Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tre lumenjve, Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës!
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, ku shkruan “Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës!”.
“Si milingona, punë në verë para dimrit.
Po pastrojmë gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës!
Është më e pastër se 3 vite më parë, por sërish duhet t’i trajtojmë me kujdes 3 lumenjtë e qytetit – Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës!
Ashtu si lumenjtë #TiranaNukNdalet”-shkruan Veliaj në postimin e tij.
Masat e marra që në verë për pastrimin e shtratit të lumenjve kanë bërë që dy vitet e fundit Tirana të shpëtojë nga përmbytjet.
Mbas 3 vjetësh të tjera do thoni është më e pastër se 6 vite më parë e kështu me radhë.
Lana duhet të zgjerohet , të bëhet lumë me prurje ujërash të pastra dhe në të dyja anët e saj nuk duhet të ketë rrugë makinash po vetëm këmbësorësh , trami dhe biçikletash. Pjesa tjetër vetëm park.
Do ta boj Erzenin me korsi bicikletash.
Ju lumte! Veç permbytjeve edhe dyri shikon mjedise te pastra!
Jepi Lali Eri.
Cfaredo qe te thone……karvani ecen perpara