“Numri i shqiptarëve në Turqi është më i madh se popullsia aktuale e Shqipërisë”

6 Gusht 2018, 09:04Sociale TEMA

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “sot ne kemi marrëdhënie të përkryera me Shqipërinë në fushat politike, ekonomike-tregtare, kulturore, ushtarake dhe të tjera. Ne jemi të kënaqur që Qeveria Shqiptare e ka shpallur vendin tonë si “partner strategjik”. Falë besimit reciprok, vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit, ne jemi të vendosur t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona të përkryera”.

“Sinergjia që ka krijuar miqësia tepër e veçantë personale midis Presidentit tonë zotit Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama, me lëvizje konkrete dhe strategjike, i ka dhënë hov përparimit të marrëdhënieve dypalëshe. Shembujt më aktualë për këtë janë projektet tona për Aeroportin e Vlorës, i cili do të realizohet nga një konsorcium turk, dhe për Air Albania me mbështetjen e Turkish Airlines”, theksoi Yörük.

Ambasadori turk nënvizoi se, “populli turk ka qenë së bashku me vëllezërit shqiptarë në shekuj. Rrënjët e miqësisë sonë me Shqipërinë dhe shqiptarët zgjaten deri në shekullin e 14-të, madje edhe më herët. Për shembull gjysmëlegjendari Sarë Salltëk Baba, i cili e kishte vendbanimin në një shpellë në një pozicion mbizotërues në Krujë dhe për të cilin shqiptarët kanë ushqyer respekt dhe dashuri, ishte një turk selçuk që ka jetuar në shekullin e 13-të”.

“Ne jemi dy popuj që kemi ecur së bashku në shekuj. Stambolli ku banon një popullsi e rëndësishme shqiptare dhe ku sot dy lagje e kanë emrin Arnavutkëj, për pesë shekuj ka qenë kryeqyteti ynë i përbashkët”, u shpreh ambasadori i Turqisë.

“Gjatë këtyre pesë shekujve 35 sadrazamë, domethënë kryeministra të kohës së sotme, kanë qenë me origjinë shqiptare. Numri i shqiptarëve në Turqi është më i madh se popullsia e Shqipërisë.

Shumë themelues të shtetit shqiptar kanë qenë personalitete me detyra të rëndësishme në periudhën osmane. Për shembull, Ismail Qemali ka qenë një figurë e rëndësishme e burokracisë dhe politikës osmane. Ai ka qenë guvernator, anëtar i Këshillit të Shtetit, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, këshilltar i lartë shtetëror dhe dy herë deputet i Beratit. Themeluesi i Republikës së Turqisë dhe biri i kësaj treve gjeografike Mustafa Kemal Ataturku i njihte shumë mirë shqiptarët që në vitet e shkollës në Selanik dhe në Manastir. Ai e ka përmbledhur shumë bukur duke thënë: “Ne e duam popullin shqiptar, e konsiderojmë vëlla, nuk e shohim larg nesh. Ne dëshirojmë seriozisht që ai si shtet dhe popull të fuqizohet dhe të përparojë, të zërë vendin e merituar në Ballkan”, tha ambasadori Yörük.

“Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Turqisë, Shqipëria ishte vendi i dytë me të cilin që në vitin 1923 nënshkruam “Marrëveshjen e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit të Përjetshëm”.  Pas shembjes së regjimit komunist që robëroi Shqipërinë, Turqia u hapi dyert vëllezërve shqiptarë dhe, në dallim me qëndrimin e shumë vendeve perëndimore, nuk u imponoi aplikimin e vizave. Që nga ajo kohë marrëdhëniet tona kanë vazhduar duke përparuar në çdo fushë”, theksoi ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në intervistën për ATSH-në.

16 komente në ““Numri i shqiptarëve në Turqi është më i madh se popullsia aktuale e Shqipërisë””

  1. Piros i Epirit says:

    Shumica e shqiptareve gjenden ne Turqine e sotme. Kjo verteton edhe nje here qe memedheu i turkoshqiptareve eshte Turqia dhe andej erdhen dhe u vendosen ne Ballkan mbas shekulit te 13 te. Emri Shqiptar eshte kamuflazh dhe turkoshqiptaret e sotem te Shqiperise nuk jane gje tjeter vecse mbeturinat osmane qe ngelen ne ballkan gjate pushtimit te gjate turk (1400-1900). Nuk them, eshte e pamohueshme qe brenda ketyre myslimaneve te sotem shqiptare nje numer i konsiderushem eshte tjetersuar(konvertuar) nga turqit. Keta dhe pjesa tjeter e konsiderushme ne Shqiperin e sotme qe nuk nderuan fene ne islam, mbeten si banore autoktone dhe nuk kane asnje lidhje gjaku me turkoshqiptaret (turq te vertete) qe i quan turku vellezer. Ka plotesisht te drejte.

    1. Nuk do beje keq te shfletoje librat e Histori o Piro i p….perpara se te shkruash te tilla pacavure e ta tregosh veten qe je komplet rrote [email protected]….

    2. Tiku says:

      Pamja eshte marre nga qyteza e Arnavutkoy. Qe do te thote . Fshati shqiptar.

  2. faro says:

    Ambasadori te mos harroj sr tokat ku jane turqit sof, kane pasur emra krejtesisht SHQIP:
    Troja, Friganet, Mesinet, Dardanet. Princat e Trojes quheshin Priam, Parid, Hektor, Hekuba,Kasandra.
    A ka me emra te tille atje?
    JO!
    Ne Shqiperi PO

  3. e verteta e hidhur says:

    Po z.Ambasador eshte e vertete qe ne Turqi ka popullsi shqiptare me shume se c’ka ne atedheun meme,po c’behet me gjuhen shqipe ne Turqi?Perse e anashkaloni kete problem?Mbase nje nga pergjegjeite me te medha te asaj kohe te Perandorise Osmane ka qene mos lejimi i gjuhes dhe shkollave shqipe.Kjo qe aresyeja se perse shqiptaret u zgjuan kaq vone.

  4. shqip says:

    Mos e trazo se vjen ere pastaj. Nuk na thua more birazer jevgjit ; sa shkolla shqipe ka ne ate vend Ku jetojne me shume ” shqiptare” se ne Shqiperi . Po kur na keni ” dashur te miren “,
    pse nuk e mundesuat pavaresine, te pakten ne te njejten periudhe me vendet e tjera te Ballkanit . Kam te njejtin mendim me komentuesin para , qe ketu ka mbetje anadollakesh te perzier me popullsine vendase . Madje ne disa territore , Jane pastertisht turq . I gjen ne Maqedoni , ne nje pjese te Kosoves , e me Pak edhe ne Shqiperi . Me dy fjale : Turqia nuk ka asnje dallim nga Sllavet e Greket , per sa i perket arsimimit dhe identitetit te shqiptareve ne ato vende ku jetojne . Te jete per mua , duhet bere nje referendum . Te lihet ne zgjedhjen e çdo njerit te deklarohet shqiptar ose jo . Kush e ndjen se eshte turk , sllav , grek , jevgjit – arab , te peshtire e qe vijne ere qe larg , tu hiqet kombesia e arberit . Madje te rishikohet mundesia e shkembimeve . Te vene ne vendin e gjysherve mamluke , me brekushe e me shallvare deri te kembet . Dhe mos e çensuroni komentin .

  5. "BOHOTINA" says:

    O Piros i Epirit! Po pse duhet te jesh kaq injorant mor lumemadh…?

  6. genti says:

    Si mund te quash vella nje pakistanez qe te vjen ne shtepi i armatosur e I paftuar the te behet zot shtepie.
    Ambasodori selcuk harron te tbote se ata “krutanet” we betohen per sare salltek jane .ca mbeturina jenicere qe mjafton tu shikosh surratin.
    Ambasadori selcuk harron to thote qe sa shqiptare nga ate te Turqise flasin shqip Asnje!!
    Ambasador selcuk Nqs do te takosh shqiptaret e vertete kalo nje here nga Kalabria . Aty do ta kuptosh qe ska asnje lidhje me ne.

  7. Shvejk says:

    Edhe numri i Italaneve jashte italise eshte me i madh se i atyre ne Itali, i Grekeve po ashtu,ka shume mundesi qe edhe numri i Turqve jashte Turqise te jete me i madh se turqit qe jetojne ne Turqi. Po pastaj cfare do te thote kjo? Mos do na mbushni mendjen se 6 milione Turq qe jetojne ne Gjermani jane vllezer me Gjermanet? Mjaft me kte politike folklorike se na hapet barkun, a thua se Shqiptareve ju rruhet fort per SareSalltekun.

  8. Realiteti says:

    Pse nuk ka shkolla shqiptare ne Turqi!!! Ata qe jetojne atje jane bere me turq se turqit.

    1. Arber says:

      Ne Greqi ka 4 milion Shqipefolezs por u dridhen buzet te folin gjuhen e vet!?. Ne Turqi jane shqipetaret e perndjekur nga Greket Serbet Dhe unioni Ruso Franceze asnjehere ju patriot te fese Jezuite pyteni per shkollat ne Turqi e kure Nuk vendoni nje pythe vendit autokton te Shqipetareve sic eshte Greqia

  9. Ermir says:

    Shqiptaret qe jetojne ne Turqi jane shqiptaret e migruar nga Bota Shqiptare e Ballkanit : Kosova,Maqedonia,Shqiperia dhe Cameria.Shqiptaret nuk kane asnje trashegimi gjaku nga Turqia.Eshte e vertete se shqiptaret kane bere emer ne drejtimin e shtetit Osman dhe shtetit Turk.Turqia deri ne vitet 2002 nuk ka patur asnje straegji te neotomanizmit te Shqiperise dhe Botes Shqiptare ne Ballkan.Kjo strategji u hartua nga Davut oglu,ish minister i jashtem dhe kryeminsiter i perkohshem i Turqise se Erdoganit dhe u vu ne zbatim nga Erdogani,e cila perben kercenim per te ardhmen europiane te Shqiperise.Kete realitet e ndiqte me shume shqetesim Europa dhe Amerika, e cila vendosi se fundi qe ne Shqiperi te ngrere bazaen e pare ushtarako-ajrore ne Shqiperi,Kucova,ku Erdogani kishte investuar per tu vendosur vete.Ky vendim i Amerikes perben nje hap shume te rendesishem per spostimin e Turqise se Erdoganit nga territoret shqiptare.Radhen e ka Baza ushtarako-detare e Pashalimanit,te cilen pritet ta marre Flota e 6-te Amerikane.
    Kjo eshte e verteta reale zoti amabasaor.
    Ermiri

  10. a.f. says:

    Ne kohen e pushtimit osman, shqiptaret ishin i vetmi popull autokton i Ballkanit qe nuk i lejohesh te levronte dhe shkruante gjuhen amtare. Me ferman te Sulltanit, shqipja ishte e ndaluar dhe prandaj shkrimi dhe mesimi ne gjuhen shqipe, u mundesua vetem ne fund te shek. XIX, mbas Kongresit te Manastirit. Kjo shpjegon me se pakti prapambetjen e theksuar te popullit shqiptar, krahesuar me te gjithe popujt e tjere te Ballkanit qe vuajten njelloj si ne nen sundimin turk, por edhe vonesen e kostituimit te kombit dhe shtetit shqiptar. Sipas ambasadorit turk, ne Turqi ndodhen me shume shqiptare se sa ka vete Shqiperia. Perse atehere mbi 4 milion njerez, nuk kane ata te drejtat e grupeve etnike brenda shtetit turk? Perse nuk ka ne Turqi shkolla ne gjuhen shqipe? Asimilimi turk dhe asgjesimi i races shqiptare duke otomanizuar kulturen dhe traditat tona, eshte nje realitet historik per gjate 5 shekujve, por qe tenton te imponohet edhe sot nga politika e shtetit turk dhe paqendrushmeria e politikanave tane. Perrallat e ketij ambasadori, me kryeministra e vezire, pashallare e bejlere, qe paskan krijuar kushtet per nje bashkejetese vellazerore midis dy popujve mund tu tregohen vetem femijve dhe atyre qe nga prejardhja nuk ndjehen shqiptare.

  11. @@ says:

    Shqiptaret e Turqise jane bere me turq se vete turqit por me nje ndryshim nuk jane antishqiptare te shpifet si kurvat e pabesa arvanitase te Greqise

    1. Dixhiderrisha says:

      Po,@@, keshtu eshte. Ata njerezit ne Turqi, qe pretendojne se jane shqiptare,
      jane me muter se ata te Greqise. Ata jane financuesit e gjetha haleve islame
      qe jane ndertuar nga Saranda ne Presheve, nga Durresi ne Shkup.

  12. "papa don't preach" says:

    Me vjen keq per komentet e percipta, emocionale, etj., shkruara mesiper per shqiptaret ne Turqi. Nuk do zgjatem. Do ju them vetem dicka te jetuar, ne Turqi, zyrtarisht:
    – Shqiptaret e Turqise kane qene dhe jane, nga 1453 deri sot, garancia e ekzistences te fuqishme te …, dhe Republikes te Turqise. Per pasoje, shqiptaret kane qene dhe jane, edhe garancia me e forte, nga 1945 deri sot, e qenies gjalle te Republikes te Shqiperise.
    Pa Turqine ne shpine te Greqise, sot, Shqiperia do te ishte ne kufite e principates te Esad Pash Toptanit, ne mos me keq. Ne fillim te vitit 1989, Sulejman Demirel, ishpresident etj., u ka deklaruar publikisht grupit te gazetareve shqiptare – te derguar ne Turqi per vizite nga Kuvendit Popullor i RPS te Shqiperise – se ne Turqi jetonin mbi 3 milion shqiptare, dhe se keta perbenin grupin me te madh etnik ne vend, nga 37 lloje popujsh qe jetojne ne Turqi. Ne fakt, ne ate kohe ne Turqi jetonin afro 7 milion shqiptare. Po Demireli, si gjithe politikanet ne bote, e zvogeloi shifren reale…. . Normale ne politike. Po pse e theksoj Une, 3 milionshin e Demirelit. Sepse deri atehere asnje zyrtar i larte i Republikes te Turqise nuk kishte dhene publikisht, nje shifer konkrete te pranise te shqiptareve ne Turqi. Shifra zyrtare nuk kishte, publike, as per popujt e tjere. “Kush jeton ne Turqi eshte turk” ky eshte parimi kushteues, atje.
    Kur flitet per interesa kombetare, fjalet i mer era, parimet nuk duhen shkelur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje