Ekspertët thonë se gjumi i tepërt është i rrezikshëm.
Sipas tyre, personat që flenë më shumë se 7-8 orë shkaktojnë dëme në shëndet.
Hulumtimet e reja tregojnë se njerëzit që flenë 10 orë, kanë 30% më shumë gjasa të vdesin përpara kohe.
Studiuesit rekomandojnë që orari normal i gjumit është 7 apo 8 orë.
Në të kundërt, qëndrimi në krevat për më shumë se 10 orë, shoqërohet me goditje në tru, që ka 56% shanse të ndodhë dhe me sëmundjet kardiovaskulare, rreziku i prekjes nga të cilat rritet me 49%.
Cilësia e gjumit ndikon gjithashtu në shëndet, shkruan Klan.
Një gjumë jo i mirë mund të jetë faktor për sëmundjet koronare të zemrës.
Kjo ka 44% gjasa që të ndodhë.
Ky studim është botuar në “Journal of thë American Heart Association”.
Ekspertët thanë se studimi i tyre sugjeron që gjumi i parregullt mund të jetë shenjë e rrezikut të lartë kardiovaskular.
Që prej 3 milionë vitesh është vërtetuar që duhet të shtrihesh në orën 22 dhe ngritur në 6.Verës 50 minuta sieste në orën 14 dhe 15 minuta qirje për ata që kanë mundësi