Vendimi për teatrin, Balla: Presidenti zgjodhi të mbajë gjallë opozitën shtërpë, ju përgjigj thirrjeve për ruspa e dinamit të Lulit dhe Monës

27 Korrik 2018, 20:21Blog TEMA

Nga Taulant Balla

Ne 21 janar 2011, Lulzim Basha Minister i Brendshem dhe Sali Berisha Kryeminister akuzonin protestusit dhe opoziten per grusht shteti.

Sot, 7 vjet me pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, qe te dy ne opozite, akuzojne shumicen qeverisese per grusht shteti.

Me nje gjuhe qe nuk ka asnje lidhje me aspiratat Europiane te Shqiperise se vitit 2018, kreu i opozites kercenoi sot me ruspa e dinamit sipermarresit shqiptare dhe arkitektet e huaj.

E gjithe kjo sjellje pritej, qofte nga Luli, qofte nga Mona. I kishim degjuar edhe me pare klithmat e tyre te deshperuara, si ne rastin e parkut te lodrave, si ne rastin e stadiumit kombetar, si ne shume e shume episode te tjera te opozites se tyre shterpe. Fatkeqesisht sot thirrjeve te Lulit e Mones iu pergjigj Presidenti i Republikes.

I cili, deri me sot, ka patur nje sjellje te admirueshme, duke mos u bere pale as e politikave te familjes se tij, as e kauzave te partise se tij. Sot, Presidenti zgjodhi te mbaje gjalle farsen e opozites me teatrin.

Te po te njejteve individe qe protestonin kunder parkut te lodrave, kunder bulevardit te ri, kunder Rilindjes Urbane ne cdo qytet te Shqiperise.

Ai qe jave me pare i bente thirrje autoriteteve shteterore te gjenin gjuhen me artistet sa i takonte projektit te teatrit, sot vendosi kunder vullnetit te artisteve, duke mbeshtetur kauzen e opozites.

Shumica parlamentare, ne mbeshtetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutes, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjehere sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator. Per t’i dhene shqiptareve dhe artisteve te teater te ri, modern dhe dinjitoz.

4 komente në “Vendimi për teatrin, Balla: Presidenti zgjodhi të mbajë gjallë opozitën shtërpë, ju përgjigj thirrjeve për ruspa e dinamit të Lulit dhe Monës”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Se kuptoj, Rama nuk ka goje vete qe nxjerr keta rrembythjet per te komentuar mosdekretimin. Te pakten per respekt te institucionit qe ai drejton, sepse ligji u inicua nga qeveria dhe jo nga parlamenti e as nga bashkia. Te pakten te behet burre e ti dali per zot pacavures qe gatoi, mos na nxjerri velinat ne konferenca shtypi…

    1. Zigur Qarri says:

      Nese flet Rama,duhet te jete pro Presidentit,perderisa para dy muajsh e ka glorifikuar me superlativa,
      ndryshe kundershton vetveten.Kjo eshte edhe arsyeja qe nuk leh vete,por ndersen veliajn me ballen.
      Edi Rama: “Ilir Meta presidenti më i mirë që kemi pasur deri më sot,nuk ka gabuar kurrë”

  2. Zigur Qarri says:

    Si ka mundesi ta beje ta beje Ilir Meta kete,kur Edi Rama thote,se: “Ilir Meta Presidenti më i mirë që kemi pasur
    deri më sot,nuk ka gabuar kurrë”?Perse bete koalicion me Ilir Meten,qe ishte ne qeverine qe vrau me 21 Janar
    te 2011-tes?Ju shkelet mbi gjakun e viktimave o hipokrite dhe te pabese,vetem per te ardhur ne pushttet,prandaj
    ju jeni njeqind here me te ndyre se Berisha dhe Basha.Prandaj edhe Dr.Flori thote ne kengen e tij “Zemerthyer”
    per Ramen; “Ai qe dje tradhtoi neser do mbjelli genjeshtren”.

  3. Baton KITA - Gostivari says:

    TAULANT, prishja e godinave të vjetra, jo më të kësaj natyre e rëndësie historike-kulturore, është VANDALIZËM i KULLUAR.
    Sa e ndjek situatën, sa kuptoj nëntakstin e fallangës pro shembje, bëhet një luftë interesi.
    Duhej që me kohë cështje të jepej në referendum kombëtar, pra edhe jashta kufinjve politikë të shtetit formal SHQIPËRI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje