FOTOT: AKU bllokon 11 ton birrë të skaduar, do të shitej në Shqipëri

5 Gusht 2018, 13:32Sociale TEMA
FOTOT: AKU bllokon 11 ton birrë të skaduar, do të shitej në

Një sasi prej 11 615 ton birrë është bllokuar në Han të Hotit nga AKU për shkak se afati i skadencës ë produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokomentacionin shoqërues.

Nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit “birrë” nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni – Meksiko, eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e  produkteve në prag skadence.

Sa më sipër, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 ton në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka shtuar vëmendjen e kontrolleve edhe në pikat kufitare  me fokusin tek subjektet që sjellin produktet e importuara duke neglizhuar apo shkelur rregullat e Sigurisë ushqimore.

3 komente në “FOTOT: AKU bllokon 11 ton birrë të skaduar, do të shitej në Shqipëri”

  1. Lil Toronto says:

    Ore s’me thoni, eshte institucion I “ri” apo ekzistues AKU?

  2. Albani says:

    Eshte institucion i Rilindur o Lil.
    Aku perben sot modelin shpresedhenes se kur vullneti politik kombinohet me drejtimin me integritet , Shqiperia u beka !!!

  3. sapa says:

    Turiste vizitoni shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje