Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi.
Ai thotë se i di disa emra por se ka ndrojtje t’i thotë emrat e tyre dhe reciton një dyvargësh: “Në botën e rrëmujës dhe të vajit, vëllezër faljani vëllait”.
Ai tregon edhe bisedën me të birin kur ishte fëmijë dhe e kishte marrë vesh se kishte qenë në burg. Ai e kishte pyetur: “Baba ti ke qenë në burg? A shkojnë të këqinjtë në burg?”.
Vuajtja na mëson të dimë të duam, tha zoti Zhiti në intervistën me kolegun tonë Ilir Ikonomi në një park të Uashingtonit.
Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.
Ik or Trap. O njeri I peshtire. O genjeshtar I madh. O intrigus. Ti kur je arrestuar ke qënë nje beshdilë. Edhe Ata që të Marin né inteviste janë gjysem debile
undefined
FLM , I madh Visar Zhiti.
Fatkeqesia me e madhe e Ju grupit te te denuarve ishte :
1- Futja ne nje nje kallep Si thote populli , politikane e hajdute.
2- Tallja qe beri Sali ram bericici me Ju duke Ju perdorur.
3- Ne vendin tuaj pafajsine e moren denuesit, hetuesit e gjykatesit tuaj.
Falim por duhet te jemi te qarte se ke duhet te falim. Emrat e spiuneve duhet te dalin