Banorët e Laprakës do të kenë një lulishte të re për të kaluar disa momente çlodhëse. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e lulishtes tek rruga “Pandi Dardha” por jo vetëm, e cila do të transformojë tërësisht bllokun e banimit që më parë ka qenë i mbushur me inerte apo i zaptuar nga parkingjet private.
Sipas projektit do të ndërtohet një shesh rekreativ për të gjitha moshat, ku hapësira do t’i dedikohen jo vetëm këndeve për fëmijë, por edhe grupmoshave më të rritura të cilët do të kenë mundësi që të qëndrojnë pranë gjelbërimit.
Ndërhyrja në këtë bllok pallatesh parashikon dhe ndërtimin e trotuareve, sistemimin e parkingjeve mes pallateve, ndriçimin e tyre dhe vendosjen e të gjithë sinjalistikës së nevojshme duke rritur sigurinë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur vendosmërinë që çdo lagje e kryeqytetit të ketë një kënd lojërash dhe hapësira çlodhëse për më të rriturit.
Pallati qe tregohet ne fototografi,ben pjese ne nje”Bllok te ri banimi”?!Te vjetrat dhe te rejat,jan tashme te gjitha te privatizura.
Perderisa jan privatizuar,terreni eshte prone e banoreve dhe jo e Bashkise.Ne cilin vend te Botes,Bashkia investon ne nje territor
privat?Po administratoret e pallateve,jan persona juridik?Ka nje legjislacion te qarte,qe te mbroje pronaret e pallateve dhe territorin
qe u takon atyre?Bashkia e leshit,te prishi te gjitha ndertimet,parkingjet pa leje,dhe ti ktheje territorin atyre qe i perket,qe te kene
mundesi te vendosin vete se çfar do bejn,parkingje apo park.
Ziguri kokra gomorit! Teritoret I manaxhon bashkia ne c’do vend te botes