Raporti sekret drejtuar shtabit të divizionit 2, ku renditen emrat e kundërshtarëve të regjimit në Nikaj-Mërtur, Shalë e Shosh, Shllak e Drisht por edhe zona të tjera përreth
Nikaj-Mërtur, Shalë e Shosh, bajraqet e Shllakut e drishtit, janë ndër krahinat më të persekutuara gjatë diktaturës komuniste. Represioni ka nisur qysh në muajt e parë të regjimit komunist. Një dokument që gjendet në Arkivën e Shtetit, dëshmon përndjekjen që i është bërë që në shkurt të vitit 1945, familjeve të mëdha të atyre krahinave dhe popullsisë së asaj zone në ptërësi.
Në dokument pasqyrohet informacioni që komisari politik Mihaj Prifti i dërgonte shtabit të divizionit të dytë të LANÇ. Në dokoment citohen emrat e burrave të atyre fshatrave që nuk kishin lidhje me komunistët dhe që e kundërshtuan atë regjim. Raporti sekret i nënkolonelit, Prifti ishte si një listë e zezë, tek e cila do të mbështetej regjimi dictatorial për të kryer raprezalien pak muaj më pas ku do të p[ushkatoheshin krerët më të rëndësishmë të barjaqeve të Dukagjinit. Më poshte dokumenti jep detaje të rëndësishme për përcaktimin si armik I popullit I disa prej personave që më vonë u ekzekutuan nga komunizmi.
Raporti
USHTRIJA N.Ç. SHQIPTARE Vdekje Fashizmit
SHTABI DIVIZIONIT II Liri Popullit
Korp Armata e III
Nr.Prot.86
Shkodër, me 7 Shkurt 1945
REZERVAT.
Landa: Dërgim informatash.
Shtabit korp armatËs iii-të
S h k o d ë r.
Po u përshkruejm tekstualisht më poshtë disa informata që posa na mërrijtën nga Komisari i Brigadës 23:
“Nga hetimet e bamuna për gjendjen e Zonës Shllak, Dushan, Drishtë, Vilzë dhe Pal mbi bajraqet e Dukagjinit, rezulton të kemi këto informata (të cilat jepen nga dy katundar Shllakas miq t’afërt të Lëvizjes s’onë).
Në Katundin Drisht asht i aratisun për arësye politike i qujtuni Myrto Dani, Bajraktari i këtij Katundit, Metush Halili dhe Zyber Dervishi, t’ikun mbas trathëtarit Xhelal Beg Bushatit.
Në katundin Vilzë, në këto tri ditët e fundit, asht marrë vesht se gjendesh aty i aratisun Faik Çuku dhe në bashkpunim me Sadik Zyberin nga ky katund kan ba ndërlidhje pune me reaksionarët që tash ndodhen në Dushan. Dyshohet se trathëtari Faik Çuku mund të qëndrojnë në nji shpellë të mprrojtur që nga katundi Vilzë.
Në katundin Qerret ditën e Diel me datën 4 të këtij mueji ka pasë vend nji mbledhje e popullit të këtij katundi e organizueme prej dezertorit të ushtris t’onë Martin Ndok Mirashit prej Dushanit dhe dyshohet që të ketë qenë dhe reaksionari me damkë i Merturit Nik Sokoli. Kjo mbledhje ka pasë si qëllim organizimin e ndonji fuqije për me hedhë në luftë kundra ushtërisë s’onë. Ndue Marashi paraqitet si element ma i rrezikëshëm në këtë katund.
Në katundin Mazrrek (Shllak) gjenden disa persona që janë lidhur me reaksionin dhe vazhdojnë të punojnë për të. Këta janë: Kol Mark Toma ish Toger Milicije, lot rrol me randësi Tom NdojaZogist dhe Pjetër Kola.
Në katundin Barcoll, Zef Gjergji dallaveraxhi i rrafinuemë dhe asht i kërkuemë prej Komandës Qarkut të Shkodrës por s’asht paraqitë. Paraqitet mjaft i rrezikëshëm. Marash Shytani ish spiun në shërbim të Ballit Kombtar dhe tash vazhdon akoma at havazë.
Në katundin Kroj i math, Zef Jaku i rrezikëshëm dhe kurdisë parolla të ndryshme kundra Pushtetit Demokratik dhe Ushtërisë.
Në katundin Vukaj, i biri i bajraktarit të Shllakut i qujturi Gjon Zefi ka qenë Toger me Ballin Kombëtar. Tash ban sikuer rrin indiferent por n’anë tjetër punon nën rrogozë. Andrron nji rastë të favorshëm me u vue në lëvizje me gjith tarafin e tij. Gjithashtu dhe ndoc Mëhilli tregon haptazi simpathinë e madhe që ushtron për Ahmet Zogollin dhe shpesh herë në mes të fshatarëve me qëllim propagande thrret: Rroftë Zogu se aj do të vij prap. Pret i ngrati kohën e vdekur, dhe që të përsëritet edhe një herë dhe përhapë parulla në dëm të Pushtetit t’onë.
Nga Katundi Dushman (Vatër qëndrimi rreaksionare më me randësi), pjesa më e madhe e këtij katundi qëndron keq e përkrahë kundërshtarët e Lëvizjes t’onë. Përhapë parulla të dëmëshme. Kan deklarue se Partizanët nuk do t’i lamë mbrenda do t’i presim me pushkë. Parulla, kuer të vijë vera do të dalim në Bjeshkë, asht përhapun shumë në Bajraqet Shalë e Shosh dhe Dushman.
Para disa ditësh Martin Ndok Mirashi ka qenë urdhnue prej Komandës Rrethit Dukagjinit që s’bashku me 25 persona të mobilizuemë të pa-
raqitesh në Komandën e Qarkut të Shkodrës. Mirpo ky të Mërrkurrën e kalueme vjen deri ke ura e shtrejtë, kontrollon shtëpitë e lagjeve Toprak, Fikaj e Kurtaj dhe t’Ejten natën ikën prej andej me drejtim tjetër e nuk paraqitet në Shkodër. Largohet nga ana e Shllakut dhe del nga ana e tij në Dushman duke marrë me vedi 14 persona dhe 11 të tjerët që s’kan ndigjue me e pasue janë shpërda. Ata qi janë prej Prekalit janë paraqitë në Komandën e Rrethit Prekal (Dukagjin).
Në këtë Katund janë grumbulluar rreaksionarët të ndryshëm ndër të cilët ata që njifen janë: Bajraktari i Shoshit Lulash Gjeloshi, ish Kapiten Gjergj Vata, ish Aspirant Kol Lulashi, Zef Mirash Zefidhe Gjon Pepa prej Shoshi bashkpuntor me Bajraktarin e Shoshit, flitet se ndodhet midis tyre dhe i nipi i Gjon Marka Gjonit.
Personat që drejtojnë rreaksionin janë: Lulash Gjeloshi, Nik Sokoli dhe Zef Mirashi.
Në Lagjet Mallagji e Fuska kanë bazat e tyre më të forta. Personat nga Dyshmani që luajnë rrol me randësi me reaksionin janë këta: Dedosh Kola lagja Kllogjen, Gjelosh Ndoka lagja Mallagji, Mëhill Pali lagje Tejlume, Gjon Deda lagja Tejlume, Lin Kola lagja Malaxhi, Can Dedushi i biri i Dedosh Kolës Ndue Pali lagja Kajval, Kol Cani lagja Kajvall, Mirash Mëhill Nika lagja Vile, Ded Vuksani dhe Ndoc Marku nga lagja Vile.
Martin Ndok Mirashi kudo qi shkon me shokët e tij që mban pas thotë: Poshtë hylli i kuq dhe rroftë Zogu”.
Reaksionarët e Dushmanit janë mburrë karrshi Bajrakut të Shllakut në këtë mënyrë: “Kotecat t’ueja i boshatisim por t’onat besa jo. Gjithashtu edhe për çarmatim e mobilizimin që s’asht krye akoma thonë se “Armët tona nuk merren kollaj sikurse u muerën prej jush.
Bajraqet e Dukagjinit mbas largimit të forcave Partizane prej andej kan thanë se tash këto po largohen. Na në verë do të marrim armët e do të dalim në mal. Në këto krahina asht përhapun shumë parulla “Liri koshit”.
Parullat që hullen nga reaksioni kundra Pushtetit dhe Ushtris N.Ç.
Gjoni i Marka Gjonit dhe Nik Sokoli i Merturit kan shkue me Ingliz dhe kan marrë materjal ushtarak e vesh-mbathje me bollëk. Duem me luftue komunistat se këta janë të pa fè e duen me na prishë Fen e Krishtit. Këta luftojnë për Rusinë për me na e prue këtë këtu.
Donë me çilë shkollat me çue fëmijt në ta për me marrë vllaj të motrën kuer të rriten.
Na liruenë kotecat dhe tash mbetën pa gja.
Mos u rreni i thonë popullit se këta trup jashtë do t’a fitojnë Shqipninë!, këta qi i mbytën morrat si kanë me fitue Shqipninë? Këta duenë me na ba të gjithve barabar, të fikun. Edhe aj qi ka pasuni don me ja marrë dhe me ja dhanë atij që s’ka. Për bagëtinë do të marrin tufat e berrëve e do t’i shpërndajnë ndër ata të pa pasur.
Kur të vijë vera në çdo vend do të plasi pushka kundra Partizanve.
SHËNIM/
Asht vue oroe se po të njajtat parulla hidhen në Bajraqet e Rrethit të Pukës. Kuptohet mirë se të gjith këto kan nji burrim të vetëm dhe se reaksioni punon në mënyrë t’organizuar.
Në Bajrakun e Shllakut, ka elemente që propagandojnë për ardhjen e Zogut, ndërsa në bajraqet e Dukagjinit dhe të Pukës janë ma të pakët. Vehet oroe gjithashtu se edhe ata elementa qi ishin lidhun ma parë me Ballin Kombtar tashti na paraqiten si Zogista të flakët dhe deklarojnë kudo se na kemi qenë gjithmonë me politikën e Zogut.
Reaksionarët që janë nga katundet: Vilzë, Qerret, Mazrrek, Barcollë, Proj i math, Vukaj gjenden po thuaj se që të gjith në shtëpinë e tyre. Mund të shtihen në dorë fare kollaj.
PËR SHTABIN E DIVIZIONIT II
Komisari Politik:
Nënkolonel:
(Mihaj Prifti) (Kujto.al)
ISHIN kriminelet e rreaksionit qe ne bashkepunim me naifashizmin kishin lyer duart me gjakun e popullit ,ishin kta bajraktar qe perkrahen dhe bushen rradhet e rreaksionit ne veri te udhehequr nga agjenturat e huaja ajo angleze amerikane e udbs dhe asfalia greke , ishin kta qe kerkonin te rrexonin pushtetin popullor te ardhur me gryken e pushkes si fitimtar ne pushtet dhe votoheshin nga99.99 perqind e SHQIPTARVE , ishin kta bajraktare pra kta bandit qe vran marta tarazhin cucen e malev dhe shum punonjs te apratit te shtetin ne veri ,ishin kta qe vran BARDHOK BIBEN dhe po kta qe vinin si difersant per te luftuar kunder vendit te tyre dhe prandaj gjeten te ter vdekjen se ate mbollen kudo ne kte vend dhe ate gjeten nga dora e hekurt e sigurimit te shtetit te asaj kohe , te ter tradhtaret antishqiptaret dhe bashkepuntoret e pushtusit kte fat paten ne SHQIPERI dhe ne gjith vendet e zhvilluara ne perendim , fill mbas luftes.
Gjithsecili mori ate qe meritoi –
Edhe ata qe pushkatuan ata malesore, ate qe merituan moren. I pushkatoi Enveri te gjith.
Keshtu qe, as ata kriminel nuk perfunduan me mire se viktimat e tyre.
Edhe pse “te pashkolle”, mire e paskan njofte komunizmin qe do te vinte: “duen me na ba te gjitheve barabar”, “duen me i marre pasunine atij qe e ka e me ia dhane atij qe s’ka”, “do te marrin tufen e berreve e do t’i shperndajne te te gjithe” etj. Keto jane bazat e teorise komuniste. Mirepo, deshtoi, por mbas shume vitesh, kur disa breza e pesuan. Te gjithe “barabar” u beme, por te varfer.
JA SHPETUT tani i keni pasunit sja u mer njeri , por po vrisni robt e shpis per nje cop tok , po vret çuni baben se i hongri byrekun , jemi bo fije fije nuk kemi as miqsi as njerzillik as dinjitet , doni te jetoni mir si qent ja po jetojm dhe ai qe ka miliona nuk ka as njerez qe ta dun si me par , as diinjitet si me par , i respektojn xhepin kuleten , se per personin nuk do tja di njeri ,ne at koh ishim vertet te ter njesoj por ishim njerez me dinjitet te dashur dhe te respektuar ne farefis deri ne kushuri te shtat , shoqeria ishte e mrekullushme pa interes pra ne jetonim pa drog pa prostitucion me pun dhe dinjitet kto naj ofroj sistemi qe shkoj . sot kur jeni te lumtur pse vrisni veten , pse vret vllai vllain çuni nonen dhe baben dhe anasjelltas ,ku shkoj dashuria qe kishit ne familje ,gocat e xhajes i nxierin ne semafor as qe e rruajn fare vetem pare mendojn te ter dhe jeni xhveshur nga çdo gje njerzore , ne nuk jemi me njerez vdes njeri tre vet i shkojn ne varrim imagjino si jeni katandisur,sistemi qe ishte na ofroj ate menyr jetese u merzitem me te , ja ku jemi shif e shkruj.
Se kush jan kta malsoret e thot mir ai libri per shkollat ne zeland t re kur thot se shqiptart(kupto malokt se pari,por edhe te tjeret),pra shqiptart njofin klanin,fisin,dhe ven interesat e tij perpara kombit,shtetit.
Prandaj edhe ata kishin probleme me shtetin shqiptar e jo me komunizmin.
Sikurse majmunt qe njofin vec tufen majmunore maj pemve edhe maloksat njofin klanin tuf shpellore e jo kombin shtetin.
Pra kemi konfliktin majmun shtet e jo konfliktin njeri i lir shtet diktatur.
Kafshet i ngatrrojn gjonat se dhjesin ku han