Veliaj "thumbon" opozitën: Askush nuk mund ta sabotojë qytetin, sa të jem unë puna në Tiranë nuk ndalet”

4 Gusht 2018, 14:17Sociale TEMA

Në intervistën e tij për ABC News, kryebashkiaku Veliaj u ka kujtuar qytetarëve të Tiranës se kryeqyteti është drejtuar për 4 vjet nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, por ky nuk diti të rregullojë as sahatin që shihte nga dritarja e zytës së tij, e jo më të bënte ndonjë punë.

Qyteti ynë është menaxhuar nga Partia Demokratike. Kryetari i opozitës ka qenë kryetar i bashkisë së këtij qyteti, ka qenë në këtë zyrë dhe në këtë zyrë sahati nuk punonte, te kjo dritare; tek muri përballë, kryetari i bashkisë shahej me libër shpie.

 Pra, kur një njeri nuk lë dot gjurmë 3 metra nga zyra e vet, te muri që e rrethon, te sahati që sheh në dritare, atëherë do të thotë që për të tjerët që do lënë një gjurmë do të ulen ndjeshëm shanset e Partisë Demokratike për të fituar. 

Unë besoj se nuk ka nevojë që dikush të ketë doktoraturë për të kuptuar që një parti që kishte në dorë shtetin dhe qytetin, nuk la asnjë gjurmë dhe sigurisht që e shikon teatrin si gjurmën e radhës”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se askush nuk mund t’i sabotojë punët e Tiranës.

Fakti që përdor të njëjtën skemë, siç bëri me Presidentin te këndi i lodrave, me të njëjtët protestues, që pasi diskreditohen del në pah partia që e ka organizuar, sigurisht që mundohet ta sabotojë.

 Nuk e sabotojnë dot Tiranën. Unë e kam premtuar publikisht, Tirana nuk ndalet. 

Do të ndalemi vetëm nëse qytetarët thonë, e di çfarë, duam të kthehemi te gjumi, të votojmë gjumin prapë. 

Po votuan gjumin vitin tjetër, atëherë qyteti do të ndalet, por sa të jem unë, kam premtuar që nuk do të ndalet dhe do sigurohem që nuk do të ndalet”, theksoi Veliaj.

4 komente në “Veliaj “thumbon” opozitën: Askush nuk mund ta sabotojë qytetin, sa të jem unë puna në Tiranë nuk ndalet””

  1. Nora says:

    Tiranen po’ e saboton ti o legen e myte ha zune frymen me kulla ato ku Jane zonat me te bukura dhe te gjelberuara po’ e mbush me kulla o idiot

  2. nje banor i Tiranes says:

    O Nora , a mund te me numurosh nje ose dy a me shume kulla , qe te kete dhene leje Erion Veliaj per ndertimin e tyre ? Ne qender te Tiranes , jane dy kulla , hoteli me 5 yje qe ka filluar te ndertohet kur Erioni ishte adoleshent dhe nje tjeter kulle tek kisha ortodokse , ndertimi i se ciles ka filluar para 10 vjetesh . Eshte dhe nje kulle tek stadiumi i ri qe po ndertohet , ne nomenklaturen e qeverise dhe jo te komunes . Neve kulla te tjera , si banore te Tiranes , qe t’i kete ndertuar Veliaj nuk dime . Po , dime qe ka bere pazarin e ri , ku binte ere shurre . Dime qe ka bere sheshin Skenderbej , qe Luli i famshem i PD-se , e kishte rrethuar si nje picete higjenike grash , me kalin e Skenderbeut qe kulloste ne mes te livadhit dhe makinat qe rrotulloheshin rreth kalit . Dime qe ka bere dhjetra çerdhe e kopeshte , dime qe ka restauruar te gjitha shkollat e mesme e gjimnazet e Tiranes , dime qe ka bere e po ben rruge biçikletash si ne çdo vend evropian , dime qe zevendesoi dhe vazhdon akoma tubat kryesore te ujesjellsit , dime qe ka bere mbi 20 kende lojnash per femije , dime qe ka bere mrekullira nga Liqeni me palestra ne natyre , me rruge stervitore , me teater veror te ri e modern , dime qe ka reabilituar me dhjetra zona te haruara ne mes te baltrave ne periferi te Tiranes dhe , po te vazhdoj me tej , do te duhej nje gazete Tema e Mero Bazes , te mbushet nga faqia e pare e deri tek kriptogramet e faqes se fundit , me punet qe ka bere Erion Veliaj ne vetem dy vjet e gjysem .
    P.S. Nora , po nuk pertove , kalo andej nga SHQUP-i nje shetitje dhe beji te fala Lulit , mundesisht kur te jete edhe Berisha prezent .

  3. MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH LAL PLEHUT says:

    Lal PLEHU SA HERE NE DITE TA LEPI BYTHEN MERO GELBAZA DHE SKENDER MINXHOZI BYTHEN?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje