FOTOT: Romana Vlahutin na “zbulon” Vermoshin fantastik

7 Gusht 2018, 10:35Sociale TEMA
FOTOT: Romana Vlahutin na “zbulon” Vermoshin fantastik

Delegacioni i BE-së në Shqipëri vizitoi Vermoshin dhe pati një takim me banorët e tij dhe me kryebashkiakun e Malësisë së Madhe.

Banorët ndanë përvojën e jetës së tyre në Vermosh, shpjeguan shqetësimet e tyre dhe diskutuan mbi idetë dhe mundësitë e zhvillimit për të promovuar Vermoshin dhe Lëpushën.

Ambasadorja Vlahutin u tha banorëve se BE mund t’i ndihmojë komunitetet rurale që të adresojnë nevojat e tyre me qeverinë vendore dhe qendrore.

“Është e rëndësishme që të përqendroheni në nevojat tuaja kryesore dhe të keni vizionin tuaj për ta zhvilluar fshatin dhe për të përmirësuar jetën tuaj”.

Ajo i inkurajoi të shihnin mundësitë e shumta që ekzistojnë në partneritetin BE-Shqipëri për të mbështetur zhvillimin vendor.(TemA)

1 komente në “FOTOT: Romana Vlahutin na “zbulon” Vermoshin fantastik”

  1. Doktor Mortja says:

    O Flamur Nokaaaaa!
    Paskan ngel do peme ne Vermosh pa u pre e pa u djeg!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje