Nga Mentor Kikia
Ja çfarë thotë një studim i fundit në SHBA(Filadelfia), bërë publik, këtë javë:
“Mjafton një lëndinë me bar për të sjellë buzëqeshjen.
Ajo redukton dukshëm stresin e depresionin dhe përmirëson shëndetin mendor për të gjithë ata që jetojnë në qytet, në mes të ndërtesave.
Në zona të degraduara të qytetit, të cilat janë pastruar, risistemuar dhe gjelbëruar, gjendja psikologjike e njerëzve ka ndryshuar pozivisht, mbi 41 %.
Gjelbërimi ishte faktori i parë i kthimit të mirëqënies. Por ndiqej nga pastrimi i mbeturinave, krijimi i vendeve publike me standarte…”.
Le të vijmë në qytete tona….
Pallate kurriz më kurriz, ku as njerëzit e as pemët nuk marrin dot frymë.
Në projektet tona, parqet nuk konsiderohen fare si pjesë e qyteteve, por, më keq akoma, edhe ato që janë shikohen si troje për të ngritur ca pallate të tjera.
Çdo lagje, në qytetet në vende të tjera, ka parqet e veta dhe mjediset e veta publike.
Në cilin qytet shqiptar mund të gjejmë një park, lëndinë, apo thjeshtë një copë pyll brenda zonës urbane? Vetëm në Tiranë ndodhet parku i liqenit, i cili nga koha kur është ndërtuar, vetëm kafshohet nga ndërtuesit.
Kuptoni ju o kryetarë bashkishë, urbanistë, arkitektë, ndërtues se hapësira e blertë nuk është thjeshtë një dekor(që edhe po nuk qe, nuk prish punë).
Ajo është një kurë psikologjike e mendore për njerëzit.
Mos u habisi pse në Shqipëri është dhjetëfishuar përdorimi i antidepresivëve brenda 5 vitesh. Mos u habisni që njerëzit janë nervozë, agresivë e të dhunshëm(që vriten edhe për një vend parkimi).
Nuk është rraca, siç shpesh përpiqemi ta shpjegojmë, është gjendja depresive e psikologjike, si pasojë edhe e jetesës në kafaze betoni të zymtë, rrugë tërë baltë e pisllkë gjithandej.
Bravo
@TemA’s
.
Nuk vjen ndyshimi me një “Ki kiiiiii”
bashkojuni,
e drejtë është ajo që thotë
i kuq, i zi apo jeshil ish komunizmi
Tirana ish dikur
kryeqyteti më i gjelbër në botë!
GOPISTI, kur ke parë botë me sy ahere e tashti?
AHA, HA, HAHA, HA, HA.
PRELUDI më i fortë i një KOMEDIE.
Me forcat tona!
Jo more Mentor ,shqiptariti nuk e shpeton as lendina dhe as kullotja neper lendina qekur u leshuan nga zinxhiret jemi duke ngrene njeri tjetrin.
Ne emer te partis dhe liderit te tyre nuk njohim as vellazeri e as miqesi.
Pretendonim se fajin na e kishte soc e lufta e klasave tani na e ka fajin kap betoni .
Ishim te varfer ne soc sot shumica jane ne mjerim.
Na e ka fajin geni dhe urrejme njeri tjetrin dhe mallkojme komshiun per fatkeqesit tona…..
Dakord!
Antidepresive, pisllek, beton, depression………………..tamam peshkrimi per ameriken e llotarise ameriqene
Erion Veliaj erdhi me premtimin,se do te ndalonte betonizimin e Tiranes,por e trefishoi ne krahasim me paraardhesin e tij.
Erion Makiaveli po betonon vertete edhe ato pak zona te gjelberuara qe kan mbetur,por,per te risjelle buzeqeshjen,po kthen
taracat e pallateve ne lendina te gjelberuara plot me bare.Ndersa jasht Tiranes,po mbjelle edhe disa peme,5 here me pak se
numri qe ai pretendon,pa llogaritur qindra peme qe jan thare.Per kete,ka marre edhe çmimin e pare ne Bote te pemmbjellesit.
Po me cfare ti ndertojne me balte ?
Mqs ti sdashke beton…
ALBI, me gjelbrim, me sasi të madhe uji, me rrymin ajror, me arkitekturë të stilit autokton (kemi, ose jo një copë lumi historie?), ansamble godinash me karakter humanizimi.
Hiquni mendjemadhësisë e a lá americana. Shiko Korcën (Zvicrën….Suedinë, Norvegjinë. Spanjën), e qindra e qindra e mijëra qytete në botë.
E shëmtuam Shqipërinë! Cudi si shpëtoi Berati, Gjirokastra, cudi!!!
Kultura e vandalizmit betonor – kënaqësi për oligarkinë materialiste.
Po ti mo zoteri apartamentin tend a e ke ne pallat te ri apo te vjeter?! Te gjithe ju dhe soji e sorollopi i mender analisteve ne kete vend pasi keni siguruar sallonet tuaja nga 10-12 m te gjate dilni e jepni mend per ndertimin. Cinizmi juaj nuk ka te sosur. Ndertimi dhe betoni qe ta marresh vesh ti kurre skane per te ndaluar sepse ky vend do ndertohet. Ndertimet pa tjeter qe duhet te behen te studiuara por nuk eshte detyra juaj qe beni gam-gam nga apartementet tuaja te reja te jepni mend per urbanistiken. Eshte nje industri qe xhiron gati gjysmen e parave te ketij vendi dhe puneson dhjetera mijera vete. Por sahan lepiresit si ju mendojne vetem per vete e jo per thesin e miellit qe do punetori ndertimit ne fund te muaji. Dava legenash.