Demaçi, ky ithtar e kritik i Enverit

29 Korrik 2018, 07:26Blog TEMA

Nga Zenun Çelaj

Ishte muaji i parafundit i vitit 1992 dhe ndodhesha në Tiranë për herë të parë. Isha me mision profesional, të bëja intervistë me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha. Gjithë punën për këtë intervistë ma kishte lehtësuar shefi i programit në shqip i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, i cili nga Uashingtoni kishte aranzhuar me presidentin shqiptar ditën dhe orën kur do të takoheshim në Tiranë.

Për mua ishte moment i veçantë i karrierës të bëja intervistë me një president të shtetit shqiptar, një ëndërr që atëherë e sot do ta ketë secili që jeton me e për  profesionin e gazetarit. Në orën e caktuar duhej të isha në Pallatin e Brigadave dhe me pëlqimin e mikpritësit do të më shoqëronin Shaqir Salihu, që punonte në redaksinë në Uashington, dhe Xhevdet Shehu, që ishte korrespondent i “Zërit të Amerikës” nga Tirana.

Presidenti Berisha na priti në një zyrë, që kishte një tavolinë pune dhe një tjetër të ulët e të rrethuar me katër poltrona, ku do ta zhvillonim intervistën. Ai kishte informacion që përveç gazetar, unë isha edhe sekretar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kryetar i të cilit ishte Adem Demaçi. Dhe Berisha para se të nisnim intervistën, që do të ishte pa pyetje të përgatitura më parë dhe se mund të bëja çfarëdo pyetjesh, qofshin edhe që s’do t’i parapëlqente, m’u drejtua me buzëqeshjen e tij karakteristike:

Po si e kemi atë Bacën Adem Demaçi? Ka vuajtur shumë. Është personalitet që i duhet Kosovës dhe kombit, – e plotësoi pyetjen me sqarimin, sikur të donte të tregonte respektin dhe adhurimin që ushqente për të.

Pasi i shpjegova se ishte mirë me shëndet, shumë dinamik dhe me sens për organizim, Berisha sërish vazhdoi të fliste për të, si e kishte paramenduar dhe si dukej takimi i parë i tij me të.

Sa u përqafuam vëllazërisht dhe shkëmbyem përshëndetjet, Baca Adem  përnjëherë nisi sulmet ndaj nesh, pushtetit postmonist, duke folur për meritat e Enverit (Hoxhës) për ndërtimin e Shqipërisë, arsimin, kulturën, mbi të gjitha për ruajtjen në saje të tij (Enverit) të Shqipërisë nga apetitet grabitqare të fqinjëve, -tregonte Berisha për takimin e parë me të.

Ju po bëni atë që kanë dashur e s’kanë mundur ta bëjnë armiqtë më të egër të Shqipërisë, po e rrënoni kalanë e pamposhtur të ngritur nga Enveri dhe Partia e Punës, – citonte Berisha fjalët plot zemërim të Ademit, për të vazhduar:

Duke e parë se do të ishte e kotë ta bindja se nuk ishte ashtu, zgjodha heshtjen. Vetëm e pyeta cilat ishin planet e dëshirat e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. M’u përgjigj: “Do të shëtis gjithë Shqipërinë. Një muaj ia kam caktuar vetes, por do të rri edhe më shumë, nëse ma kërkon puna”.

I shpreha pëlqimin për planet dhe i thashë:

Do ta kesh në dispozicion një veturë me shoferin, përcjellësin dhe të gjitha shpenzimet i heq shteti shqiptar. Por kam një dëshirë, kur të përfundosh udhëtimin të kthehesh në Presidencë, të takohemi e të bisedojmë. Jam i interesuar për përshtypjet tua.

Në fund të udhëtimeve nëpër Shqipëri, Baca Adem u kthye te unë, – tregoi Berisha. Ende pa u ulur dhe pa e pyetur se me ç’përshtypje vinte, me temperamentin e tij karakteristik, m’u drejtua:

Po Enveri kishte shkatërruar jo vetëm njeriun, por edhe tokën! Të kërkoj falje ty e të tjerëve për të gjitha ato lëvdata që i kam thënë për të tash e gjatë dekadave më parë.

Bacë Ademi natyrisht gjeti një arsyetim edhe për ato pikëpamje: “Më mirë që nuk e kemi ditur çfarë ishte Enveri, as sistemi që e drejtonte. Po të ishte ndryshe, do të mund t’i donim më shumë këta fqinjët, të cilët duan kokat dhe tokën tonë, si përherë”.

Të tillë e njoha Bacë Ademin, për vuajtjet e guximin e të cilit kisha dëgjuar e lexuar, por nuk mendoja se do të ishte kaq kritik edhe ndaj vetvetes.

Më vonë, këtë qëndrim ndaj Enverit e Partisë së Punës Demaçi e kishte shprehur edhe në një takim me shqiptarët në New York.

Megjithatë, njerëz të painformuar ose me qëllime të tjera kanë vazhduar ta trajtojnë e kujtojnë Demaçin si një enverist të papërmirësueshëm.

 

10 komente në “Demaçi, ky ithtar e kritik i Enverit”

  1. Cuku says:

    O Palo gazetar ti rruash topet Enverit ,Ti.,Saliu dhe ky fare Demaci
    Koqe kandari
    Na gajase bythen me kete mesele qe na tregove,,,
    Po nuk u qeruat ju servila muti ,po na keni mbire si ferra nga te kater anet,,,

    1. heu bre says:

      o Zenuuuuuuuuuuuuuuun! SHKRIM ME IDIOTESK DHE TE NJE NIVELI FEMIJNOR PROPAGANDISTIK NUK KAM LEXUAR NDONJEHERE! KETO JANE DRITHERIMAT E FUNDIT TE PROPAGANDES BERISHISTE E ANTISHQIPTARE, TE KETYRE VOCRAKEVE QE TASHME KANE PERFUNDUAR NE KOSHIN E PLEHRAVE ?

    2. zaim zajmi says:

      Ashtu CUKU (sinonim për q e k), Shqipëria ishte parajsa e mjerimit njerëzor, por të verbërit e shohin si ferr për shkak se ishte e rrethuar edhe me gjemba, mos hyjnë lopët e hanin gjelbërimin e parajsës.

  2. Vlora1912 says:

    Mir e paske *qendisur* kete shkrim or Zenun apo Zemun klani.
    Me nje gur vrave disa zogj(ose ashtu kujton ti).

    Arrite, te ne e pershkruash Shqiperine e 92-shit dhe Adem Demacit, me gjuhen e Pabes te Bastardit Berrish…..dhe Biberucit.
    …….
    Shqiperia nuk ishte kopsht me lule. Enveri ishte Diktator, i atij lloji qe * hengri* gjith shoket e luftes…pooòooor.
    ……………
    Pooooor, Shqiperia nuk ishte ajo e 92′. Ajo cka ka par Ademi, dhe cka ju percillni nepermjet gojendyrit Saleh, ishte Shqiperia e djegur nga Batardi Saleh, bastardi Azem dhe soji i Biberuceve…..shkurt nje shqiperi e perflakur nga Zagaret Serb te klanit te Geshtenjave.
    ………….
    Ajo qe nuk mund te shikonte dot Baca Adem me nje udhetim ishte;
    1-Sistemi Arsimor, me nivelin me te lart ne rajon.
    2-Sistemin shendetsor, me nivel te admirueshem per kohen.
    3-Industrine e Naftes, moderne dhe me prodhim qe plotesonte nevojat e Ballkanit.
    4-Industrine e plerave buqesor nitrat ure superfosfat.
    5- vreshtarine, ullishtet, buqesine e bonifikuar ne cdo vend.
    Etje…etjj
    ……………
    Ne e dim shum mire se cfar nuk shkonte ne ate sistem, nuk kemi nevoj te na e tregosh ti Zenun
    si perralle nga goja Bastardit Saleh.
    Ajo cka mund te shihte Ademi ishte vetem tymi i djegjeve te Azemit.
    ………
    Po sot o Zemun mortja a mund ta dalloni se cfar shkon dhe cfar nuk shkon ne kete vendin ton qe po Lengon????
    Kjo eshte shqiperia e projektuar nga bastardi i Beogradi Birrish..
    Korrupsion
    Dreoge,
    Shkaterrim Urban
    Hajni, hajduteri, pabesi, pandershmeri, pesimizem
    Toke e Xanme, shkaterrim urban, shtepi e zanme, Teater kombetar i Xanun.
    Prostitucion, trafikim femrash, prostitucion(30 mij shqiptare ne semaforet e botes)..
    Etj…etj..

  3. Birisha says:

    TI QENKE NJE KOQE GAZETAR DHE NUK E KUPTOJ SI TE KA MBAJTUR AFER NJE SHQIPTAR I VERTETE SI ADEM DEMAÇI.ENVERIT TI HASH MUNE ORE IDIOT GAZETAR SE ATE QE KA VERE AI PER KETE POPULL NUK E KA BERE KUSH. SALI QENI VETEM KA VJEDHUR DHE KA VRARE, KA SHKATTERUAR DHE VJEDHUR PASURINE E KRIJUAR PER VITE ME RRADHE.

  4. lexuesi says:

    Nivel i gazetareve te dikurshem te zerit te popullit ne kahun e kundert. Pra militant

  5. alphade says:

    Z. Demaci,ndjese paste beri 28 vjet burg ne Jugoslkavine e Titos pse
    tha : ” Rrofte Enveri” dhe pergjate 28 vjeteve i lire mbeti duke thene:
    “Poshte Enveri” !!! E po ke c’i thua kesaj ?! Pika e zeze, pasi per 28 vjet
    ke lavderuar Enverin ,pjesen tjeter te jetes e kalon duke share Enverin.
    Hajt e gjeje po deshe se c’behet ne kete “jallane” bote e pjerdhur…..!?

  6. DRENICA E KUQE says:

    A e shihni si zihet çorba e UDB te Prishtines e Tiranes, mestitur elezbiberçe! Ata “shqiptare” qe e vune Demaçin me shoke prapa grilave jugosllave dhe e kthyen kunder Enver Hoxhes tash po i kendojne kenge e po i thurin lavde Demaçit, te cilit nuk kane dashte t’ia degjojne zerin as t’ia shohin fytyren e tij shqiptare… Po per do pune fajet i kishte vete BACA sepse i fali ata qe nuk duhet te faleshin kurre (Ldkucat) dhe per asnje çmim… Dhe krejt ne fund e pshtyne per se vdekuri duke mos ia çuar ne vend amanetin (e kishte lene amanet ta varrosnin kudo, vetem afer pijanecit… Ibrahim Rugova, jo), e varrosen shume prane varrit te Ibrahimit te turpshem dhe e koriten veten shqiptaret, te burgosurit politike “shqiptare” dhe krejt elita “shqiptare” e Tites!…
    Marre u qofte!

    DRENICA E KUQE

  7. Guri i Kamjes says:

    I shkruar me djallezi dhe i veshtire per t’u pranuar si i vertete. Mos gazeta ka gabim daten e vitin? Sepse Shqiperia u shkaterua me 1997. Gjer me atehere e sidomos gjate vitit 1992 kur P.Demokratike iu dha pushteti nga populli Shqiperia ishte nje vend, toka e te cilit kishte ndjere kujdesin e shtetit persa i perket ujitjes, plehrimit aqsa dukej e lulezuar. Mbas 92 filloi shkatrimi i taracave, djegja e drureve te ullirit per te mbritur gjer ne plojen e 97-es. Kesisoj nuk eshte e mundur qe A.Demaçi te kete bere deklarime te tilla mbasi do t’i duhej te bente krahasimin e kohes se Enver Hoxhes “te nxirosur” me ate qe kishte gjetur “te nuseruar”. Ne ato pak muaj mars-nentor 1992 ,u hodh parulla: “duhet te pasurohemi”. Pak me vone u krijuan bordet e privatizimit, anetaret e te cileve, anetare te PD filluan te gllaberonin prona nga pasuria kombetare qe i gezojne edhe sot. Mbasi u grabit nje pjese e mire doli ligji “Mbi kthimin e pronave” qe s’mund te zbatohej sepse nje pjese ishte grabitur. Kja ishte pasoje e drejt perdrejte e PD, ndikimi i se ciles ka qene vendimtar ne miratimin e ligjit famekeq nr7501. Nese PD do te kishte zgjidhur drejt çeshtjen e prones do te ishte ende ne pushtet Mbasi ishte kryer nje vjedhje kaq masive plasi dhe zaptimi i tokave. Qeveritaret e kohes diten shanin Enverin e naten shisnin armatimet e kohes se tij. Mirepo asnje krahasim nuk del ne shkrim çka permbajtjen e tij e ben te dyshimte. Aso kohe shqiptari i madh ka dhene dhe intervista te tjera nga te cilat na kane mbetur nder mend fjalet:” Me thone se Enveri- duke pasur parasysh vilen e tij- jetonte ne luks. Une ju them se, si vila e Enverit ne Kosove ka me qindra. Na duket krejtesisht e pavertete shprehja e vene ne gojen e A.Demaçit se nese do t’i dinim keto qe paska bere Enveri ,do te deshim me shume ata qe duan kokat tona, pra serbet. Tung!

  8. eshte bere e pa durueshme says:

    Me duket e quanin Zenun Celaj apo jo? Eh, sa gjera nuk kuptoj une me keta gazetare! Vetem gazetare nuk jane. E nxorri kollen dhe koken Zenuni. Ne radhe te pare, intervisten apo takimin me Saliun ja kishte lehtesuar e pergatitur Elez Biberaj, kryekrimineli shpirtrave shqiptare qe nuk i perfaqeson. Ne radhe te dyte intervisten ne vend te Zenunit e beri Sali Berisha . Ne radhe te trete , Saliu si pseudopresident, i dha Demaçit makine te shikonte Shqiperine ne vitin 1992 qe Sali Berisha e kish bere kashte e koqe e shkaterruar gjithe bukurit dhe ekonomine e saj qe e vodhi vete me çingiet. Pastaj Demaçi e kuptoi qe Saliu kishte te drejte! Po dhe nje episod i vocekel: Zenuni e kishte perqafuar vllazerisht Saliun. Dhe ne fund: Kujt i duhet sot ky lloj shkrimi sot, kur personazhi kaq “i larte” i Zenunit, Sali Berisha, eshte shpallur boterisht ne Shqiperi krimine, hajdut, antikombtar dhe perdhunues i te gjitha ndjenjave shqiptare gjithandej! I di keto Zenuni apo rron akoma me nostalgjine e perqafimit te vitit 1992? Ti Mero, ben mire qe i nxier se vazhdon diskretitimin publik nga ata vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje