiptare, duke mos u përfaqësuar as edhe me avokatin e tij mbrojtës?

Çfarë do ti bënte Rovena Gashi një qytetari, nëse ai do të bënte një apelim në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ti këkonte përjashtimin e saj apo pezullimin e çështjes në Shqipëri?

Çfarë do ti bënte Rovena Gashi një qytetari, nëse ai si edhe ajo vetë, do ti dërgonte gjatë procesit ndaj tij një letër gjykatës kundër saj dhe në fund pavarësisht njëmijë e një të zezave që do të thonte për të, do të kërkonte si përfundim që të shpallej edhe i pafajshëm?

Këto e shumë pyetja të tjera si to, të vijnë ndërmend kur sheh një nëpunës shteti, sjellja e së cilës meriton si askush tjetër për diçiturë, thënien e priftit të fshatit: Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!

Ky shembull i sjelljes së Roven Gashit, mund të shërbejë edhe si një pasqyrë për të parë sjelljen e drejtësisë së vjetër ndaj qytetarëve. Ndërsa sjelljen e KPK dhe ONM ndaj saj, si shembull modest i sjelljes se drejtësisë se re, me qytetaren e zakonshme tashme, Rovena Gashi.

13 komente në “Nëse një qytetar do të sillej si ajo me Rovena Gashin!”

  1. katarakti says:

    O Alfred. Pse i bie anes e anes or djale? Bjeri drejt e ne koke. Keta njerez me poste te larta ne te ashtuquajturen drejtesi allashqiptarçe kane vjedhur, kane shperdoruar postin per tu pasuruar! Keta si Llalla dhe kjo karakurva duhen futur ne burg dhe pike. Si spjegohet qe lihen te lire plehrat dhe do na kthehen neser edhe ne avokate?! Per te mbrojtur hajdutet e tjere si puna e tyre. Dhe llumi i bretkocave ne keneten e SHQUP-it guat tere diten e dites se : “Rama po vjedh”. Babalet.

  2. Peza says:

    E dime te gjithe se drejtesia eshte kriminalizuar,por e keqja e vendit tone nuk ka ardhur vetem nga drejtesia!
    Perkundrazi drejtesia eshte pasoja e kriminalizimit te pushtetit te klikave sunduese pa asnje perjashtim keto 28 vjet!
    Le te marrim te fundit,qe mbahet si me i suksesshmi ne keto 28 vjet,Edi Ramen!
    Ka kohe qe i ben thirrje popullit shqiptar qe te denoncoje korrupsionin!
    Pra vete e pranon Rama,qe ne qeverisjen e tij i jane krijuar kushte te plota qe te linde dhe lulezoje korrupsioni,pra qe gjoja lufta kunder tij ka qene si lufta me Mullinjte e eres nga Don Kishoti i Mances dhe se ai ka deshtuar totalisht jo si i pa afte,po se po por edhe si nxites i tij!
    Ku e bazoj kete akuze?
    Dihet se viktimat e korrupsionit jane :
    1- Shteti vete ;
    2-Qytetaret fukarenj pa asnje mbeshtetje financiare dhe ekonomike!
    Ne se ekziston korrupsioni ne shtet kjo do te thote se vete shteti ka rene ne gjunje para korrupsionit,pra mekanizmat e kontrollit,zbulimit dhe ndeshkimit te tij kane rezultuar te pa afta,mbase edhe bashkefajtore me korrupsionin!
    Ne se kryeministri apo mazhoranca do te ishte e ndergjegjeshme dhe me sinqeritet e ndergjegje do ta deshironte ta luftonte korrupsionin,atehere e para gje qe duhet te bente kryeministri do tre ishte DEGJIMI I ZERIT TE POPULLIT me cdo forme,me cdo metode,me cdo rruge etj,etj!
    Ne se do degjoheshin viktimat e korrupsionit me seriozitet dhe pergjegjesi,kurre nuk do te kishte korrupsion ne shtet!
    Por soit ne Shqiperi zeri i qytetareve jo vetem nuk degjohet nga asnje instance shteterore,por te gjithe ne bllok i sulen ankuesit dhe denoncuesit,qe t’i mbyllin gojen!
    Dhe ne mes te ketyre eshte edhe vete kryeministri Rama qe propagandon fallco se lufton korrupsionin,por qe ben te kunderten!
    Lufta e Rames gjoja kunder korrupsionit eshte vetem nje tallje e madhe me popullin shqiptar!

    1. ben says:

      Ore Peza, po pse ne Kohen e Edi Rames lindi korrupsioni?
      Edi e gjeti te institucionalizuar korrupsionin dhe eshte i vetmi qe ka luftuar per zhdukjen e tij. Harruat se si ne cdo cep te rruges te dilte nje polic qe vinte era djerse, raki e hudhra dhe me duart ne xhepa te kerkonte hapur para?
      Korrupsionin e futi Sali Berisha, Fatos Nano dhe Ilir Meta.

  3. ulis says:

    Keta qe kane vene para pa djerse ,mire eshte ti vjellin ,por nuk te takon ty ta besh analizen e tyre, je ne nje xhele me ta.Nuk di a do te kete veting per takemin tuaj?

  4. Arbeni says:

    Kjo kurve e korruptuar eshte fytyra e vertete e saliut dhe e te birit te tij,eshte fytyra e atyre që mbyllen syte para krimit te tmerrshem ne Gerdec e ne 21 Janar 2011.Kjo eshte drejtesia e degjeneruar që krijoi e kapa ballaban sali ram bërisha.

  5. raul says:

    O LLalla te lumte palla, paske ditur me zgjedh o hunderr, nuk e di a ke ka mare vesh babalja se Llalla iku per lesh,,,,,,

  6. TAGRIU says:

    Me sa kuptoj une kjo ta paska mbledhur ne kohen e saj per ato paret e tua qe s’ishe ne gjendje t’i mbroje. Meqe ra fjala si ia bere me to!!!

  7. Xhike says:

    Babalja qe i ka marre ne pune do shkarkuar me ate B e maadh dge B e vogel

  8. USA says:

    KJO ME DEMEK PROKURORE VETEM TE QIHET ATE PUNE DI TE BEJ SE PER PUNE TJTER TE HA MUTIN E KISHIN KTHYER PROKURORIN NE BORDELLO PRIVATE ROBEQIRET. NE BURG TJU QIN MOTREN PLERAVE SE JAN TALLUR ME NJE POPULL TE TER KESAJ KURVES SEKUESTRO PASURIE DHE NE BURG PUTANA

  9. Toto Llumi says:

    fundja cfare do i bejn ksaj???? i Vetingu ka per detyre te shkarkoje nga postet kta funderrima dhe mbaron me aq. Kjo dihej qe prej 20 vitesh qe merr nje post vish sa te mundesh se fundja vetem postin do humbesh.
    E kush po flet per drejtesi ktu…kur pasi verifikohen shkelje te tilla asnje mase ndeshkimore nuk merret ndaj personit qe i soli vendit nje dem kaq te madh.

  10. Ska says:

    Po keto pasuri nuk duhet te sekuestrohen , sic ju sekuestrohen gjith atyre qe i kan me drogra pastrim parash me prostitucion . E njejta gje eshte e me keta gjyqtar e prokuror kshu i kan ber edhe keta duke i mare leket me thas e i nxjerin jasht e japin dokumente pe r shpira fabrika gurore e te tjera. Jo vetem shkarkim po dhe te sikuestrohen gjith pasurit e tundshme e te pa tundshme dhe llogarit bankare nuk mjafton vetem shkarkimi i tyre

  11. Kaltra says:

    Kjo “zonja ” ka harruar që koha e saj ka perënduar.Iku koha që brodhi botën dhe masakroi taksat tona .Gjithë këto kërkesa dhe ankesa ,tamam si një “e përkëdhelur”.Kjo e zgjuara e dynjasë s’le gjë pa bërë që të shpëtojë nga vetingu e burgu.Shyqyr nga sistemi u shporr,tani ti sekuestrohen pasuritë ,të shkoj në burg dhe të kthejë eparatë që ka prishur avionëve dhe hoteleve.

  12. Beni bo says:

    Ku jeni o demokrate …filloni protestat se hoqen kete felliqesiren nga sistemi i drejtesise.Nje plehre me pake ,dhe prusni se tani ka filluar vetingu te japi rezultatet.imagjinoni kush na hetonte dhe denonte te shkretin popull……eshte per te vene duart ne kokeve te ulerisesh forte.Keta kokrrat e debilave duhet tu sekuestrohet pasuria dhe ti rrasesh brenda dhe ti hedhesh celsat .ky eshte sistemi kanceroz qe ndertoi per 20 vjet rresht sali krimineli me banden e tije.ja rezultatet ku jane.ti shohi populli dhe ti gjykoje.Me shume ti shikojne ata demokrate te paster qe kan votuar keta mostra per 20 vjete……i abandononi keta felliqesira te kohes se trazicionit demokratik dhe perpiquni te ribeni te djathten e vertete shqiptare me vlera te verteta demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje