Nga Artur Ajazi
Nuk e di pse, por partia e vetme opozitariste në Shqipërinë e 2018, sepse të ngjall dhe të kujton ideologët ballistë të vitit ‘43.
Pavarsisht se kanë kaluar 75 vite nga “prishja” e marrëveshjes së Mukjes, duket se nuk është nevoja të shkojmë larg për të konkretizuar një pjesë të politikanëve të sotëm, me ata që u mblodhën në Mukje gushtin e 1943.
Asnjë marrëveshje, asnjë listim veçorish për bashkëpunim politik nuk mbahet mend të ketë zbatuar deri sot partia e vetme opozitariste.
Asnjë pikë të diskutueshme dhe të aprovueshme, nuk ka zbatuar ajo, në asnjë prej takimeve dhe tryezave, ku është debatuar dhe vendosur mbi të ardhmen e vendit, të ardhmen e shqiptarëve dhe progresin e përgjithshëm.
Gjithmonë opozitaristët e sotëm, kanë provokuar, kanë thirrur dhe kanë miratuar ç’ka është shkruar në letër, dhe pas 24 orësh janë kthyer në origjinë, duke mohuar gjithçka.
Mjafton tu referohemi ngjarjeve qysh nga viti 1992, apo 1997, 1998, të 2001, 2005, majit 2017, dhe atyre që kanë pasuar klasën politike e cila më tepër se interesat e vendit, ka parë gjithmonë interesat e xhepit dhe familjes biologjike dhe politike.
E papërgjegjshme është treguar politika opozitariste aktuale, edhe kur vendi digjej nga hapja dhe shpërthimi i depove të armatimeve dhe monicioneve, duke arritur deri atje sa, të vinin helmetat e huaja për të qeverisur, për të vendosur rregullin dhe qetësinë.
Mukja e 1943, është përshfaqur shpesh në këto dy dekada e gjysëm në politikën shqiptare. Ata që propogandojnë sot me të madhe “tradhëtinë e Mukjes” dhe denoncojnë “tradhëtarët e Mukjes për prishjen e marrëveshjes së madhe”, janë pikërisht ata që kanë prishur traktate dhe marrëveshje politike me rëndësi kombëtare, gjithmonë kur u janë prekur interesat, duke mos pyetur fare për Shqipërinë.
Mjafton të kthehemi pak vite mbrapa, dhe të kujtojmë papërgjegjshmërinë e kësaj klase politikanësh qaramanë, dhe të bindemi sa diletantë janë.
Si mund ti besosh fatet e vendit dhe fatet e shqiptarëve, politikanëve që natën firmosin e vulosin, dhe ditën bëjnë hasha gjithçka sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Mukja është sot aktuale në një pjesë të politikës shqiptare, e cila ka vite që tallet me shqiptarët, me të huajt, ka vite që mban peng të ardhmen e vendit dhe luan bixhoz me pasurinë e hipotekuar padrejtësisht.
Klasa politike aktuale, veçanarisht ajo opozitariste, nuk ka kuptuar dhe nuk ka gjasa të kuptojë asgjë nga Mukja 1943, sepse ata ecin mbi gjurmët e tyre, sepse ata janë një kopje e keqe e atyre që thirrën dhe prishën Mukjen, për interesat e ngushta personale, të pushtetit dhe trashëgimisë politike.
Si mund ti besosh “Mukjes 2017” apo dhe mukjeve të tjera, (të majit, gushtit apo shtatorit 2018) kur lidershipi politik, mohon dhe zë hasha gjithçka që ka deklaruar dhe fimosur, edhe pasi ka ujdisur punët e veta ?
Si mund të besosh në një mukje të sotme, kur e vetmja parti opozitariste ka mbi 20 e ca vjet, që merret me skenarë filmash multiplikativë, të pabesueshëm edhe për fëmijë kopshtesh ?
Si mund të dënosh Mukjen e 1943, edhe sot pas 75 vitesh, dhe të besosh në një tjetër mukje që mund të pajtojë politikanët e papajtueshëm ?
E vërteta është se ata që sot proklamojnë dhe na kujtojnë me të madhe se “Mukja ishte tradhëti kombëtare, ishte prishja e madhe për interesa pushteti nesër”, gabojnë kur harrojnë se Mukja e 1943, u mbajt në kohë lufte, kur varej fati i vendit, vareshin interesat e shqiptarëve dhe kalimi dhe rreshtimi i tyre i merituar drejt boshtit antifashist.
Ata që erdhën në Mukje të kollarisur dhe të parfumosur, e firmosën Mukjen nga halli, për interesat e tyre të pushtetit të nesërm, dhe u larguan prej andej kur e ndjenë se shumica e shqiptarëve ishin me fituesit. Nuk e di, por PD e sotme, sepse më ngjall ideologët ballistë të Mukjes së ‘43.
sala si mithati lul basha si abaz kupi
ideologet mediokerr te PD. mjere ajo parti
Sa me lehtësi i sqaron fenomenet historike. Qart, si mësimet e nënës parti.
Qart, se je pa etikë, pa fije empatie e dashurie për të vërtetën e ata që pësuan për një ëndër të plagosur – SHQIPËRIA!
Faleminderit, me mire nuk gjykohet.
Artur Ajazi thote:”Nuk e di,por PD e sotme,sepse me ngjallë ideologet e Mukjes”
Krerët e Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar të zgjedhur në takimin që sipas Ali Këlcyrës u mbajt në vjeshtë të 1939 në Tiranë qenë,
Mid’hat bej Frashëri, Fuat bej Dibra, Kol Tromara, Ali Këlcyra, Nuredin bej Vlora, Hasan Dosti dhe Faik Quku.
Delegacioni Ballit Kombetare ne Marrëveshjen e Mukjes.
Hasan Dosti,Mit’hat Frashëri,Thoma Orollogaj,Skënder Muço,Hysni Lepenica, Isuf Luzaj,Kadri Cakrani….
Kthehen në atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit
Ja çfarë shkruhet në vendimin e qeverisë:
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e
ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kthimin në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe të kulturës mbarëkombëtare Mid’hat Frashëri.
Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e
këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA”
Ke fjetur mbreme , Zigur, apo ke ndjekur se ç’thone gazetat? Mos le gje pa kthyer pergjigje ashtu si Mukja jote.
Do te ishte me me vlere te komentosh diçka,ose te kundershtosh,sepse ndihmon procesin e evolimit.
Me aq sa ke shkruar,tregon qe je komplet idjot,ashtu si shumica e “rilindasve”,perderisa thua”Mukja jote”!
Un kam dhene ne dy fakte kontraverse,qe hedh poshte presupozimin e artikullshkruesit,sepse De jure eshte
PS-ja pro Mukjes dhe Ballit Kombetare,perderisa nderoi zyrtarisht Kryetarin e Ballit dhe te Mukjes,Mithat Frasherin.
Duhet ta sqaroja patjeter kete more idjot?Ideologjia e”rilindjes”eshte mashtrimi.Provoi PD-ja te shiste Detin Greqise,
PS e kundershtoi per ta shitur vete.Akuzon PS-ja PD-n per tragjedine e Gerdecit,por De jure mbron.Qeveria Rama ka
mbrojtur zyrtarisht alibine e Sali Berishes per Gerdecin(qe e konsideronte nje aksident teknologjik),duke u pozicionuar
edhe ne Gjykaten e Strasburgut kundra familjeve te viktimave.Gati 600 mije vende pune premtoi “rilindaj”,por
vetem 28 mije vende pune jan hapur nga 2010-2017,dhe keto shumica ne sektorin publik.Premtoi”rilindaja”
se do te luftoi pikat e basteve,por nga 928 qe ishin ne 2013,u bene 3916 ne 2018 duke i bere edhe favore ne
tatim.Rilindja ishte shprese,sepse largoi autokratin Berisha,por shpresa shum shpejt u be zhgenjim,sepse Rama eshte
njeqind here me autokrat se sa Berisha.
E ke mesuar Mukjen nga veprat e Enverit o djale! Thellohu pak se eshte liri tani. Mos u bej me katolik se papa. Je i ri reflekto! Futi trurit ndonje te vertete jo vetem dogma.
Kaq bole jane perfaqesuesit e opozites se sotme te cilet nuk po e kuptojne qe jane afer fundit njesoj si balli ne 1944.Me te njejtat permasa te disfates abadonimit nga qytetaret dhe mbi te gjitha groteskut dhe karagjozllekut masiv.Edhe te duan te korigjohen dhe te behen realiste e me kembe ne toke nuk behen dot.Ata do te mbeten per Shqiperine nje force antikombetare njelloj so balli.Tani ka mbetur vetem qe Shefqet Musarai dhe Besim Levonja te shkruajne Epopene e Pd dhe Prefaktin e vitit 2018.
ore nuk ju ndate partis komuniste ju marrte enveri ne varre me vete .bastard te ndyre se te ishte balli kombetar to lulezonte kultura dhe bisnesi sepse ishin te gjithe bejleret dhe agallarte dhe kasta me intelektuale dhe e kulturuar te gjithe te shkolluar ne evrope.
por ju doni koci xoxen teneqexhiun me 3 klas shkolle dhe banden e tyre se keta ju sollen zhvillim te pa pare ne 1986 perdornim teknologjine e vitit 1945. hall vazhdoni se ne vend do rrijme me kete popull k a r me keto mentalitete
Sela
Urimet me te perzemerta burrit te shquar te Butkave patriote,z.Uran Butka per shkrimin mbi trathtine e Enverit me urdher te Miladinit qe e zhyti Shqiperine ne nje lufte klasash 50 vjecare.
Edhte fatkeqesi per ata qe mbrojne akoma enverizmin qe e futi vendin ne vellavrasje e cila ka lene shume viktima te pafajshme,kur Balli Kombetar me burra te shquar e te mencur si Mithat Frasheri me shoke kerkoi bashkepunim per lufte te perbashket kunder okupatorit,qe do te conte ne nje Shqiperi Demokratike pluraliste krahas vebdeve te perparuara te Europes.
Sela
Botoni komentin
Kush je ti mor legen qe kerkon te kthesh historine me koke mbrapsht?.Reciton llumin e Enver Hoxhes ,kriminelit dhe tradhtarit me te madh te ketij kombi,per Mukjen.Ata qe ti i quan”tradhetare”ishin ajka patriotike dhe intelektuale e Kombit,o kelysh komunisti,dhe ishte fatkeqesi qe perballe kishin nje tufe lopcaresh e kacakesh te shitur koke e kembe ke Serbia.Edhe me djallezor, me qesharak dhe kriminal eshte krahasimi qe ben ti ndermjet atyre korifejve te shqiptarizmes dhe ketyre tradhtareve,hajduteve e vrasesve qe sot drejtojne opoziten.Ki kijdes!
nje shkrim qe edhe analisti BBC nuk do ta kishte bere me mire. te falenderoj