Shtohen qentë endacakë në Lezhë, Bashkia: Kini besim te vetja, qentë e ndjejnë frikën!

8 Gusht 2018, 17:22Sociale TEMA

Qentë endacakë në Lezhë janë shtuar kohët e fundit dhe banorët shprehen të shqetësuar për praninë e tyre në rrugë, pasi nuk kanë munguar edhe rastet e sulmeve. Çifti Dolonaku, banorë të lagjes ‘Skënderbeg’ janë përballur me rrezikun që vjen nga sulmi i qenve endacak.

Irfan Dolonaku tregon se 10 ditë më parë ndërsa ishte në pritje të një taksie është sulmuar nga qentë endacakë. Por ndërhyrja e patrullës së policisë, që ndodhej aty pranë e ka ndihmuar që të shpëtojë prej tyre pa pasoja serioze.

Por pre e sulmit të qenve të rrugës ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka ende në trup shenjat e kafshimit. Pavarësisht rrezikut që vjen prej tyre, qytetarët shpesh u japin ushqime qenve të rrugës, në ndonjë rast edhe për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të papritur.

Bujar Berisha, një tjetër banor i Lezhës thotë se janë rreth 15 raste të kafshimeve së fundmi. Por cila është zgjidhja që ofron bashkia nisur nga shqetesimi që ngrenë qytetarët e Lezhës.

Top Channel ndërkohë citon një këshillë origjinale nga një zyrtar i Bashkisë së Lezhës:

“Qytetarët të kenë pak besim në vete, sepse qentë e nuhatin kur ke frikë dhe të sulmojnë. 

Deri sa të gjejmë një zgjidhje, këtë u këshillojmë”.

7 komente në “Shtohen qentë endacakë në Lezhë, Bashkia: Kini besim te vetja, qentë e ndjejnë frikën!”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Bahuni burra, mos u tutni para qenit. Ai ham, juve ham ham ham.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Bahuni burra, mos u tutni para qenit. Ai ham, juve ham ham ham..

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Bahuni burra, mos u tutni para qenit. Ai ham, juve ham ham ham…

  4. Sali kaka says:

    Me siguri keshilla vjen nga vellai i Nard Ndokes qe duhet te jete filozof.

  5. sapa says:

    Te vetmet qenje te gjalla qe jane te pakorruptuar ne shqiperi!

  6. Bambi says:

    Kam deshire te shoh nje demonstrim nga gruja e Kryetarit te Bashkise duke u perballur me besim te vetvehtja me nje tufe qensh ne rruge. Po ishte gjate oreve te nates, aq me mire.

  7. nje vezhgues i drejte says:

    Sit back , je i vetmi qe na sqaron gjithmone nga 2-3-4 here . Te faleminderit po , per mendimin tim edhe nje here te vetme sikur t’i klikosh shkrimet e tua , edhe pse ty te duken brilante ( perderisa i klikon nga 4-5 here ) , neve lexuesve na duken “rompi scatole” , prandaj , te pakten postoi nje here te vetme e jo me teper .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje