“Zëra nga errësira” është libri më i fundit i UET-Press nga gazetarja e njohur Eni Vasili.
Bëhet fjalë për shtatë rrëfime të rëndësishme nga personazhe të jetës së vështirë nën komunizëm.
Por ky është libri më i fundit i kolanës së Institutit Europian Pashko dhe UET-PRESS.
Bëhet fjalë për 25 libra të publikuar vitet e fundit nga UET-PRESS për kujtesën e diktaturës.
Projekti i Kujtesës ka sjellë libra nga personazhe si Maks Velo, Spartak Ngjela apo Kurt Kola.
Para një jave u publikua libri “Jetë paralele”, një libër që ngjan si triller por që tregon përndjekjen ndaj Maks Velos nga Sigurimi i Shtetit.
Libri shkaktoi shumë bujë në median shqiptare dhe riktheu debatin për çështjen e hapjes së dosjeve.
Ndërkohë qëllimi i UET-PRESS është që të zbardhë historinë e së shkuarës komuniste.
Tre dekada më pas, kjo mbetet një sfidë e vërtetë dhe mjaft e vështirë, sipas protagonistit Maks Velo.
Por këto botime janë një dokument i rëndësishëm i kohës dhe kohërave që do vijnë, sikundër e përcakton gjeneral Rrahman Parllaku.
Keto libra qe botohen sot per diktaturen, jane si fjalete gruas kur e ka ndare burri per imoralitet. Ej, e kane shkruar historine ata qe e kane bere me jeten e yre dhe jo ju qe i keni hedhe breket maje kokes!
Tragjike, si mund te merret rasti Velo, me gjithe burgosjen e tij te padrejte, si etalon i shtazerise se shtetit Hoxhist, dhe si mund te kontribuoje per mire nje institut me emrin e nje nga kryevarrmihesve te ekonomise shqiptare…