…sepse sa më pisk i ka punët, aq më i paparashikueshëm bëhet – dhe shërbehet me gjuhën e sigurimsave të diktaturës hoxhiste të Tiranës. Durojeni ose shkarkojeni. Rrugë tjetër nuk ka. Sali Berisha nuk është engjëll politik, por ai u deklarua kundër ndarjes së Kosovës siç bëri edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, i cili apeloi të mos hapet Kutia e Pandorës.
Nga Enver Robelli
«Kur gjarpri zemërohet». Ky do të ishte një titull i mirë për një roman, nga të tillët që lexohen nën hijen e çadrës së plazhit, ndërsa rrezet e diellit reflektojnë në pafundësinë e detit. Por, kur zemërohet gjarpri ynë, kur e merr topin ai, atëherë ekziston rreziku që duke u shtyrë me bërryla dhe duke goditur lojtarët e tjerë nën brez të prishet tërë loja. Aktualisht loja e Hashim Thaçit është pak më serioze se ngarendja pas topit.
Pasi me vite të tëra është lavdëruar se çfarë rezultatesh fantastike ka arritur në negociatat e Brukselit, tash befas përçon mesazhin e ndarjes së Kosovës, kuptohet me eufemizma dhe duke bërë premtime të mëdha se Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën. Ta merr mendja se Thaçi tashmë ka filluar negociatat me Bechtelin për të lidhur Gjilanin me autostradën E-75 që kalon pranë Bujanovcit. Njëkohësisht ndonjë vëlla i Thaçit mund të bëjë plane për të privatizuar fabrikën e ujit Heba në Bujanovc, natyrisht me etiketa të reja me shqiponjë. Pas bashkimit të Luginës së Preshevës Kosova do të themelojë një Konfederatë me Republikën e Shqipërisë dhe verës president i këtij shteti do të jetë Hashim Thaçi, ndërsa dimrit Ilir Meta.
Kush e kundërshton idenë e Thaçit për copëtimin e Kosovës, kush pyet se përse u vra një polic i Kosovës në përpjekje për të vendosur kontrollin në veri, kur sakrifica e tij po nxirret në tezgën e pazareve politike, mund ta zë gjarpri. Të fundit që e zuri gjarpri ishte Sali Berisha. Gjuha me të cilën presidenti i Kosovës e sulmoi Berishën ishte e njëjtë me gjuhën e sigurimsave marksistë-leninistë, të cilët më shumë se shporrjen e Serbisë nga Kosova kishin një ëndërr tjetër: vrasjen e rivalëve politikë shqiptarë. Kriminelë të tillë nga Tirana sot janë këshilltarë të Thaçit. Sali Berisha nuk është engjëll, lista e gabimeve dhe delikteve të tij është e gjatë. Por, me çfarë faktesh presidenti i Kosovës çohet dhe thotë se Berisha ka strehuar Osama Bin Ladenin? Tingëllon si përralla e një gazetareje gjermane të revistës «Der Spiegel» se e ka takuar Bin Ladenin në një hotel në Sarajevë. Bota edhe sot e pret një dëshmi të vetme për këtë pretendim. Por, dëshmi nuk ka as gazetarja gjermane, as Hashim Thaçi.
Sali Berisha ka lejuar që mes Shqipërisë dhe Malit të Zi (atëherë pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë bashkë me Serbinë) të zhvillohet një kontrabandë e dendur me derivate të naftës. Por, nuk ka qenë nafta «shqiptare» vendimtare për të vënë në lëvizje makinerinë luftarake serbe. Rivalët politikë të Sali Berishës duan të krijojnë përshtypjen se edhe Shqipëria berishiste ka qenë pjesëmarrëse në masakrën e Srebrenicës. Kësaj valleje të mbeturinave të Sigurimit të Shtetit të diktatorit Enver Hoxha i është bashkuar edhe Hashim Thaçi tani me fletrrufenë e tij kundër Berishës. Para se të sulmonte Berishën Thaçi dekoroi ministrin e fundit të Punëve të Brendshme të komunizmit shqiptar, i akuzuar si urdhërdhënës për vrasjen e të rinjve shkodranë që po protestonin kundër diktaturës hoxhiste.
Në përpjekje për të goditur Berishën Thaçi shërbehet edhe me manipulime. Thotë se Ibrahim Rugova nuk ia lejoi hyrjen në Kosovë Berishës. Nuk ka asnjë fakt për këtë, sepse pas luftës Rugova nuk arrinte të kontrollonte as truprojet e tij dhe as të birin e tij që po bënte hapat e parë në botën e nëntokës, ndërsa pushtetin e vërtetë e kishte misioni i OKB-së (UNMIK) dhe KFOR-i. Ka qenë UNMIK-u që mori vendim që t’i ndalohet hyrja Berishës në Kosovë pasi socialistët e ardhur në pushtet në Tiranë me sukses kishin arritur të bënin propagandë te ndërkombëtarët se Sali Berisha ishte një ultranacionalist i rrezikshëm për stabilitetin rajonal. Në të njëjtën kohë lideri i socialistëve të Shqipërisë Fatos Nano thoshte se pavarësia e Kosovës nuk është model modern për zgjidhjen e konfliktit.
Hashim Thaçi ka raport fleksibël me të vërtetën. Ai është tepër elastik në interpretimin e fakteve. Sot e lavdëron Rugovën që ia paskësh ndaluar hyrjen Berishës në Kosovës, ndërsa në biografinë e Thaçit që e kanë shkruar dy manipulatorë britanikë, Rugova përshkruhet herë nga Thaçi, herë nga autorët si pijanec si serbët, frikacak, defetist, njeri që nuk mund të menaxhonte as kollën.
Dikur Thaçi e konsideronte Rexhep Qosja idhull. Sidomos atëherë kur Qosja e humbte kontrollin dhe godiste me çfarë kishte në mendje Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën. Tani që Qosja është bërë kritik i Thaçit dhe ka refuzuar madje një medalje nga Thaçi, ky i fundit nuk ka ngurruar që Qosjen ta përshkruajë si argat të Serbisë, sepse paskësh pranuar një mirënjohje për nder të 7 korrikut, ditës së kryengritjes së popujve të Serbisë kundër nazizmit.
Thaçi nuk e ka problem që deri në atë çast që merr një post, për shembull postin e presidentit, ta lavdërojë LDK-në deri në qiell, sepse i duhen votat. Kur i merr votat, buqetat me lule ia dorëzon vajzës memece të Ibrahim Rugovës. Por, kur LDK kritikon ndonjë aventurë politike të Thaçi, ai i quan udhëheqësit e saj: «humbës», «kërcënues», «të frustruar», «bllokues», «grumbull muskujsh politikë të humbur». Thaçi bën sikur interesohet për fatin e shqiptarëve jashtë Kosovës, tani po tregohet gjoja i kujdesshëm edhe për të ardhmen e Luginës së Preshevës, por s’e ka problem ta shajë rëndë Nexhat Dacin (siç e ka pranuar ky vetë pothuaj duke qarë para kamerave). Thaçi bën sikur interesohet për fatin e shqiptarëve të Malit të Zi, por kur Albin Kurti ia përkujton disa të vërteta të pakëndshme në Kuvend, Thaçi i bën thirrje Kurtit të kthehet në Vladimir të Malit të Zi. Albin Kurti nuk është as më pak, as më shumë shqiptar i Kosovës se çdo banor i saj. Por, në betejat politike Thaçi merr të drejtën që t’ua mohojë njerëzve edhe mëmëdhenë. Thaçi e kishte përdorur qëllimisht toponimin sllav Vladimir në përpjekjen e tij të dëshpëruar që Kurtin ta afrojë sa më shumë me botën sllave. Shqiptarët Vladimirin e njohin si Katërkollë të Anamalit, nga kjo trevë e ka origjinën i ati i Kurtit.
Të kthehemi edhe njëherë te Sali Berisha: ai u deklarua kundër ndarjes së Kosovës dhe ky nuk është mëkat. Berisha ka bërë mëkate të tjera. Para Berishës ministri i Jashtëm i Shqipërisë apeloi të mos hapet Kutia e Pandorës. Përse atëherë Thaçi e mallkon vetëm Berishën? Sepse Berisha nuk ka më pushtet. Kur kishte pushtet, Thaçi vraponte pas tij. Merrte pjesë në hapjen e autostradës bashkë me Berishën dhe nuk e kritikonte për keqpërdorimet masive gjatë ndërtimit të «Rrugës së Kombit». Dhe si ta kritikonte kur çfarë bëri Berisha në Shqipëri me tenderë të autostradave pak a shumë të njëjtën gjë bëri edhe Thaçi me shokë në Kosovë. Nëse këto ditë Edi Rama detyrohet nga Berlini të dalë kundër planeve të Thaçit për ndarjen e Kosovës për llogari të tijat personale dhe duke u bërë instrument i Serbisë dhe Rusisë, atëherë Thaçi nuk do ta mallkojë Edi Ramën siç e mallkoi Berishën. Nuk do t’ia përmend Ramës «afërsinë» me një artist serb, autor të këngës nacionaliste «Kallashnikov», nuk do t’ia përmend «Çelësin e Tiranës» që ia dha këtij këngëtari, nuk do ta pyes se çfarë ka bërë për Kosovën në vitet ’90. Sepse Edi Rama ka pushtet. Por, nëse nesër Edi Rama e humb pushtetin, Thaçi mund të bëhet ambientalist dhe ta fyejë rëndë Ramën përse po u lejon oligarkëve shqiptarë dhe biznesmenëve turq të shkatërrojnë natyrën shqiptare me hidrocentrale.
Andaj: mos e zemëroni Hashim Thaçin, sepse sa më pisk i ka punët, aq më i paparashikueshëm bëhet. Durojeni ose shkarkojeni. Rrugë tjetër nuk ka. Një president nën hetime ndërkombëtare duhet të shpëtohet nga vetvetja. Sepse një president nën hetime ndërkombëtare nuk mund ta shpëtojë Kosovën.
Ato qe thote Thaci nuk i ka nga vetja apo ju nga qe skeni cti beni gomarit i bini samarit. P.S. z. ROBELLI: Jo vetem per etike por per arsye njerezore ,nuk duhet te shprehni rracizem fyes ndaj vajzes se RUGOVES.
Robelli eshte kafshe serbe me parti ‘nene’ gjoja LDK-ne ! Eshte marksist i jugosllavise jo ‘enverit’ . Qen serb i kryqezuar!
Ti sh.Enver,mund te flasesh per Thacin,nuk e njoh se jam shqiptar i Shqiperise,por,per Berishen jane pak ato qe ka thene Thaci.Mos beni si analiste mbarekombetare se na hapet barkun.
Ketyre te LDK=se, dmth perkrahesve te titizmit ne Kosove u eshte bere mendja konfederate. Nuk e dine qe shqiptaret as qe duan ta degjojne kete fjale. Duket se jane rregjur me konfederaten e Titos. Shqiptaret e Shqiperise, tash e 100 vjet e konsiderojne Kosoven si pjese e shkeputur nga trungu ame. Por konfederata titiste=enverrobeliste nenkupton se Shqiperia dhe Kosova qenkan si dy shtete te barabarta qe na u dashkan unifikuar. Kosova eshte kuazi shtet per sa kohe qe nuk eshte e bashkuar me Shqiperine. Kur te bashkohet ajo kthehet ne pjese perberese te saj. Dhe Gjilani, Peja, Prishtina etj me rrethinat e tyre do te jene per Tiranen po ashtu siç jane sot rrethet dhe qarqet e Vlores, Shkodres, Korçes etj. Federatat dhe konfederatat duhet t’i mbajne per vete titistat dhe rugovistat. Kosova bashkohet me Shqiperine ose si pjese e saj, ose nuk bashkohet fare. Askush ne Shqiperi nuk do te degjoje per federate dhe konfederata titiste. Kuptojeni mire kete. Ndryshe jeni mire aty ku jeni dhe si jeni.
@@Enver Robelli, ..Bjeri pak SHkurt themi ne Shqipetaret qe jemi Shqipetare:Kupton?????????Po ti biesh Shkurt do te behesh me i Kuptushem…
1-Hashim Thaci, tani per tani eshte President i “Shtetit te Kosoves”..,dhe ky Pozicjon i jep atij te “Drejten” qe te Negocjoj me Serbet si Rang i Larte…por qe te Negocjosh NUK DO TE THOTE, se te gjitha ato qe thuhen BEHEN REALITET..
2-Nuk e di se sa Politikane I “ZOTI” apo “Diplomate” i Zoti eshte Hashim Thaci, por perpara se te Hyshe ne Negocjata Qeveria se Bashku me Presidencen, akoma edhe OPPOZITEN e “Kosoves-Shtet”..duhet te JENE UNIK per Subjektin e NEGOCJATAVE, kur Behet Fjale me SERBIN(Historikisht Armike e Kombit Shqipetare), duhet te FTOHEN edhe EKSPERTE TE TE DREJTES NDERKOMBETARE,Shqipetare te Shqiperise Meme, si dhe Nga Diaspora..PRA TE KRIJOHET NJE GRUPE KOMPAKE, dhe Ky Grupe…Ulet ne Tavoline DHE E Fillojne me :
Opsjon 1..(Zgjidhje)
Opsjon 2..
Opsjon 3….OSE SIKURESE THUHET Plane A..B..C..DHE PLANE rezerve,,,…
Hashim Thaci..QE PO Negocjon me Vucicin SERBE, nuk ka te Drejte te Negocjoj ne Rruge PRIVATE per Fatet e Kosoves, sepse KOSOVA ESHTE PJESE E SHQIPERISE…Akoma edhe ne Rruge Ligjore,gjasme Thaci ka Autorizimin e Qeverise “Kosovare” per te Negocjuar me Serbet..SEPSE KETE JA KERKON BE-ja..ect..
3-Hashim Thaci po te jete i “Zgjuara” DUHET TE PRESI NE RADHE TE PARE, se c´fare Kerkojne Serbet??C´fare Afrojne ata???Dhe SA TE BESUESHEM JANE SERBET, per ato QE PARASHTROJNE????????????????????Pra Shkurt:GRUPI Negocjatore Kosovare DUHET TE DEFINOJ:SE C´FARE KERKOJNE SERBET????????????
Ne e dime se Shqipetaret e Kosoves MBETEN “ARMIQE” TE SEBEVE, Serbet..nuk jane Pajtuar me Realitetin e Ri “Kosovare”..DHE BEJNE TE GJITHA PERPJEKJET per te Bllokuar “Shtetin e Kosoves” ne Shume Aspekte..te cilat i dime.
4-Perpara se Thaci,te “Negocjoj” per Alternativat qe paraqesin Serbet…PARA SE TE LLAPI..duhet te Testoj Faktorin Nderkombetare..DIME SE EU-ja thote NJE ZGJIDHJE AFATEGJATE E PRANUSHME NGA TE DYJA PALET???
Por a eshte e Lehte te behet kjo???Dhe si??”KORRIGJIMI” i Territorit,ose Ndryshimi….i kufijeve..KUPTOHET SE DO TE HAPE “PUNE” EDHE PER TE TJERET,por kjo eshte Pune e Tyre..NE LE TE SHOHIM NE RADHE TE PARE:SE C´FARE FITOJME DHE C´FARE HUMBASIM NGA Planet e Paraqitura nga Serbet..Kjo eshte e Rendesishme…
Nese do te kemi Ndryshime Kufijesh..ose Korrigjime ATHERE DUHET TE MERRET PARASYSH EDHE “KORRIGJIMI” I Popullsise…Marre Parasyshe Rastin.Greko-Turke..pra Serbe qe duan Vullnetarishte te Leshojne Kosoven le te shkojne ne Serbi..si dhe Kosovare qe duan te Largohen nga Pjeset e Mbipopulluara me Serbe, pra te kTHEHEN NE kOSOVE, …jo vetem Territore si toke..por edhe “Korrigjim Vullnetare Popullsie”…ky OPSJON duhet te merret Parasysh..
Uroj qe Thaci..Te mos na Beje “Peshqesh”..NDONJE Konflikt te ri..Shqipo-Serbe..kur dime se SERBIA KA RUSSINE MBRAPA KRAHEVE..dhe po qe se Kerkohet Ndihma e Putinit nga Serbia…ME SIGURI FAKTORI SHQIPETARE DO TE DALE I HUMBUR….Uroj qe te mos dal Keshtu…lol
Robelli ka te drejte kur thote se Kosoves nuk I duhet nje president nen hetim nderkombetar. Kryeministri dhe presidenti Kosoves i kane kryer misionet e tyre. Ata ben luften. Paqen duhet ta bejne te tjere, nuk eshte fusha e tyre. Dhe bota e ka shprehur nje qendrim te tille.
El Comandante Edvinando da Rama nuk prononcohet per ndarjen e kosoves sese po pret te shikoje nga do fryje era e opinionit publik, eshte tamam un fijo de puta. Per babalen nuk kaluan 24 ore dhe e dha verdiktin, per deklaraten e thacit dhe idene e ndarjes se kosoves nuk po ndihet ashtu si nuk u ndje fillimisht edhe per ngritjen e kampeve te refugjateve nga siria. Pasi e kuptoi qe opinioni ishte kunder doli dhe tha si shpetimtar qe sdo kete kampe. Te njejten gje po priste te bente edhe per ndarjen e kosoves po ia dhjeu filmin sali berisha me deklaraten e tij. Tani dy rruge El Comandante, ose ti bashkohet Berishes ne deklaraten per paprekshmerine e kufijve te kosoves ose ti bashkohet Thathaqit dhe ti fusin gersheren kosoves dhe gjithe ballkanit. Politikanet dhe atdhetaret e vertete nuk kane nevoje te mendohen 1 muaj per te dale kunder nje ricopetimi te trojeve shqiptare, tradhetaret dhe skuthat presin mas shkurres se mos nuk e ka menjen njeri qe ti bejne mutin ceshtjes. Kosova nuk ka toke teper dhe as toke qe nuk i takon per ta perdorur si placke per kembim. Presheva bujanovci e medvegja jane shqiptare dhe nuk ka askush dyshim per kete, e nuk ka pse te japim territor shqiptar per te marre territor shqiptar, vetem idiotet e etur per pushtet dh3 lavdi personale bejne te tilla shkembime.
Z.Robelli ky shkrim duket qartazi se eshte i sponsorizuar nga qarqe antishqiptare dhe duhet te kete me shume besim tek presidenti i Kosoves pasi nuk besoj se e ka lene mendja dhe po flet perçart pa u kosultuar me amerikanet prandaj me mire te presim se çfare do te japin negociatat dhe nuk duhet vene ne dyshim tradhetia dhe sabotimi i çeshtjes kosovare nga Salehu&Basha ,shpresoj dhe uroj qe se shpejti te jene ne banken e te akuzuarit per demet e pariparueshme qe i kane shkaktuar KOMBIT SHQIPTAR pra ne te dy anet.Si gazetar z.Robelli beni pjese tek ata qe nuk kane bythe ku te ulen pra pa shtylle kurrizore apo zvarranik.
Robelli i shkrete, ka rreshqitur thelle. Po i vjen keq per Berishen. Eshte ves dhe i mbet. Thaci ,me vonese, tha gjithcka eshte e ditur per Berishen.
Thaci nuk tha asnjehere se do te kete ndarje, nuk tha se do te kete shkembim teritoresh, nuk tha se do te kete rrudhje te Kosoves.
Te vjen keq ne qofte se Presheva ku 65 per qind jane shqiptare do te bashkohet me Kosoven?
E di zotrote, si papagall i udbaseve se, Medvegja , nga debimi masiv i popullsise nuk ka sot as 10 per qind shqiptare?
Nese Thaci kerkon Presheven, si korigjim kufijsh dhe jo si shkembim teritori ku eshte e keqja?
berisha propozoi te drejta qytetare per Luginen e Presheves, sikur nuk e di ai dhe ti se aty nuk te lejojne asnje te drejte, u heqin edhe lapidaret e deshmoreve, por per ty ata kane qene terroriste.
Boll, se e teprove!b
I kam lexuar me interes shkrimet e zotit Robelli, por qenka dhe ky i molepsur. Zoti Robelli, Sali BERISHA dhe PD-ja nuk kane asgje demokratike apo shtetdashese.Dhe PD-en e ke plot me sigurimsa dhe marksista-leninista. Gati 30 vjet, dhe Shqiperia s’po del nga rrethi mbyllur i vetplackitjes KOMINTERN-ase. Eshte ne terr te plote kundrejt viteve 1930. Dhe ti shkruan s’ishte vendimtare thyerja e mbargos se naftes. Aq fuqi kishte, aq vidhte. Dy rruge kryesore ka: o nga virtuti o nga vesi… Sigurisht, hiena antishqipatre ka perplot mes kundershtareve te BERISHES. Por, perplasen per preh…
Për turpin tonë dhe për të pamirën e miqve e tanë strategjikë, ka filluar një “luftë” inatcore, “ma ke e s`ma ke”, në trojet etnike shqiptare në Ballkan, me disa përjashtime! Eshtë arritur deri aty, sa po nxirren “zorrët e barkut”. Nuk e thonë kotë: “Ç`ka barku-nxjërr bardhaku”! Objektiv qendror është bërë Hashim Thaci dhe subjekte të sulmeve të principta dhe të paprincipta, janë të gjithë: atdhetarë e pramatarë; të mëncur dhe të padijtur; trima e frikacakë; idealistë e batakcinj, puthadorë, matrapazë e tregëtarë flamujsh, me “c`nuk thonë”, vec e vec dhe në kor korbash a bretkocash!
Po bëj pak “histori”:
Kur Jugosllavisë po i shkonin flakët në majë dhe ishte e sigurt vdekja e saj, atdhetarët shqiptarë shfaqën nevojën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar Gjithshqiptar, për të përcaktuar Platformën Kombëtare, Sociale e Politike; Strategjinë Afatshkurtër, Afatmesme dhe Afatgjatë; Programin Minimal, Optimal dhe Maksimal, të Kombit Shqiptar. Mirëpo, ata u ndaluan apo u anatemuan dhe paralajmërimeve se trojet shqiptare të copëtuara në tri shtete (Shqipëri, Jugosllavi, Greqi) rrezikoheshin të ndaheshin në gjashtë shtete, sic ndodhi në fakt (Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi), atdhetarët e “përvëluar”, në të gjitha fushat e jetës, në shtet, pushtet, shoqëri e njerëzi, në këtë anë e matanë kufijve shqiptaro-shqiptarë, as e bënë “qejfin qeder”.
Kur doli në skenë UÇK-ja, s`mbeti “i bardhë dhe i zi” politik, pa e sulmuar a etiketuar atë si krijesë të Beogradit, ndërkohë që Serbia e konsideronte krijesë terroriste. Unë, në atë kohë e quaja publikisht vepër të atdhetarëve, por, e theksoja që, edhe sikur të ishte “vepër e UDB-ës”, Beogradi kishte vrarë veten. “Çuditërisht”, nga Amerika u deklarua se nuk u rezultonte që UÇK-ja të ishte terroriste.
Kur UÇK-ja sulmonte dhe zbythej, por mbetej ende “enigmatike”, dola me thirrrjen që ajo duhet të nxirrte publikisht krahun e saj politik dhe të binte në kontakt me politikën e diplomacinë ndërkombëtare, për të qartësuar qëllimet e saj. UÇK-ja e bëri menjëherë atë dhe ky veprim shpuri Holbrukun në Drenicë.
Përsëri, “cuditërisht”, Hashim, Thaci, si drejtues politik i UÇK-së, u propozua dhe u pranua nga politikanët “mjekroshë”, që ai të kryesonte delegacionin shqiptar në Konferencën e Rambujesë. Ai, jo vetëm që s`i bëri bisht, por detyrën e kreu me dinjitet, aq sa shqiptarët fituan një partner të besueshëm të SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së
Në kohën që në Rambuje, delegacionit Shqiptar i kërkohej firma në Marrëveshjen e përgatitur, nga Tirana dhe Prishtina ajo (e zeza në të bardhë) quhej tradhëti. Në atë kohë dola publikisht me shkrime, midis të cilëve njëri titullohej: “Shqiptarë mblidhni mendjen”, duke kërkuar që firma të hidhej, e shoqëruar me garancinë e amerikanëve që, pas një periudhe tranzitore, të merrej mendimi shqiptarëve, për të ardhmen e tyre në bazë të parimit të vetëvendosjes.
Me clirimin e Kosovës, nuk mungova t`u tërhiqja vëmendjen publikisht clirimtarëve me shkrimin “Vëllezër ruajuni nga paqja”, duke bërë të qarta rreziqet që u kanoseshin nga “e drejta e fituesit në luftë”. Fatkeqësisht, jo pak nga ato që friksohesha, ndodhën.
Përsëri, “cuditërisht”, Hashim Thaci, si ish-drejtues politik i UÇK-së, tashmë kryeministër dhe president i Kosovës, jo vetëm që shpalli dhe nënshkroi publikisht Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës, por u pranua nga politikanët hileqarë të kryesonte delegacionin shqiptar në bisedimet serbo-shqiptare e ndërsjellas, në Selinë e Bashkimit Europian.
Tani lind pyetja: Ku ishit ju “bej efendinj”, kur Thaci me shokë luftonte e punonte për shqiptari? Asgjë nuk mund ta fshijë peshën e fajit të atyre që braktisën Kosovën në ditët më të errëta të saj.
Kur dara po shtërngohet, sidomos për Serbinë, Hashim Thaci, hodhi në efir një “tullumbace”, për korregjim kufijsh! Në fakt, s`kemi të bëjmë me “tullumbase”, por me një tatim pulsi, me një paralajmërim se, po u tentua të cënohet pavarësia e Kosovës, ka edhe kërkesa zinxhir, për bashkim me Kosovën a për autonimi në “Luginën e Preshevës”- Kosova Lindore, pse jo edhe në Sanxhak e gjetiu. Duhet ta dimë mirë se serbët këmbëngulin për ndarjen e Mitrovicës së Veriut me qëllim që ta kenë si tampon për Sanxhakun, përndryshe “Sanxhakun e Pazarit të Ri”, sic e kam thënë edhe herë të tjera, por që nuk i kanë dëgjuar këto fjalë “shurdhakët”! Përse nuk u pyet Hashimi, nga ata që e takojnë dhe atakojnë cdo 24 orë, për ta shpjeguar “tullumbasen”, qoftë edhe në ambiente të ngushta? E pranojmë ppwr njw cast se Hashim Thaci nuk është në pozita atdhetare! A nuk e kuptojmë se ai i ka bërë një sfidë serbëve dhe ndërkombëtarëve, qoftë edhe “padashje”? Po amerikanët dhe europianët cfarë thonë, vallë?
Ka shumë rëndësi ta kujtojmë se krregjim kufijsh ka pasur, ka dhe do të ketë. Një i tillë ishte ai që u bë kohët e fundit me Malin e Zi, apo, ai që pritet të bëhet me Greqinë për detin. Vetëm në këtë mënyrë krijohen kushte për marrëveshje historike dhe marrëdhënie të qendrueshme. Ehuuuuuuu, sa ka kjo punë! Serbët nuk kanë kërkuar ende falje për krimet që kanë bërë në Kosovë; ata mbajnë ende kockat e shqiptarëve të pafajshëm, për t`i përdorur në ndonjë rast “allish-verishi”! Shitje territoresh për interesa politike, ekonomike, kolltukofage, nuk mund të ketë dhe askend most a gënjejë më mendja se mund ta bëjë. Interesat vitale shqiptare përputhen me interest demokratike ndërkombëtare.
Unë e ndiej të arsyeshme të bëj edhe një herë, thirrje: Atdhetarë të vërtetë a të “zhuritur”, mblidhuni në një tavolinë dhe jepuni “dum” cështjeve delikate me karakter kombëtar, social dhe politik. E di që nuk do dëgjoni, sepse disa kanë politikën në plan të parë (marrjen a mbajtjen e pushtetit), të tjerë mendojnë e punojnë si të pasurohen në kurriz të popullit, e, jo pak, tashmë hanë në grazhdet e huaja. Shqiptarë, ejani në vete…!