Nga Enkel Demi
Tani që zjarret në Greqi lanë pas këtë bilanc të tmerrshëm që po fryhet përditë sikur me qenë kancer, vë re që të paktën ka rënë patetizmi.
Në raste fatkeqësish apo vdekjesh, shqiptarinë e zë një patetizëm i madh. Mendoj se miti i vdekjes është i lidhur pazgjidhshmërisht me qenësinë tonë ilirike mbi këtë tokë.
Na vjen nga lashtësia dhe sido që sot jemi krejt ndryshe të zhvilluar, rrënjët na tërheqin fort pas vetes. Vajtimi i Ajkunës është një klithmë që e vë re në çfarëdo morti. Vajin e burrave në veri na e dëshmoi më së miri Martin Camaj, madje pas vdekjes së vet. Vajtojcat e toskërisë janë kudo, ku ndodh zija. Këngën e Ali Pashait e kemi këngë dasme. Gjëmë në dasëm, ku njerëzit kërcejnë hareshëm vdekjen.
Kjo shpjegon, përse jemi aq të ndjeshëm, (po ngulmoj) patetik, kur ora e keqe ndodh. Jemi ndoshta i vetmi vend në botë që japim drejtpërdrejtë në televizion ceremoni të përcjelljes së fundit, jemi ndoshta të rrallë që filmojmë mortin e njeriut të afërm, që ta shohim si kujtim, ashtu si kemi bërë me lindjen apo martesën.
Në këtë këndvështrim shprehja e dhimbjes për llahtarën e Greqisë është mëse e kuptueshme për shqiptarët, të cilët e përjetojnë vdekjen, po aq fort sa jetën. Kjo shpjegon që në rrjete sociale gjeje me qindra mijëra ngushëllime apo shpallje të këtilla si: “Unë jam Grek!”, “I love Greece”, “Zemra ime është në Greqi” e plot të tjera.
Madje, një shkrim që bëri Ergys Mërtiri u vendos në shtyllën e turpit. Në fakt, Ergysi veç sa u keqkuptua, por kjo vlejti për të nxjerrë në krye që “…nuk thuhen këto gjëra, kur tjetrin e ka prekur një fatkeqësi e madhe.”, apo “…ç’faj kanë njerëzit e pafajshëm se ç’bën politika?”.
Edhe këtu kemi mitin e vdekjes që na udhëheq. Për të vdekurin flitet vetëm mirë. Kjo është një marrëveshje që e kemi të shkruar në gjak, nuk e ka mësuar kush. Nuk ka lidhje me mirësjelljen, por me nevojën për të lëvduar heroin që kësaj here ra në fushën e betejës, pra në vdekje.
Në mes të komenteve të shumta, ato që më bënë më shumë përshtypje, të vetmet që nuk lidhen me mitin, të vetmet që më hapin barkun janë të llojit: “Greqia na ka mbajtur me bukë”, “Fëmijët na i ka rritur Greqia”. “Greqia na bëri njerëz” e kështu me radhë. Që të kuptohemi do më përzihej njësoj, nëse këto fjali do të nisnin me Gjermania, Italia apo Amerika.
Sipas mendimit tim, Greqia nuk ka mbajtur askënd me bukë dhe askujt nuk i ka bërë ndonjë nder të kësaj natyre. Greqia, ashtu si vendet e tjera europiane pritën refugjatët shqiptarë pas viteve ’90 dhe për këtë i duhet thënë “faleminderit” me gjysëm zëri, pasi ato operacionet “fshesa” janë shprehja më e ulët e racizmit që mund të shprehë një shtet më i pasur për fqinjin e tij më të vobektë.
Për të tjerat, këta njerëz punuan orë e pa orë, ditë e natë dhe u shpërblyen më pak se grekët apo italianët. Bënë punët më të vështira dhe e mbajtën vetë veten me bukë. Fëmijët e tyre shkuan në shkollat publike dhe jo në pak raste shkëlqyen. Po në shumë raste grekët nuk i lanë ta mbanin flamurin në parakalimin e shkollës.
Atje, ku i lanë u përballën me mërinë smirëzezë të prindërve të tjerë grekë, të cilëve u ndyhej flamuri po ta mbante në dorë një çupë apo djalë shqiptar. Askënd nuk bëri njeri Greqia a Gjermania. Janë ata prindër, ajo familje, ato rrënjë që na kanë bëjnë këta njerëz që jemi sot, të mirë apo të këqinj qofshim. Perëndimi na mësoi do mënyra më të qytetëruara, por na e mati kokën me pe. Ndaj, ata që thonë këto gjepura e që në festa kërcejnë sirtaki, kanë një problem psikologjik të ngjashëm me Sindromën e Stokholmit, të cilën nuk jam duke e shpjeguar, se ka me u ardh’ hidhët, nëse nuk e njohin.
Foli dhe Kadri filozofi.
si te flasin
si te mendojn
si te hajn
…..
si te bejn kaken
duhet te pyesin Enkelejd Pellazg Ilirijon Jonian Demis Rusos
Autorit ;shëndet , punë edhe prezencë edhe më të theksuar …
Shqiptarët ende nuk janë mësuar që ta shpërfaqin vetëvetën nën dritën e njerëzishmërisë së mbrojtur …
Hera e pare ,shpresoj te mos jete e fundit qe jam dakord me Demin.Shumica derrmuese e shqiptareve ,kudo ku kane emigruar kane punuar shume ,shume ,çdo lloj pune te ndereshme,dhe e kane merituar ate qe kane fituar me sakrifica te jashtzakoneshme.Shumica e shtreses se inteligjences dhe specialisteve te prodhimit ,te hedhur ne rruge nga barbaret Berisha,Pashko,Hajdari,moren guximin dhe ju futen nje jete te re nga pika zero ,shpetuan familjet nga mjerimi ,por i dhane fryme edhe rimekembjes se ekonomise shqiptare ,arritur ne piken e vdekjes nga barbaret e ardhur ne pushtet.
Nga kushdo tjeter do mund me pranue etika morale, por nga burre shkerdhate qe degjenerimin e ka ne fis e ne gjak, nuk do na duhet me e degjue.
Ti je nje idiot qe kur ta nxorren gruan me shkelma nga PD, u kujtuat qe ishit çam.
Pastaj kur erdhi Papa, u kujtuat qe jeni katolike. Etj etj
Jam dakor me pallen se ky eshte nje qelbesire qe nuk ka shok, aq sa ne lagje qe ne femijeri e therrisnin:”Cam i pabese mr thike ne brez”. Zoti Mero je i lutur qe te mos na botosh asnje shkrim te keyij shkerdhate.
Njezet vjet mijra shqiptare pensioninsta moren nga 200 deri ne treqnd euro pa prekur pune me dore dhe rregulluan familiet e tyre. detyrimisht qe do punoje se ishe ti qe shkove per pune dhe ai te hapi deren ne krahesim me shtetet e tjera europine qe i mbyllen thuaji dhe kete te pakten ose nje falimderit.
Ca ti thuash .Beri defit se i bie bukir
Gjithe bota me Greqine, vetem çemerit kundra! Bishti i qenit, bisht qeni mbetet!
Pa lene jashte pretendimet territoriale zyrtare dhe jozyrtare te komshiut …
Foli burri I Mesiles. Mbani shenim.
Kete mendon Keli edhe per pritjen qe i bene shqiptaret cameve. Mos e kini merak. Do dale edhe tek Teme Sejko.
Flitet per mikpritjen e ’91; pastaj ti do flasesh per pagesat e ulta per punen; nje grek do te thote qe “shqiptari qe futi ne shtepi i vodhi” e keshtu me rradhe.
Edhe ti si Mertiri. Me vjen keq por… Nuk ka “POR” ne kete histori.
Ose te vjen keq ose nuk te vjen. Kaq. Pastaj gjithsecili e shpreh sipas menyres se tij.
p.s. Nuk kam emigruar asnjehere ne jete qe te kem ndonje ndjenje nga ato qe i hapin barkut Kelit.
Artikull i drejte- S’ka thene ndonje gje te cuditshme. Tragjedia eshte shume e rende, por dhe shqiptaret e teprojne ne mort. Shqiptaret bejne si gjynafqar, nderkohe qe te gjitha i kane fituar me forcat e veta. Greket me parat borxhe te Europes punesonin argat shqiptar per punet qe duhet ti benin vet. Ka miliona Greke emigrant ne Amerike, por ne Greqi Ameriken e urrejne dhe s’thote njeri qe na ka ‘mbajtur Amerika me buke’. As nuk qajne greket kur vdesin nga uraganet amerikane me mijera njerez.
Te jemi te sinqerte, s’besoj se Greket do venin ne FB ‘ Lutu per Shqiperine’. ose ‘ une jam shqiptar’ apo ‘ Shqiperia zemra jone’ etj etj, nese largqofte do i kishte ndodh ndonje gje Shqiperise.
Greku fatkeqsit tona i shfrytzon per te na mar sa me shum. Ne 97 n.q.s nuk do te ishte per Turkun do mirte laberin (vorioepirin) dhe ne ndonje fatkeqsi te mevonshme gjakprishurit 300evro do perzinin laberit me luft per ne myzeqe,me justifikimin se kan bashkpunuar me japonezin .
Po ik mor loqe me gjith perrallat me turqit qe na mbrojten ne97.dhe sikur te donte greku se linte njeri se sndryshohen kufijt kshtu se ka konventa nderkombetare o kar.
Si konventat qe camve u dhan te drejtat e minoritetit , o kar me syze
Ajo qe thote ai eshte drejte! Kush eshte nga Vlora e ka pare me syte e vete, sesi fregata ushtarake greke parkuan ne portin e qytetin dhe ne breg. Ministre e Jashtme e asaj kohe ne Turqi ka qene shqiptarja Tansu Ciller. Dhe ushtrine shqiptare e ne ate kohe trajnohej nga ushtria e turke ( e vetmja qe ndihmonte ne ngritjen e kapaciteteve te ushtrise tone cope cope) . Te gjithe thone qe ka nderhyre turku si antar i NATOs, per kete manover ushtarake greke te autorizuar. Por kete nuk e di. Sdq eshte e vertete qe greket erdhen ushtarakisht ne Shqiperi ne ate kohe, jo si civil. Mos harro qe ne ushtrine greke jane mbledhur kermat e nacionalisteve, te gjithe gjeneralet jane radikal shovnist. Jane ata qe trajnojne ushtaret elite me kenge ‘ do bejme lidhese kepucesh me zorret e shqiptareve’.
Po pse ja fusni kot mer aman. Ata qe moren 200-300 euro ishin shqiptar qe duhet te shiteshin ‘si grek’, qe Qeveria Greke te thote qe minoriteti grek ne Shqiperi eshte 200 mije ( hahaha) . Ajo ishte politike e miremenduar, nuk ishte para ‘nga zemra’. Kjo sherbente qe me vone Greku ngrinte kauzen e tij, qe Shqiperia mos te futet ne BE se po na ‘keqtrajton’ minoritetin e stermadh qe kemi, plus mos te harrojme dhe pretendimet territoriale. Ato 300 euro u dhane me nje qellim: greqizimin e Shqiperise. Dhe deri diku ja arriten, kur shesh Shabanin qe e ka ndyshuar emrin ne Sabanis. apo Luan ne Leonidha dhe thote jam grek i lashte.
Pastaj dhe sikur ato para ne fakt ishin borxhet e Gjermanit, nuk ishin as para nga taskapaguesit grek, te cilet s’paguajne taska. Nga mendon se dilni keto para, per pensionist qe s’kishin kontribuar kurre ne skema pensionesh? Ndaj ju ngeli grope ekonomia Grekve. Asnje shtet europian s’i mbylli dyert! Mos mashtro kot. Te kishim suedezin apo gjermanin komshi dhe ata na kishin pritur. Por komshiu me i afert ‘europian’ per emigrantet e varfer shqiptar qe venin me kembe nga mali ishte greku. Kurse ata qe kishin dy lek vajten dhe ne Itali, ne Gjermani apo Amerike,
Ky mbrojtes i indentitetit shqiptar, ka turp dhe frike te thote fjale te mira,te ngushulloje,te jete mirnjohes. Por se ka per gje ta beje llapen leter higjenike per ata qe ika siper kokes. Rrace muti!!!
Rrespekte demi për mënyrën si e ke ngritur problemin. Jan njerëz inferior pa nder ata që dalin me frazat: na rriti shteti ,na mbajti shteti, varet nga karakteri njeriut dhe dinjiteti personal që ka. Jan njerëz pa dinjitet e pa nivel ata që hedhin kto teori mizerabel. Jan tipa si ai tipi tek filmi 14 vjeç dhëndër që i thosh të tjerve : e çjam un një cop gdhe një mut që rroj kot në kte tok. Kta tipa si ky dalin me kto teori njerz fshatar pa pikën e dinjitetit. Ne vend qe ti gëzohen konventave nderkomtare se ato jan që i kan ndihmuar , por të jet për qeverit që presin refugjat dhe njerëzit , të flakin në kufi ky është realiteti.
Epo, mjere ata qe lexojne kete medioker…
..duhet te jesh shume i thelle, te analizosh tronditjet e njerezve te thjeshte..dhe si e perjetojne ata gezimin ,apo hidherimin..politika eshte kapitulli me i ndyre,te cilen ata, nuk e marrin ne konsiderate si dhe papagallet ‘qe e percjellin ate.
Shume shqiptare ne Hreqi kane …komplekse inferioriteti….ne vetvete ky eshte edhe problemi aq me teper nuk kane pare apo jetuar diku tjeter pervecse ne ate Fshat turko-arvanit qe quhet Greqi kjo shpjegon edhe reagimet e tyre ne te tilla ceshtje mese normale per nje fshatare qe iku nga Fshati e perfundoj prap ne Fshat